Fëmijët dhe Rinia
Si Mund ta Ndjekësh Jezusin?


“Si Mund ta Ndjekësh Jezusin?” Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët (2019)

“Si Mund ta Ndjekësh Jezusin?” Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët

Si Mund ta Ndjekësh Jezusin?

Kur Jezusi ishte në moshën tënde, Ai mësoi dhe u rrit. Edhe ti po mëson dhe po rritesh gjithashtu. Shkrimi i shenjtë thotë:

Pamja
Lluka 2:52

Shpirtërore

“Hir përpara Perëndisë”

Pamja
i ri duke u lutur

Tregoji Atit Qiellor se e do Atë. Ti mund të mësosh rreth Tij, të lutesh, të lexosh shkrimet e shenjta dhe të zgjedhësh të drejtën.

Shoqërore

“Hir përpara … njerëzve”

Pamja
njerëz duke biseduar

Ndihmoji njerëzit përreth teje. Ti mund ta duash familjen tënde, të mësosh të duash e t’u shërbesh të tjerëve dhe të krijosh miqësi me shokë/shoqe.

Fizike

“Shtat”

Pamja
të rinj e të reja duke luajtur

Kujdesu për trupin tënd dhe gjërat rreth teje. Mund të hash ushqime të shëndetshme, të punosh e të luash dhe të kujdesesh për shtëpinë tënde.

Intelektuale

“Dituri”

Pamja
të rinj e të reja duke mësuar

Mëso gjëra të reja dhe përdore atë që mëson për të ndihmuar të tjerët. Mund të studiosh në shtëpi, në kishë dhe në shkollë.