Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5: Ruthit – 1 Mbretërve 11


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5: Ruthit – 1 Mbretërve 11”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5: Ruthit – 1 Mbretërve 11”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

2 Samuelit 11–12; 1 Mbretërve 3; 6–9; 11: Mësimi 80

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5

Ruthit1 Mbretërve 11

Hand holding seed and progression of seedling growth

Reflektimi mbi të mësuarit tonë shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të na ndihmojnë të vijmë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të Dhiatës së Vjetër kohët e fundit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh rritjen e tyre shpirtërore gjatë seminarit këtë vit. Inkurajojini ata t’i vlerësojnë përpjekjet e tyre duke rishikuar shënimet në ditar, shkrimet e shenjta që kanë shenjuar dhe shënimet që kanë mbajtur.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Studimi i Dhiatës së Vjetër nga nxënësit tuaj mund të jetë përqendruar në rezultate të ndryshme nga ato që vlerësohen në këtë mësim. Nëse është kështu, përshtatini veprimtaritë për të vlerësuar rritjen që përjetuan nxënësit nga rezultatet që përzgjodhët për klasën tuaj.

Në këtë mësim, nxënësit do të kenë mundësinë të vlerësojnë të mësuarit e tyre sipas rezultateve vijuese të të mësuarit:

  1. Shpjegimi i titujve dhe roleve të Jezu Krishtit që nxënësit i studiuan këtë vit. (Shënim: Kjo veprimtari i lejon nxënësit ta përdorin atë që kanë mësuar rreth titujve dhe roleve të Jezu Krishtit, të tillë si Buka e Jetës, Mbreti i Sionit, Krijuesi, Çliruesi dhe Shëlbuesi).

  2. Të ndierit e një dëshire më të madhe për ta adhuruar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në tempull. (Shënim: Veprimtaritë e të mësuarit nga Mësimi 52: “Eksodi 25, 35–40”, si dhe Mësimi 79: “1 Mbretërve 6–9” i përgatitin nxënësit për veprimtarinë e tyre të vlerësimit.)

  3. Rritja e aftësisë së tyre për të marrë dhe dalluar zbulesë vetjake. (Shënim: Kjo veprimtari i ndihmon nxënësit të reflektojnë mbi një synim që vendosën te Mësimi 70: “1 Samuelit 3” dhe i inkurajon nxënësit të shqyrtojnë sërish mundësitë brenda në klasë për ta ftuar Frymën e Shenjtë të kryejë rolin e Tij në procesin e të mësuarit.)

Vlerësimi i rritjes dhe ecurisë sonë shpirtërore

an illustration show spiritual growth using a tree

Gjatë gjithë mësimit, merreni parasysh të paraqitni figurën e mësipërme, ose diçka të ngjashme, që tregon rritjen e një fare që bëhet bimë ose pemë. Për çdo veprimtari, nxënësit do t’i referohen kësaj figure gjatë reflektimit ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla si ato në vijim.

  • Përse është e dobishme të shpenzosh kohë për të kontrolluar rregullisht rritjen e një bime?

  • Si mund të jetë kujdesi ndaj bimës i ndryshëm në secilën fazë? Çfarë mund të jetë e ngjashme?

    Nxënësit mund të përmendin ujitjen, heqjen e barërave të këqija, përdorimin e plehut ose verifikimin që bima ka sasinë e duhur të diellit ose hijes, në varësi të fazës së rritjes. Mund të vini në dukje se një fare të vogël mund t’i nevojitet kujdes, diell dhe ujë në masë të ndryshme nga një pemë e rritur plotësisht.

  • Cilat janë disa mënyra se si rritja e një bime mund të jetë e ngjashme me rritjen tonë shpirtërore?

