Seminari
Pashka: Shpresë dhe Paqe nëpërmjet Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij


“Pashka: Shpresë dhe Paqe nëpërmjet Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Pashka: Shpresë dhe Paqe nëpërmjet Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Pashka

Pashka

Shpresë dhe Paqe nëpërmjet Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij

Jesus Christ tells the people to bring their little children, they sit around Him during His ministry in the Americas.

Shpëtimtari Jezu Krisht solli shpresë dhe paqe në mënyra që të tjerët ndoshta i mendonin të pamundura. Ai shëroi të verbrit, të sëmurët dhe të çalët. Ai i ktheu të vdekurit në jetë. Si përfundim, përmes vuajtjes, vdekjes dhe ringjalljes së Tij, Ai mposhti mëkatin dhe vdekjen për të gjithë njerëzimin. Ne e kremtojmë dhe e kujtojmë Shpëtimtarin në periudhën e Pashkës. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi paqen dhe shpresën që Jezu Krishti u ofron atyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë njërën nga katër veprimtaritë e numërtuara në fund të mësimit. Për shembull, studiojeni dokumentin “Krishti i Gjallë”, duke kërkuar fraza që dëshmojnë për paqen dhe shpresën që ofron Shpëtimtari. Inkurajojini ata të vijnë të përgatitur për të treguar frazat e tyre të parapëlqyera.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Humbja ose fitimi i shpresës dhe paqes

Vizatojeni grafikun vijues në tabelë.

Ju mund t’u kërkoni nxënësve të imagjinojnë sikur jetuan në Izrael dhe ishin dëshmitarë të jetës së Shpëtimtarit. Bëni pyetjen vijuese:

  • Cilat përvoja nga jeta e Shpëtimtarit mund t’ju kenë dhënë më shumë shpresë?

Pasi nxënësit të kenë treguar disa shembuj, ju mund të paraqitni një figurë të Jezu Krishtit në kryq, të tillë si “The Crucifixion” [“Kryqëzimi”] dhe të shpjegoni se ky mund të ketë qenë një moment kur disa dishepuj u tunduan të humbnin shpresën. (Shpëtimtari vdiq dhe askush nuk qe ringjallur kurrë më parë.)

Më pas, paraqitni një figurë të Ringjalljes së Shpëtimtarit, të tillë si “Christ and Mary at the Tomb” [“Krishti dhe Maria te Varri”] dhe pyetini se si kjo ngjarje mund të ketë ndikuar në shpresën e tyre.

  • Cilat janë disa arsye pse njerëzit mund të tundohen ta humbin shpresën sot?

  • Cilat janë disa arsye pse njerëzit mund të fitojnë shpresë përmes Shpëtimtarit sot?

Merreni parasysh t’i shkruani përgjigjet e nxënësve në tabelë krah shigjetave të duhura. Shpjegoni se mund të bëjmë një veprimtari të ngjashme duke e ndryshuar fjalën shpresëpaqe.

Ndalu një çast për të përsiatur se si Shpëtimtari të ndihmon të ndiesh shpresë dhe paqe në jetën tënde. Gjithashtu përsiati arsyet pse mund të ndihesh sikur po e humb shpresën dhe paqen. Merr parasysh pse mund të kesh nevojë për më shumë shpresë dhe paqe në jetën tënde.

Gjatë gjithë këtij mësimi, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të reflektosh mbi paqen dhe shpresën që Jezu Krishti ta ofron ty dhe të gjithë njerëzimit.

Shpresë dhe paqe në jetën tonë

Në Pashkë, ne kremtojmë Ringjalljen e Jezu Krishtit, përmbushjen e sakrificës së Tij shlyese për ne. Ndërsa e lexon thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson, kërko shpresën që Shpëtimtari mund të sjellë në jetën tonë.

