Seminari
Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47: Vështrim i Përgjithshëm


“Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47

Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47

Vështrim i Përgjithshëm

Zoti e thirri Ezekielin si profet për të shërbyer si një roje për izraelitët gjatë robërisë në Babiloni (shih tek Ezekiel 3:16–17). Më vonë, Ezekieli e krahasoi mënyrën se si barinjtë në Izrael kujdeseshin për tufat e tyre me mënyrën se si Jezu Krishti, “Bariu i Mirë” (Gjoni 10:11), kujdeset për fëmijët e Atit Qiellor. Ezekieli profetizoi për një ditë kur Bibla (druri i Judës) dhe Libri i Mormonit (druri i Jozefit) do të bëheshin dëshmi plotësuese për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij të rivendosur (shih tek Ezekiel 37:15–17). Ezekieli pa në një vegim një tempull të ditëve të mëvonshme me ujë shërues që buronte prej tij si një simbol i bekimeve që na jep Zoti ndërsa e adhurojmë Atë në tempullin e Tij.

ikona e seminarit Mësojeni vetë Doktrinën e Jezu Krishtit. Shpëtimtari e dinte dhe e kuptonte doktrinën e Tij. Në një moshë të re, Ai u dha mësim të tjerëve dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre (shihni te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Lluka 2:46). Edhe ju mund të kërkoni ta mësoni më thellësisht doktrinën e vërtetë dhe t’i inkurajoni nxënësit të bëjnë të njëjtën gjë. Për më shumë mbi mënyrën se si Shpëtimtari e kuptoi doktrinën e Tij, shihni “Shpëtimtari e Mësoi Doktrinën”, (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 20).

Ju mund të gjeni një shembull të mënyrës se si t’i inkurajoni nxënësit ta mësojnë vetë doktrinën e Jezu Krishtit te Mësimi 141: “Ezekiel 47”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Ezekiel 1–3, 33

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’ua vënë veshin paralajmërimeve të profetëve të Zotit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë shënimin “Profet” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose “Prophets” [“Profetë”] tek Tema dhe Pyetje në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Ata mund të kërkojnë rolin e profetëve dhe të reflektojnë mbi mënyrën se si i shohin profetët ta përmbushin këtë rol.

  • Materiale filmike: “Face to Face with President Eyring and Elder Holland” [“Ballë për Ballë me Presidentin Ajring dhe Plakun Holland”] (1:36:15) nga kodi kohor 3:33 deri në 6:35; “The Prophet of God” [“Profeti i Perëndisë”] (16:04) nga kodi kohor 6:17 deri në 6:51; “Zëri i Paralajmërimit” (15:15) nga kodi kohor 3:01 deri në 3:34

  • Figurë: Figurë e Karkasonit

  • Materiale për nxënësit: Nëse janë të nevojshme, botime të konferencave të kohëve të fundit të revistës Liahona për të parë bisedat e konferencave; një veprimtari fakultative kërkon letër ku të shkruani paralajmërimet profetike për t’i afishuar përreth klasës

Ezekiel 34

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndjekin shembullin e Shpëtimtarit për t’i kërkuar dhe për t’u kujdesur për të tjerët.

Ezekiel 37

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyrat se si Bibla dhe Libri i Mormonit bashkëpunojnë si dëshmitarë të Jezu Krishtit dhe të ungjillit të Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur pyeten: “Përse ju nevojitet Libri i Mormonit nëse besoni te Bibla?” dhe të përgatiten për të treguar se si do të përgjigjeshin. Ata mund ta pyesin një shok ose pjesëtar të familjes se si do t’i përgjigjej pyetjes.

  • Fletushkë: Figurë për t’i ndihmuar nxënësit të krijojnë një publikim në rrjetet sociale

  • Materiale për nxënësit: Pusulla ngjitëse ose copa të vogla letre dhe ngjitës shirit për nxënësit që të afishojnë komente për publikimet e nxënësve të tjerë në rrjetet sociale

Ezekiel 47

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për ta adhuruar Perëndinë në tempull.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u jepni nxënësve pyetjet vijuese dhe t’i ftoni ata të vijnë të përgatitur për të dhënë përgjigjet e tyre:

    • Cilat janë disa arsye përse një adoleshent mund të dojë të frekuentojë tempullin dhe të adhurojë në të?

    • Cilat janë disa arsye përse ai mund të mos dojë ta frekuentojnë tempullin? Çfarë mund ta bëjë atë të vështirë?

  • Figurë: Figura e një tempulli

  • Materiale për nxënësit: Letër ku nxënësit të vizatojnë, ose nxënësit mund të përdorin ditarët e studimit

  • Materiale filmike: “And the River Will Grow” [“Dhe Lumi do të Fryhet”] (3:43) nga kodi kohor 0:25 deri në 1:28 dhe nga kodi kohor 1:58 deri në 2:33; “Temples Are a Beacon” [“Tempujt Janë një Fener”] (2:50); “Historia Familjare dhe Puna në Tempull: Vulosja dhe Shërimi” (14:43) nga kodi kohor 7:36 deri në 12:20

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: “Shkretëtira Judease” (Harta e Fotografi të Biblës, nr. 3) dhe “Harta Fizike e Tokës së Shenjtë” (Harta e Fotografi të Biblës, nr. 1), që gjenden te Ndihmat për Studimin në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose te Bible Appendix [Shtojca e Biblës]

  • Fletushkë: “Blessings of the Temple” [“Bekimet e Tempullit”]