Misionar me Shërbim
6. Përmbushja e Misionit Tuaj


“6. Përmbushja e Misionit Tuaj”, Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit – Misionet e Shërbimit (2021)

“6. Përmbushja e Misionit Tuaj”, Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit – Misionet e Shërbimit

Pamja
Road to Emmaus [Rrugës për në Emaus], nga J. Kirk Richards

6

Përmbushja e Misionit Tuaj

6.0

Parathënia

Përgatituni tani që të vazhdoni ta jetoni jetën tuaj si një dishepull/e i/e Jezu Krishtit dhe si anëtar/e besnik/e i/e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme pasi të liroheni. Ndonëse misioni juaj i shërbimit ka mbaruar, ju do të vazhdoni ta realizoni misionin e jetës suaj.

6.1

Mbajtja e Lidhjeve

Vazhdoni të komunikoni me ata të cilëve u keni shërbyer dhe me të cilët keni punuar në misionin tuaj, përfshirë udhëheqësit tuaj të misionit të shërbimit. Përkrahini dhe forcojini ata nëpërmjet fjalëve dhe shembullit tuaj. Kremtojini ngjarjet e rëndësishme në jetën e tyre.

6.2

Mbyllja e Misionit Tuaj

Ngaqë jeni ende një misionar/e derisa të jeni liruar nga presidenti juaj i kunjit, nga ju pritet që t’i zbatoni të gjitha standardet misionare deri në atë kohë.

6.3

Shërbimi dhe Rritja Shpirtërore pas Misionit Tuaj

Kur ta mbaroni misionin tuaj, vazhdoni t’i jetoni standardet e ungjillit. Sigurohuni që:

  • Të luteni dhe ta studioni ungjillin çdo ditë.

  • Të frekuentoni dhe të merrni pjesë në lagjen kishtare në vendbanimin tuaj ose në lagjen e të rinjve në moshë madhore beqarë.

  • Të kërkoni mundësi për të shërbyer në tempull.

  • Të vazhdoni të kërkoni mundësi për t’u shërbyer të tjerëve.

  • Të frekuentoni institutin ose orë të tjera mësimi të arsimit fetar.

  • Të kërkoni mundësi për arsimim, trajnim dhe punësim.

Jetoni në mënyrë të tillë që të përjetoni llojin e gëzimit që përshkruhet në Librin e Mormonit kur Alma i Riu u takua me shokët misionarë më vonë gjatë jetës:

“Dhe tani ndodhi që ndërsa Alma po udhëtonte nga toka e Gideonit drejt jugut, larg nga toka e Mantit, vini re, për habinë e tij, ai u takua me bijtë e Mosias, që udhëtonin drejt tokës së Zarahemlës. …

Prandaj Alma u gëzua jashtëzakonisht kur pa vëllezërit e tij; dhe çfarë iu shtua edhe më shumë gëzimit të tij, qe se ata ishin akoma vëllezërit e tij në Zot; po, dhe ata ishin përforcuar në njohurinë e së vërtetës; pasi ata ishin njerëz me kuptim të saktë dhe kishin kërkuar me zell shkrimet e shenjta, që ata të mund të dinin fjalën e Perëndisë.

Por kjo nuk është e gjitha; ata ishin dhënë pas lutjeve të shumta dhe agjërimit; prandaj ata kishin shpirtin e profecisë dhe shpirtin e zbulesës dhe kur i mësuan të tjerët, ata i mësuan me fuqinë dhe autoritetin e Perëndisë” (Alma 17:1–3).