Misionar me Shërbim
Mesazh nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve


Pamja
Christ Resurrected [Krishti i Ringjallur], nga J. Kirk Richards

Mesazh nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve

I Dashur Misionar/e me Shërbim:

Në Librin e Mormonit jepet mësim: “Dhe vini re, unë jua them këto gjëra që ju të mund të mësoni urtësi; që ju të mund të mësoni se kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17). Perëndia ju ka thirrur të jeni një misionar/e me shërbim për të kryer një punë të rëndësishme në këtë kohë. Sa mirënjohës jemi për gatishmërinë tuaj për ta bërë këtë!

Ne ju nxitim që t’i “lut[eni] Atit me gjithë fuqinë e zemrës suaj”, që të mund të mbusheni me dashurinë e pastër të Krishtit që u jepet “të gjithë atyre që janë pasues të vërtetë” të Jezu Krishtit (Moroni 7:47–48). Ne ju ftojmë t’i zgjeroni talentet dhe zotësitë tuaja për lavdinë e Perëndisë. Ai do t’ju ndihmojë t’i bekoni fëmijët e Tij ndërsa u shërbeni atyre si misionar/e me shërbim.

Manuali Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit – Misionet e Shërbimit sigurohet nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve për të udhërrëfyer shërbimin tuaj. Ne ju nxitim të familjarizoheni me të dhe t’i jetoni standardet që përvijohen atje. Këto standarde do të ndihmojnë për t’ju mbrojtur fizikisht, shpirtërisht dhe emocionalisht. Ato do t’ju ndihmojnë të bëheni një dishepull/e i/e vërtetë i/e Jezu Krishtit dhe të arrini të bëheni si Ai. Studiojini rregullisht këto standarde dhe përpiquni fort t’u bindeni atyre. Nëse keni pyetje, kërkojini Zotit me lutje që t’ju ndihmojë dhe më pas këshillohuni me presidentin tuaj të kunjit dhe udhëheqësit tuaj të misionit të shërbimit nëse nevojitet.

Ne lutemi që ju të gjeni paqe dhe gëzim të vërtetë si një misionar/e me shërbim në shërbimin ndaj Zotit Jezu Krisht dhe fëmijëve të Atit Qiellor.

Me dashuri dhe respekt,

Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme