Peshkopata
Parimet dhe Orientimet për Pajisjen me Shtëpi Mbledhjesh


Parimet dhe Orientimet për Pajisjen me Shtëpi Mbledhjesh

“Kisha pajis me shtëpi mbledhjesh në mënyrë që të gjithë ata që hyjnë të mund:

  • Të bëjnë dhe t’i përtërijnë besëlidhjet nëpërmjet ordinancave të shenjta (shih Doktrina e Besëlidhje 20:75; 59:9–12).

  • Të mblidhen së bashku (shih 3 Nefi 18:22–23).

  • Të adhurojnë dhe të luten së bashku (shih Mosia 18:25; Moroni 6:9).

  • T’i japin mësim dhe shërbesë njëri‑tjetrit (shih Moroni 6:4–5).

  • Të marrin pjesë në përdorime të tjera të miratuara siç përshkruhet te [kapitulli 35 te Manuali i Përgjithshëm].

Një shtëpi mbledhjesh mund të marrë forma të ndryshme në varësi të rrethanave dhe nevojave vendore” (Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 35.1). Parimet dhe orientimet vijuese do t’i ndihmojnë udhëheqësit zonalë dhe ata të kunjeve ta përmbushin këtë qëllim në përputhje me nevojat e anëtarëve në zonën e tyre.

Shënim: Në këtë pjesë, termi presidencat e kunjeve u drejtohet edhe presidencave të distrikteve.

Parimet

Njëtrajtshmëria dhe Përshtatja

Anëtarët e Kishës jetojnë në një larmi të gjerë kushtesh politike, shoqërore dhe ekonomike. Lagjet dhe degët gjithashtu ndryshojnë në madhësi dhe burime për udhëheqje. Këto dhe kushte të tjera mund të kërkojnë përshtatje vendore kur sigurohen shtëpitë e përshtatshme të mbledhjeve.

Të gjitha shtëpitë e mbledhjeve duhet të kenë veçori thelbësore që i përkrahin përvojën e adhurimit dhe programet e Kishës. Këto përfshijnë hapësirën për asamble të përgjithshme, mësimdhënie e veprimtari. Veçori të tjera të përshtatshme mund të përfshihen sipas lirisë së veprimit të Presidencës së Zonës. Udhëheqësit zonalë ushtrojnë gjykim të urtë kur e përshtatin strukturimin e miratuar të shtëpisë së mbledhjeve me nevojat dhe kushtet vendore.

Një godinë mbledhjesh mund të jetë shtëpia e një anëtari, një shkollë vendore ose qendër e komunitetit, hapësirë e marrë me qira, hapësirë e ndërtuar nga Kisha apo hapësirë e blerë, ose variante të tjera në bazë të kushteve vendore. Çdonjëra prej këtyre mund të konsiderohet zgjidhje e përshtatshme dhe afatgjatë. Përdorimi i teknologjisë, të tillë si pajisjet e zërit dhe pamjes, mund ta lehtësojë një përshtatje të tillë.

Sigurimi i Hapësirës

Udhëheqësit zonalë dhe vendorë të priftërisë përpiqen fort, kur është e mundur, t’i vënë plotësisht në përdorim shtëpitë e mbledhjeve dhe të jenë të matur në rekomandimin e hapësirave shtesë. Mund të sigurohet hapësirë për shtëpi mbledhjeje kur pjesëmarrja e rritur e tejkalon kapacitetin e godinave ekzistuese.

Përballueshmëria Ekonomike

Udhëheqësit zonalë dhe vendorë kërkojnë zgjidhje të përshtatshme ekonomikisht, afatgjata dhe të qëndrueshme për nevojat për shtëpi mbledhjesh. Hapësira e re duhet të ketë një pamje nderimi e dinjiteti, duhet të jetë e thjeshtë dhe të jetë në harmoni me strukturimin dhe paraqitjen e rrethinave të saj vendore. Ajo duhet të përdorë gjithashtu materialet, pajisjet dhe orenditë e gjendura në vend, aty ku është e përshtatshme. Procesi i sigurimit dhe vënies në funksionim të një hapësire për shtëpinë e mbledhjeve duhet të ndihmojë për ta forcuar në atë zonë mbështetjen e Kishës te vetja.

Orientimet

Vënia në Përdorim dhe Afërsia

Përpara pajisjes me hapësirë shtesë në shtëpinë e mbledhjeve, udhëheqësit sigurohen që shtëpitë e mbledhjeve në dispozicion brenda një kohe të arsyeshme udhëtimi, po vihen në përdorim në kapacitetin e tyre. Shtëpitë e mbledhjeve janë pjesë e depos së Zotit dhe duhet të vihen në përdorim pavarësisht nga kufijtë e kunjit. Personeli i godinave të zonës mund t’i ndihmojë udhëheqësit të përcaktojnë hapësirën në dispozicion në shtëpitë e mbledhjeve.