Tregojuni nxënësve se qëllimi i mësimeve “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” është të ndalojnë dhe ftojnë Frymën e Shenjtë për t’i ndihmuar ata të dallojnë përpjekjet dhe ecurinë e tyre, duke u bërë më të ngjashëm me Shpëtimtarin. Nxënësit mund të reflektojnë mbi përshtatjet që mund t’u nevojitet të bëjnë ndërsa ecin përpara në shtegun e besëlidhjeve drejt Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Mund të jepni dëshminë tuaj që ecuria jonë shpirtërore i forcon marrëdhëniet tona me Ta dhe na ndihmon të bëhemi më shumë si Ata.

Përsiat se ku ndjeve se ishe shpirtërisht kur e fillove studimin tënd të Dhiatës së Vjetër dhe ku je sot. Lidhe rritjen tënde shpirtërore me figurën e farës që rritet. Plotësoje ushtrimin vijues në ditarin tënd të studimit.

  • Në faqen e majtë të ditarit të studimit, vizato bimën (A, B, C, D ose E) që përfaqëson më së miri se ku e ndien se ishe shpirtërisht në fillim të vitit.

  • Në faqen e djathtë të ditarit të studimit, vizato bimën (A, B, C, D ose E) që përfaqëson më së miri se ku e ndien se je shpirtërisht sot.

Shkruaj një paragraf të shkurtër që përshkruan përpjekjen tënde për të ecur përpara drejt Jezu Krishtit gjatë rritjes sate shpirtërore në seminar këtë vit. Më pas ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të dallosh një ose dy përshtatje që mund të bësh për t’iu afruar më shumë Shpëtimtarit. Shkruaji ato përshtatje në ditarin e studimit.

Mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që shkruan, nëse nuk është tepër vetjake. Merreni parasysh t’i inkurajoni nxënësit që nuk ndiejnë se kanë bërë përparim shpirtëror, duke ua bërë të ditur atyre se, ashtu si farat që rriten, rritja shpirtërore kërkon kohë dhe përpjekje. Sigurojini nxënësit se Zoti i do dhe i fton të jenë të duruar dhe të vazhdojnë të përpiqen.

Shpjego titujt dhe rolet e Jezu Krishtit

Ftojini nxënësit të shqyrtojnë shkrimet e shenjta dhe ditarin e studimit për të përcaktuar disa nga titujt e Jezu Krishtit që i kanë studiuar në Dhiatën e Vjetër.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta demonstrojnë kuptueshmërinë e tyre, mund të shkruani në tabelë disa nga titujt ose rolet e Jezu Krishtit që i studiuat këtë vit. Mund të jetë e dobishme t’u jepni nxënësve referencën përkatëse të Dhiatës së Vjetër. Mund të jepni tituj dhe role si këto:

  • Shëlbuesi (Ruthit)

  • Çliruesi (Gjyqtarët 2–4)

  • Krijuesi (Zanafilla 1:1–23)

  • Ligjdhënësi (Eksodi 20)

  • Mbreti i Sionit (Moisiu 7)

Imagjino sikur të kanë kërkuar të japësh një mendim të shkurtër të dielën rreth mënyrës se si Shpëtimtari e kryen këtë rol ose titull. Shkruaj një përmbledhje të shkurtër që u përgjigjet pyetjeve vijuese:

  1. Çfarë na mëson titulli ose roli rreth Jezu Krishtit?

  2. Si e demonstron Jezu Krishti atë titull ose rol në Dhiatën e Vjetër (përfshi një varg ose histori për të ilustruar rolin e Tij)?

  3. Në ç’mënyrë mund të bekohen adoleshentët nga Shpëtimtari duke e përmbushur këtë rol në jetën e tyre?

Mund t’u jepni nxënësve një mundësi për ta treguar përvijimin e tyre. Mund të jetë e përshtatshme të ftoni disa nxënës të gatshëm t’ia tregojnë mendimet klasës.

Ndiej një dëshirë më të madhe për ta adhuruar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në tempull

Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për këtë veprimtari vlerësimi, merreni parasysh të paraqitni një figurë të një tempulli. Mund të jetë tempulli i Salomonit, tempulli i Kirtlandit ose një tempull aty pranë.