5:12
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Kur Ai vuajti për mëkatet dhe dobësitë tona, vdiq në kryq dhe u ngrit përsëri, Shpëtimtari shkroi edhe një herë historinë e njerëzimit. Për shkak të Tij, nuk kemi përse të përballemi të vetëm me dobësitë, mëkatet dhe frikën tonë. Për shkak të Tij, vdekja nuk është fundi. Ringjallja do të vijë për të gjithë ata që kanë jetuar ndonjëherë. Për shkak të Tij, familjet mund të jenë së bashku përgjithmonë. Për shkak të Jezu Krishtit, ne kremtojmë Pashkën. Dhe Pashka i kushtohet e gjitha paqes dhe shpresës. …

… Në këtë periudhë Pashke, le ta adhurojmë dhe lëvdojmë Atë për paqen, shpresën, dritën dhe të vërtetën që Ai na sjell.” (“The Peace and Hope of Easter” [“Paqja dhe Shpresa e Pashkës”], material filmik, ChurchofJesusChrist.org)

  • Si do ta përmblidhje atë që dha mësim Presidenti Nelson?

    Nxënësit mund të japin ide të ndryshme. Falënderojini ata për përgjigjet e tyre. Një nga parimet që mund të mësojmë ne, është se nëpërmjet vuajtjes, vdekjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit, ne mund të kemi paqe dhe shpresë në jetën tonë.

  • Cilat janë disa mënyra në të cilat tha Presidenti Nelson se Shpëtimtari mund të na japë shpresë dhe paqe?

  • Pse mendoni se dijenia për vuajtjen, vdekjen dhe Ringjalljen e Shpëtimtarit na ndihmon të kërkojmë shpresë dhe paqe nëpërmjet Tij?

Dëshmitë e Shpëtimtarit

Veprimtaria vijuese do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më mirë se si mund të kemi paqe dhe shpresë nëpërmjet Jezu Krishtit. Merreni parasysh t’i paraqitni udhëzimet vijuese dhe referencat e shkrimeve të shenjta në tabelë. Ftojini nxënësit të studiojnë disa nga këto vargje ose vargje të tjera që dëshmojnë për Shpëtimtarin. Ose mund t’ua caktoni secilin shkrim të shenjtë nxënësve të ndryshëm. Nxënësit pastaj mund t’ia tregojnë klasës atë që zbulojnë se si Shpëtimtari sjell shpresë dhe paqe në jetën tonë.

Lexoji disa nga shkrimet e shenjta vijuese në Dhiatën e Vjetër, duke kërkuar fraza që përshkruajnë se çfarë mund të bëjë Shpëtimtari për ne. Përsiat për mënyrën se si Ai na sjell shpresë dhe paqe në jetën tonë.

Jobit 19:25–26

Psalmeve 16:8–11

Psalmeve 30:2–5

Psalmeve 33:18–22

Isaia 1:18

Isaia 12:2

Isaia 25:8–9

Isaia 40:28–31

Jeremia 17:7–8

Ftojini nxënësit t’i tregojnë frazat që gjetën, të cilat ishin kuptimplota për ta. Nëse dëshironi, mund t’u kërkoni t’i shkruajnë këto fraza në tabelë krah shigjetës “Fitimi i shpresës”. Pyetini pse frazat qenë kuptimplota. Nëse dëshironi, mund t’i nxitni nxënësit edhe që t’i shenjojnë frazat që tregojnë të tjerët.

Reflekto mbi shpresën dhe paqen që ofron Shpëtimtari

Për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë mbi shpresën dhe paqen që vjen nëpërmjet Shpëtimtarit, ftojini nxënësit të bëjnë njërën ose të dyja veprimtaritë vijuese si klasë. Mund të përzgjidhni ato që mendoni se do të ishin më ndihmuese ose të dobishme për nxënësit. Ose mund t’i përmblidhni veprimtaritë dhe t’i lejoni nxënësit të zgjedhin si klasë se cilat veprimtari duan të bëjnë. Ju gjithashtu mund t’i ftoni nxënësit të sjellin ide të tyret dhe t’i provojnë ato.

