“Zanafilla 24–33: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Zanafilla 24–33: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Zanafilla 24–33
Zanafilla 24–33
Vështrim i Përgjithshëm
Zoti përgatiti një udhë që Isaku të hynte në një martesë të përjetshme. Në fund, ai dhe Rebeka u bënë me binjakë, Jakobin dhe Esaun. Megjithatë, ndërsa Esau rritej, ai nuk i dha përparësi marrjes së parëbirnisë ose bekimeve të tij të përjetshme. Jakobi e mori parëbirninë dhe udhëtoi për në vendlindjen e nënës së tij për të gjetur një bashkëshorte. Gjatë udhëtimit, ai pa një vegim që e shtyu të hynte në besëlidhjen e Abrahamit me Perëndinë. Ai bëri përpjekje të madhe për t’u martuar në besëlidhje, për të fituar bekimet e Zotit në punën e tij të përditshme dhe për të bërë atë që Perëndia i kërkoi të bënte për të shëruar marrëdhëniet e tij familjare.
Inkurajojini Nxënësit t’i Tregojnë të Vërtetat që po Mësojnë. Ftesa ndaj nxënësve për t’ia treguar njëri-tjetrit atë që po mësojnë, mund t’i ndihmojë ata të ndiejnë një vetëbesim më të madh në orën mësimore. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët t’i Tregonin të Vërtetat që po Mësonin” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 26). Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet te Mësimi 31: “Zanafilla 28”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Zanafilla 24
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e një martese të përjetshme në besëlidhje në planin e Atit Qiellor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shkruajnë një pyetje që ata ose dikush që e njohin mund të ketë rreth martesës në tempull dhe të vijnë në orën mësimore duke kërkuar me lutje përgjigje për atë pyetje.
-
Figura: Një martesë në tempull, “Rebeka te Pusi”, një vizatim i thjeshtë i një tempulli
-
Fletushkë: Fletushka e titulluar “Martesa e Përjetshme”
Zanafilla 25–27
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i vlerësojnë bekimet e përjetshme të Zotit më shumë se dëshirat sipas botës.
-
Përgatitja e nxënësve: Inkurajojini nxënësit ta vlerësojnë me lutje ekuilibrin në jetën e tyre ndërmjet gjërave të Perëndisë (p.sh., lutja, studimi i shkrimeve të shenjta, veprimtaritë e kishës) dhe gjërave të botës. Ftojini ata të përcaktojnë çdo shpërqendrim të botës që mund të jetë duke marrë përparësi ndaj gjërave të përjetshme.
-
Materiale filmike: “Jacob and Esau” [“Jakobi dhe Esau”] (2:06), “No Regrets” [“Pa Brenga”] (5:38)
Zanafilla 28
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të bërë besëlidhje me Perëndinë në tempull.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shqyrtojnë premtimet e besëlidhjes së Abrahamit (Abraham 2:8–11). Nxënësit mund të inkurajohen që të përpiqen dhe t’i shpjegojnë një pjesëtari të familjes së tyre rreth besëlidhjes së Abrahamit dhe përse ajo është e rëndësishme për ta.
-
Figurë: Figura e një tempulli
Zanafilla 29–33
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit që t’iu shtohet gatishmëria për ta lejuar Perëndinë të triumfojë në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të renditin mënyrat se si Perëndia ka ndikim në jetën e tyre. Nëse nxënësit do të donin të mësonin më shumë mbi këtë temë, ata mund të dëgjojnë, shohin ose lexojnë pjesë të bisedës së Presidentit Rasëll M. Nelson, “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë” (18:51).
Nëse vendosni t’i vini nxënësit ose grupet e nxënësve të japin mësim materialin e tri fletushkave në mësim, jepuani ato nxënësve të paktën një orë mësimore më përpara. Për përgatitjen e nxënësve, ftojini ata ta studiojnë materialin dhe të përgatiten për ta drejtuar orën mësimore.
-
Materiale filmike: “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë” (18:51) nga kodi kohor 12:18 deri në 13:02, “Jacob and His Family” [“Jakobi dhe Familja e Tij”] (3:00)
-
Fletushka: “Jakobi bën sakrifica të mëdha për t’u martuar në besëlidhje”, “Bekimet në jetën tonë tokësore” dhe “Jakobi përgatitet për të takuar Esaun”