“Esterit: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Esterit: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Esteri
Esteri
Vështrim i Përgjithshëm
Pasi persianët pushtuan mbretërinë babilonase, disa judenj u lejuan të ktheheshin në Jerusalem. Judenjtë e tjerë mbetën në Persi. Gjatë mbretërimit të mbretit Asueros, një grua judease e quajtur Ester u zgjodh si mbretëreshë. Esteri nuk ia tregoi mbretit se ishte judease. Hamani, një nga këshilltarët e mbretit, thuri një plan për t’i vrarë të gjithë judenjtë në mbretëri. Esteri demonstroi guxim dhe rrezikoi jetën e saj për të dalë përpara mbretit dhe për të ekspozuar komplotin djallëzor të Hamanit, duke e shpëtuar popullin e saj.
Theksojeni shembullin e Jezu Krishtit. Ndërsa përpiqemi ta jetojmë ungjillin e Shpëtimtarit, ne nuk po ndjekim vetëm parimet, ne po ndjekim Jezu Krishtin. Ai është shembulli i përsosur i të gjitha parimeve të ungjillit. Kur përqendrohemi te shembulli i përsosur i Shpëtimtarit, ne i japim Frymës së Shenjtë një mundësi për të dëshmuar për Jezu Krishtin dhe për t’i frymëzuar nxënësit tuaj ta ndjekin Atë. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Theksojeni shembullin e Jezu Krishtit” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 6). Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet në Mësimin 95: “Esterit, Pjesa 2”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Esterit, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të dallojnë mënyrën se si Ati Qiellor na vendos në situata për ta ndihmuar Atë të përmbushë punën e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të përsiatin me lutje mënyrën se si Ati Qiellor mund ta përmbushë punën e Tij nëpërmjet tyre në këtë orë seminari, ose në lagjen apo degën e tyre, në shkollë, qytet ose familje
-
Materiale filmike: “Pray for Eyes to See as He Sees” [“Lutuni që Sytë të Shohin siç Sheh Ai”] (6:26) nga kodi kohor 2:23 deri në 4:54; “Answers to Prayer” [“Përgjigje për Lutjet”] (12:39) nga kodi kohor 2:16 deri në 4:32
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një fushë shahu dhe gurët e shahut ose një figurë e një fushe shahu
Esterit, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të veprojnë me guxim për të bërë vullnetin e Zotit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për të dhënë një shembull të kohës kur dikush që njohin demonstroi guxim për të bërë vullnetin e Zotit
-
Materiale filmike: “Be Strong and of a Good Courage” [“Ji i Fortë dhe Guximtar”] (16:18) nga kodi kohor 5:29 deri në 6:22; “For Such a Time as This” [“Pikërisht Për një Kohë të Tillë”] (13:44) nga kodi kohor 5:12 deri në 9:41 dhe 11:10 deri në 13:44; “Courage” [“Guxim”] (3:18)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e Jezu Krishtit; një figurë e Esterit
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë për synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të 1 Mbretërve 17–Esterit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të dhënë një fragment të shkrimit të shenjtë që është kuptimplotë për ta nga studimi i Dhiatës së Vjetër. Kërkojuni atyre të mendojnë rreth mënyrës se si fragmenti i ndihmon ta ndjekin Jezu Krishtin.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Grafikët e përdorur për t’i ndihmuar nxënësit të vlerësojnë synimet e tyre.