  1. Studioje dokumentin “Krishti i Gjallë”, të shkruar nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve, duke kërkuar fraza që dëshmojnë për paqen dhe shpresën që ofron Shpëtimtari. Nxënësit mund të tregojnë atë që gjetën dhe pse është kuptimplotë për ta.

  2. Përzgjidh himne ose këngë të tjera që na mësojnë për paqen dhe shpresën që ofron Shpëtimtari. Këndo njërin prej tyre. Pastaj trego fraza nga ai himn që janë kuptimplota për ty. Disa shembuj janë: “Ku Mund të Gjej Paqe?”, Himne, nr. 67; “Rron Shëlbuesi Im”, Himne, nr. 73, dhe “T’Shpëtuesit Dashuri Ndiej”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 42–43.

  3. Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson ose shiko “The Peace and Hope of Easter, President Russell M. Nelson Palm Sunday Invitation” [“Paqja dhe Shpresa e Pashkës, Ftesa e Presidentit Rasëll M. Nelson për të Dielën e Palmave”] nga kodi kohor 3:50 deri në 5:11. Trego se si pjesëmarrja në kishë ose dëgjimi i konferencës së përgjithshme na ndihmon të reflektojmë mbi paqen dhe shpresën që ofron Shpëtimtari.

5:12

“Këtë Pashkë, ju nxit të përqendroheni te Shpëtimtari. Nëse po kërkoni një vend për të adhuruar, ju lutemi, bashkohuni me ne. Të dielën e Pashkës [ose afër kësaj dite], konferenca e përgjithshme mbarëbotërore e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të mbushet me mesazhe dhe muzikë të përqendruar te Krishti. Ne do të mblidhemi [me prani fizike dhe] në internet për ta adhuruar Shëlbuesin tonë. Ju lutem, bashkohuni me ne. Ftojini miqtë tuaj.

Jezu Krishti jeton! Si Shpëtimtari ynë i ringjallur dhe shlyes, Ai qëndron i gatshëm për të na ndihmuar që të rritemi nga ngjarjet dramatike e të papritura në jetën tonë. Në këtë periudhë Pashke, le ta adhurojmë dhe lëvdojmë Atë për paqen, shpresën, dritën dhe të vërtetën që Ai na sjell.” (“The Peace and Hope of Easter” [“Paqja dhe Shpresa e Pashkës”], Ftesa e Presidentit Rasëll M. Nelson për të Dielën e Palmave”, material filmik, ChurchofJesusChrist.org)

  • Trego përvojat kur ti ose dikush që e njeh, ka ndier shpresë dhe paqe nëpërmjet Shpëtimtarit Jezu Krisht.

Pasi nxënësit të kenë përfunduar njërën ose dy nga këto veprimtari, mund të tregoni njërin nga materialet vijuese për t‘i ndihmuar ata të ndiejnë paqen dhe shpresën që ofron Shpëtimtari:

Princi i Paqes” (2:32)

2:33

Ai Jeton” (2:28)

2:25

Përfundimi

Referojuni grafikut në tabelë. Shpjegoni se ndërsa të gjithë nganjëherë mund të tundohemi ta humbasim shpresën, ne mund të zgjedhim të kërkojmë shpresë dhe paqe nëpërmjet Shpëtimtarit.

Në ditarin tënd të shkrimeve të shenjta shkruaj pse ke nevojë për shpresën dhe paqen e Shpëtimtarit në jetën tënde. Pastaj shkruaj disa gjëra që dëshiron t’i bësh për t’u përqendruar te Shpëtimtari, te shpresa dhe paqja e Tij. Këto mund të përfshijnë të kujtuarit e shkrimeve të shenjta ose frazave nga dokumenti “Krishti i Gjallë” që studiove sot.

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve mundësi për të dhënë mendimet dhe dëshminë e tyre për Shpëtimtarin, si dhe shpresën e paqen që ofron Ai.