Fëmijët dhe Rinia
Ti Je një Fëmijë i Shtrenjtë i Perëndisë


“Ti Je një Fëmijë i Shtrenjtë i Perëndisë”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët (2019)

“Ti Je një Fëmijë i Shtrenjtë i Perëndisë”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët

Ti Je një Fëmijë i Shtrenjtë i Perëndisë

Ti dikur jetove me Atin Qiellor, i cili di gjithçka dhe e do çdo njeri. Ai dëshiron që ti të jesh si Ai! Ai të dha një trup, aftësi dhe dhunti shpirtërore. Ai dëshiron që ti dhe të gjithë fëmijët e Tij t’i zbuloni dhe t’i zhvilloni këto dhunti. Ai na dha një plan për të na ndihmuar që të jemi të lumtur dhe t’i bekojmë të tjerët.

Pamja
qiell dhe familje

Ti erdhe në tokë nga qielli. Ti je pjesë e një familjeje.

Pamja
pagëzimi

Ti besëlidh që ta ndjekësh Jezu Krishtin kur pagëzohesh dhe kur merr sakramentin.

Pamja
konfirmimi

Kur konfirmohesh, ti merr dhuratën e Frymës së Shenjtë për të të udhërrëfyer.

Pamja
njerëz jashtë godinës kishtare

Ti mund të gjesh gëzim dhe paqe kur zgjedh të jetosh siç do të jetonte Jezusi.

Pamja
njerëz duke kryer veprimtari

Ti mund të mësosh dhe të rritesh. Ti mund t’i duash e t’u shërbesh të tjerëve siç do të bënte Jezusi.

Pamja
Jezusi duke u dhënë mësim njerëzve

Ati Qiellor dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, që të jetë shembulli dhe të bëjë të mundur që ti të pendohesh dhe të ndryshosh.

Pamja
familje jashtë tempullit

Ti mund të bësh besëlidhje në tempull që do të të ndihmojnë të jetosh me Atin Qiellor përsëri.