Kërko nëpër ditarin tënd të studimit për shënimet që mbajte ose shkrimet e shenjta që shenjove, që të kanë ndihmuar të kuptosh më shumë rreth tempullit si shtëpia e Zotit ose dëshirës sate për ta adhuruar Atë atje.

Disa shkrime të shenjta në lidhje me tempullin që nxënësit mund t’i kenë studiuar kohët e fundit, përshijnë sa vijon:

Pasi nxënësit t’i shqyrtojnë shënimet e tyre dhe shkrimet e shenjta, mund të ftoni disa prej tyre të tregojnë diçka që u bëri përshtypje. Ju mund të paraqitni pyetje si këto.

  • Çfarë ndryshimesh ke vënë re në ndjenjat e tua në lidhje me shtëpinë e Zotit këtë vit?

  • Nëse ke vënë re ndryshime, çfarë mendon se çoi në këto ndryshime?

Merreni parasysh të siguroni një mundësi që nxënësit e gatshëm të japin dëshminë e tyre për shtëpinë e Zotit.

Merr dhe dallo zbulesë vetjake

The boy Samuel in bed watching an oil lamp burn.

Merreni parasysh të paraqitni një figurë të profetit Samuel kur ishte fëmijë duke dëgjuar zërin e Zotit. Gjatë studimit të tyre të 1 Samuelit 3, nxënësit u ftuan të ushtroheshin për ta dëgjuar zërin e Zotit në jetën e tyre çdo ditë. Mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që mbajnë mend nga kjo histori, ose të shqyrtojnë vargjet te 1 Samuelit 3:1–16.

ikona e seminarit Nëse nxënësve u jepet një mundësi për të shqyrtuar një synim që vendosën më parë, kjo mund ta ftojë Frymën e Shenjtë t’i inkurajojë ata t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre ose t’i ndihmojë ata që t’i bëjnë përshtatjet e nevojshme atij synimi. Një mënyrë për ta bërë këtë, është t’u jepni nxënësve një mundësi për të shqyrtuar synimin që vendosën gjatë Mësimit 70: “1 Samuelit 3”. (Për trajnim shtesë mbi ndjekjen e ftesave që jepen në klasë, shihni te “Invite learners to live what they are learning” [“Ftojini nxënësit ta jetojnë atë që mësojnë”] te Teacher Development Skills [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve]).

Gjatë studimit të kapitullit te 1 Samuelit 3, mund të kesh vendosur një synim për ta përmirësuar aftësinë tënde për të dalluar dhe marrë zbulesë vetjake nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Shqyrtoje synimin tënd dhe përgjigju për të paktën dy nga pyetjet vijuese në ditarin e studimit.

  • Çfarë përvojash ke pasur së fundmi me zbulesën vetjake?

  • Çfarë të ndihmoi të dallosh se zbulesa ishte nga Ati Qiellor?

  • Çfarë ndikoi në aftësinë tënde për të dalluar dhe marrë zbulesë?

  • Nëse dikush ndjeu se nuk kishte marrë zbulesë vetjake, çfarë ke mësuar ose ndier që mund ta ndihmojë atë?

Mund t’i ftoni nxënësit të rizotohen për synimin e tyre. Për t’i ndihmuar nxënësit ta kujtojnë synimin e tyre, mund të jetë e dobishme t’i vini ata ta shkruajnë atë në diçka që mund ta marrin në shtëpi, për shembull në një letër ngjitëse ose në një copë të vogël letre. Gjithashtu, nxënësit mund t’ia dërgojnë vetes synimin me mesazh në celular. Mund t’i siguroni nxënësit që duhet kohë dhe praktikë për të dalluar zbulesën vetjake nga Ati Qiellor. Lavdërojini për përpjekjet dhe gatishmërinë e tyre për të vazhduar që t’i afrohen më shumë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.