“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6: 1 Mbretërve 17–Esterit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6: 1 Mbretërve 17–Esterit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Esterit: Mësimi 96
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6
1 Mbretërve 17–Esterit
Reflektimi mbi të mësuarit tonë shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të na ndihmojnë të afrohemi më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të kapitujve te 1 Mbretërve 17–Esterit.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të dhënë një fragment të shkrimit të shenjtë që është kuptimplotë për ta nga studimi i Dhiatës së Vjetër. Kërkojuni atyre të mendojnë rreth mënyrës se si fragmenti i ndihmon ta ndjekin Jezu Krishtin.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Studimi juaj në orën mësimore i kapitujve te 1 Mbretërve 17–Esterit mund të jetë përqendruar në rezultate të ndryshme nga ato të vlerësuara në këtë mësim. Nëse është kështu, përshtatini veprimtaritë për të vlerësuar rritjen që përjetuan nxënësit sipas rezultateve ku u përqendruat në orën mësimore.
Në këtë mësim, nxënësit do të kenë mundësinë ta vlerësojnë përparimin e tyre në fushat vijuese:
-
Të ndjerit e një dëshirë më të madhe për t’u mbështetur te Zoti për forcë dhe çlirim. (Shënim: Kjo veprimtari bazohet në mësimet nga Mësimi 74: “1 Samuelit 17”; Mësimi 85: “2 Mbretërve 6”; Mësimi 86: “2 Mbretërve 18–20”; Mësimi 95: “Esterit, Pjesa 2”.)
-
Të bërit një dishepull/e i/e Jezu Krishtit. (Shënim: Kjo veprimtari mund të bazohet në çdo mësim që u përqendrua në krijimin e një plani ose në vendosjen e një synimi për zbatim. Nuk pritet që nxënësit ta kenë zhvilluar secilin prej këtyre mësimeve të renditura me veprimtarinë për t’u përgatitur për këtë vlerësim.)
Rritja Shpirtërore
Ftojini nxënësit ta krahasojnë gjatësinë e tyre tani me kohën kur ishin fëmijë të vegjël.
Mund të paraqitni figurën në fillim të mësimit.
-
Si mund të krahasohet dallimi i ndryshimit tonë në gjatësi me dallimin e rritjes sonë shpirtërore?
-
Cilat janë mënyrat se si mund ta dallojmë mënyrën se si po rritemi shpirtërisht dhe po bëhemi më shumë si Shpëtimtari?
Ndërsa nxënësit i diskutojnë pyetjet, nëse doni, mund t’i ndihmoni ata të vënë re se ndryshimi ynë në gjatësi nuk perceptohet përditë, por me kalimin e kohës. Po ashtu, rritja jonë shpirtërore vërehet më shpesh kur e shqyrtojmë jetën tonë me kalimin e kohës. Për shembull, ne mund të ndiejmë një dëshirë më të fortë për të bërë të mirën (shihni te Mosia 5:2), për t’u bërë më të qëndrueshëm në lutjet dhe në studimin tonë të shkrimeve të shenjta, ose për t’i trajtuar të tjerët me më shumë dashuri.
Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi atë që ata kanë mësuar në orën mësimore gjatë javëve të kaluara dhe mbi çdo mbresë shpirtërore që mund të kenë marrë. Nxënësit mund të rishikojnë shënimet që mund t’i kenë shkruar në ditar dhe shkrimet e shenjta që mund t’i kenë lexuar ose shenjuar. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarin e studimit përpara se t’i diskutoni si klasë.
-
Çfarë ke mësuar ose ndier gjatë studimit tënd të Dhiatës së Vjetër?
-
Në ç’mënyra të kanë ndihmuar të vërtetat që ke mësuar dhe zbatuar të ndjekësh Jezu Krishtin?
Ndiej një dëshirë më të madhe për t’u mbështetur te Zoti për forcë dhe çlirim
Ndërsa nxënësit e kanë studiuar Dhiatën e Vjetër, ata mund të jenë frymëzuar nga shembujt e Zotit që bekon individët që u mbështetën tek Ai për forcë dhe çlirim.
Merreni parasysh të paraqitni thëniet vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të kujtojnë shembujt më të fundit që mund të kenë studiuar. Një mënyrë për ta bërë këtë është të paraqitni thëniet vijuese pa emrat e folësve. Renditini emrat në një rend të ndryshëm. Më pas, ftojini nxënësit të përkojnë thënien me personin që e tha atë.
Nëse është e mundur, mund të paraqitni gjithashtu figurat e lidhura me secilin individ.
Davidi – “Ti po më vjen me shpatë, me shtizë dhe me ushtë; kurse unë po të dal në emër të Zotit të ushtrive, Perëndisë të ushtrisë së Izraelit që ti ke fyer” (1 Samuelit 17:45).
Eliseu – “Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta” (2 Mbretërve 6:16).
Ezekia – “Tregohuni të fortë dhe trima! Mos kini frikë … sepse me ne është një më i madh nga ai që ndodhet me të. Me të është një krah prej mishi, por me ne është Zoti, Perëndia ynë, për të na ndihmuar dhe për të luftuar në betejat tona” (2 Kronikave 32:7–8).
