Fëmijët dhe Rinia
Ti Ke një Qëllim


“Ti Ke një Qëllim”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët (2019)

“Ti Ke një Qëllim”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët

Pamja
të rinj dhe të reja duke kryer veprimtari

Ti Ke një Qëllim

Ati yt Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, të njohin dhe të duan. Ti je një pjesë e rëndësishme në punën e Tyre. Ti mund të ndihmosh që ta bësh botën më të mirë.

Ati Qiellor të ka dhënë talente dhe dhunti shpirtërore. Ai dëshiron që ti t’i përdorësh këto dhunti dhe talente që të jesh i lumtur dhe t’i bekosh të tjerët. Ai mund të të ndihmojë që ta dish se si ta bësh këtë, nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Ky libër udhëzues për zhvillimin vetjak mund të të ndihmojë ndërsa i zhvillon dhuntitë e tua dhe e ndjek Jezu Krishtin. Ti mund të bëhesh personi që Ati Qiellor e di se mund të jesh.