“Mirë se Vini në Dhiatën e Vjetër: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Mirë se Vini në Dhiatën e Vjetër: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Mirë se Vini në Dhiatën e Vjetër
Mirë se Vini në Dhiatën e Vjetër
Vështrim i Përgjithshëm
Dhiata e Vjetër shënon marrëdhëniet më të hershme të Perëndisë me fëmijët e Tij në tokë. Në këtë libër të shenjtë me shkrime të shenjta, ne mësojmë për Jezu Krishtin nëpërmjet mësimeve të Tij si Jehova në jetën para lindjes. Ne mësojmë edhe për profecitë dhe simbolet që dëshmojnë për Të.
Jepni Mësim për Titujt, Rolet dhe Cilësitë e Jezu Krishtit. Jezu Krishti ka shumë tituj, role dhe cilësi që na ndihmojnë të kuptojmë se si Ai është në qendër të planit të Atit Qiellor. Ndihma ndaj nxënësve që t’i përcaktojnë dhe kuptojnë këto, mund t’i ndihmojë ata të ndihen më pranë Shpëtimtarit. Për të mësuar më shumë rreth arsyes pse është e rëndësishme kjo, shihni pjesën “Jepni Mësim për Titujt, Rolet dhe Cilësitë e Jezu Krishtit” te “Jepni Mësim për Jezu Krishtin Pavarësisht nga Ajo që Jeni duke Dhënë Mësim” në manualin Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë, mund të gjendet në mësimin “Plani i Shpëtimit”.
Përgatituni të jepni mësim
Shënim: Seminari juaj mund të mos jetë duke u zhvilluar gjatë një pjese të javës ose gjatë gjithë javës kur këto mësime të studiohen si pjesë e programit Eja, Më Ndiq. Merreni parasysh të jepni mësimin “Hyrje te Dhiata e Vjetër” ditën e parë të kursit, pavarësisht nga koha kur do të ndodhë ajo. Mund të jepni mësimin “Plani i Shpëtimit” kur t’ju duket më e volitshme, ndoshta edhe në mes të kursit.
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Hyrje te Dhiata e Vjetër
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit që t’iu shtohet dëshira për t’iu afruar më shumë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nëpërmjet studimit të Dhiatës së Vjetër nga ana e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të rishikojnë një histori të parapëlqyer nga Dhiata e Vjetër dhe të përsiatin se çfarë mund t’iu mësojë ajo histori rreth Atit Qiellor ose Jezu Krishtit.
-
Material filmik: “Focus Test” [“Provë Përqendrimi”] (1:02)
-
Figura: Figurë e Jezu Krishtit, së bashku me figura të ndryshme që përshkruajnë rrëfime nga Dhiata e Vjetër
Plani i Shpëtimit
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë planin e Atit Qiellor për shpëtimin dhe rolin qendror të Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin atë që dinë rreth planit të Atit Qiellor për shpëtimin dhe rolit qendror të Shpëtimtarit në përparimin tonë të përjetshëm. Nxënësit mund të shkruajnë elemente të planit të shpëtimit të cilat i dinë, dhe të ushtrohen për t’ia shpjeguar ato një pjesëtari të familjes ose një shoku.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tri pyetjet e Dritanit që renditen në fillim të mësimit
-
Figurë: “Plani i Atit Qiellor për Shpëtimin nëpërmjet Birit të Tij, Jezu Krishtit”
-
Fletushkë: “Plani i Atit Qiellor për Shpëtimin”