Esteri – “Edhe unë me vajzat e mia do të agjërojmë në të njëjtën mënyrë; pastaj do të hyj te mbreti; megjithëse një gjë e tillë është kundër ligjit; dhe në qoftë se duhet të vdes, do të vdes” (Esterit 4:16).
Nëse doni, mund t’u kujtoni nxënësve veprimtaritë nga mësimet rreth këtyre individëve. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë ndjenjat dhe mbresat që mund të kenë pasur gjatë studimit të tyre.
Nxënësit mund të sjellin ndër mend gurin që vizatuan për të përfaqësuar një mënyrë për të ushtruar besimin te Jezu Krishti për sfidën e tyre në Mësimin 74: “1 Samuelit 17.”
Nxënësit mund të sjellin ndër mend listën e mënyrave se si Zoti na vëzhgon dhe kujdeset për ne në Mësimin 85: “2 Mbretërve 6”.
Nxënësit mund të sjellin ndër mend mënyrën se si Zoti i çliroi mbretin Ezekia dhe judenjtë në Mësimin 86: “2 Mbretërve 18–20”.
Nxënësit mund të sjellin ndër mend mënyrën se si e rishkruan vargun tek Esterit 4:16 në Mësimin 95: “Esterit, Pjesa 2”.
-
Si je frymëzuar nga mënyrat se si Zoti bekoi një ose më shumë prej këtyre individëve?
Pasi të rishikoni tregimet e shkrimeve të shenjta, ftojini nxënësit të reflektojnë mbi ndjenjat e tyre. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’i ftoni nxënësit t’i përgjigjen njërës ose më shumë prej pyetjeve vijuese në ditarin e studimit. Pas një kohe të mjaftueshme, nxënësit e gatshëm mund t’ia tregojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre klasës.
-
Çfarë po mëson rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që mund të të ndihmojë të mbështetesh tek Ata për forcë dhe çlirim?
-
Çfarë ke përjetuar kohët e fundit që e ka shtuar dëshirën tënde për t’u mbështetur tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për forcë dhe çlirim?
Të bërit një dishepull/e i/e Jezu Krishtit
Mundësia 1
Nxënësit mund të kenë pasur shumë mundësi në mësimet e fundit për ta thelluar dishepullimin e tyre me Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Kjo është një listë e mësimeve në të cilat nxënësit mund të kenë vendosur synime për ta thelluar dishepullimin e tyre:
Në Mësimin 81: “1 Mbretërve 17”, nxënësit u ftuan të vepronin me besim më të madh te Jezu Krishti duke ndjekur fjalët vijuese të profetëve të Tij.
Në Mësimin 84: “2 Mbretërve 5”, nxënësit u ftuan të bënin gjërat e vogla dhe të thjeshta që Zoti na kërkon të bëjmë.
Në Mësimin 87: “2 Mbretërve 21–23”, nxënësit u ftuan të drejtoheshin te Zoti nëpërmjet studimit të tyre vetjak të shkrimeve të shenjta.
Në Mësimin 90: “2 Kronikave 14–16”, nxënësit u ftuan të bënin një plan për të kërkuar Zotin.
Në Mësimin 93: “Nehemias”, nxënësit u ftuan të qëndronin të përqendruar në punën që Ati Qiellor u ka dhënë atyre të bëjnë.
Në Mësimin 95: “Esterit, Pjesa 2”, nxënësit u ftuan të vepronin me guxim për të bërë vullnetin e Zotit.
Merreni parasysh me lutje se cilat plane ose synime mund të kenë bërë nxënësit në këto mësime për të thelluar dishepullimin e tyre ndaj Jezu Krishtit. Jepuni nxënësve një mundësi për të vlerësuar përpjekjet e tyre për të realizuar planet dhe synimet e tyre. Nxënësit mund t’i dallojnë sukseset e tyre dhe t’i rikushtohen ose të vazhdojnë planin e tyre. Grafika vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të vazhdojnë të përpiqen për t’i arritur synimet e tyre.
Mundësia 2
Nxitja dhe grafiku vijues mund të përdoren për t’i ndihmuar nxënësit të dallojnë dhe t’u përgjigjen nxitjeve nga Fryma e Shenjtë.
Mendo rreth asaj që je ndier i nxitur nga Fryma e Shenjtë të bësh në javët e fundit. Këto nxitje mund të kenë ardhur në një shumëllojshmëri mjedisesh, duke përfshirë në shtëpi, në kishë ose në seminar. Për çdo nxitje që dallon, mendo se ku je në diagramin vijues. Shënoji në ditarin e studimit mendimet e tua rreth asaj që ti ndien se janë hapat e tu të radhës për të ndjekur nxitjet që ke marrë.
Jepuni nxënësve kohë për të reflektuar në heshtje dhe për të shënuar në ditarin e tyre. Pas një kohe të mjaftueshme, merreni parasysh t’i diskutoni disa nga pyetjet vijuese me nxënësit.
-
Cilat mendon se janë disa nga hapat më të vështira në këtë proces?
-
Në ç’mënyra mund të marrim forcë nga Jezu Krishti për t’i kapërcyer këto pengesa ndaj dishepullimit tonë?