Çdo zonë përcakton se sa kohë udhëtimi për në një shtëpi mbledhjesh është e arsyeshme për anëtarët; kjo përgjithësisht nuk është më shumë se 30–45 minuta për shumicën e anëtarëve në një njësi. Presidencat e Zonës mund t’i rregullojnë kërkesat e kohës së udhëtimit për zonat e tyre në varësi të rrethanave vendore dhe kostove të udhëtimit.

Pjesëmarrja

Çdo zonë përcakton përmasat dhe llojin e shtëpisë së mbledhjeve që duhet siguruar, bazuar te numri i anëtarëve pjesëmarrës dhe mundësitë për shtëpi mbledhjesh në dispozicion. Udhëheqësit zonalë dhe vendorë e marrin parasysh ndërtimin vetëm pas përcaktimit se është një zgjidhje e përshtatshme ekonomikisht, afatgjatë dhe e qëndrueshme.

Besnikëria ndaj së Dhjetës

Përpara se të mund të ndërtohet apo blihet një shtëpi mbledhjesh, përqindja e anëtarëve aktivë, pagues të së dhjetës së plotë në moshë madhore në njësi duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se 80 përqind e përqindjes mesatare të anëtarëve në moshë madhore aktivë e pagues të së dhjetës së plotë në zonë (ose në shtet kur zona përfshin më shumë se një shtet) gjatë vitit të mëparshëm. Presidencat e Zonave mund ta vënë në jetë këtë kërkesë për besnikëri ndaj së dhjetës edhe për qiramarrjet ose variante të tjera për shtëpinë e mbledhjeve.

Bërja e një Plani Kryesor për Shtëpinë e Mbledhjeve

Në mënyrë që ta forcojnë Kishën, zonat përgatitin plane kryesore afatgjata përpara se të marrin vendime për të shtuar apo ripërcaktuar hapësira në shtëpinë e mbledhjeve. Ato i dorëzojnë këto plane në përputhje me programet e vendosura. Faktorë të rëndësishëm në këto plane përfshijnë vënien në përdorim të hapësirës ekzistuese, rritjen e parashikuar, pozicionin strategjik të godinave, ndryshimet në kufijtë e njësisë dhe përballueshmërinë ekonomike. Nevojat dhe planet për shtëpi mbledhjesh merren parasysh në nivel zonal dhe në nivelin e këshillit bashkërendues.

Konsiderime të Tjera

Zyrat dhe Mbledhjet e Kunjit

Përgjithësisht, zonat sigurojnë zyra kunji kur një kunj po planifikohet të krijohet dhe nëse nuk mund të strehohet në hapësirën ekzistuese. Deri aty ku është e mundur, konferencat, veprimtaritë dhe mbledhjet e këshillit të kunjit zhvillohen duke përdorur hapësirën ekzistuese ose të marrë me qira. Për mbledhjet e kunjit mund të përdoret teknologjia zanore e pamore për të siguruar kapacitet shtesë përtej hapësirës ekzistuese ose të marrë me qira.

Planet Vjetore për Godinat e Shtëpive të Mbledhjeve

Hapësira e shtëpive të mbledhjeve financohet nëpërmjet Planit Vjetor për Godinat e Shtëpive të Mbledhjeve. Presidencat e Zonave i dorëzojnë planet e tyre vjetore në Komitetin e Buxhetit dhe Caktimit nëpërmjet Peshkopatës Kryesuese.

Zyra të Tjera të Peshkopëve dhe të Nëpunësve

Orientimet e mëposhtme u sigurojnë informacion udhëheqësve vendorë teksa merren parasysh zyra shtesë të peshkopëve dhe nëpunësve në shtëpitë ekzistuese të mbledhjeve.

Orientimet:

  • Trupa Përgjegjëse e Godinave mund të ndihmojë që të kryhet një studim mbi vënien në përdorim për ta kuptuar më mirë përdorimin dhe kapacitetin e mundshëm të hapësirave ekzistuese në shtëpitë e mbledhjeve.

  • Përpara se të sigurojnë hapësirë shtesë për zyrat, udhëheqësit sigurojnë që të gjitha klasat në dispozicion dhe hapësirat e tjera të jenë marrë parasysh për t’u kthyer në zyra.

  • Merrni parasysh përdorimin e përbashkët të hapësirës së zyrës së nëpunësve (p.sh. dy njësi për zyrë).

  • Sipas nevojës duhet të sigurohet papërshkueshmëria nga tingujt (tavani, muret dhe dera) për të mbrojtur konfidencialitetin. Kjo mund të arrihet me sisteme izolimi ose maskimi të tingujve.

Për vendndodhjet brenda Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, anëtarët e personelit të Godinave të Shtëpive të Mbledhjeve dhe Zonës kanë eksploruar disa variante për zyra dhe vlerësime të kostove për ndërtesat me plane standarde, aktuale dhe të kaluara.