Peshkopata
Informacion Tjetër që Lidhet me Godinat e Shtëpive të Mbledhjeve


“Informacion Tjetër që Lidhet me Godinat e Shtëpive të Mbledhjeve”, Pajisja me Shtëpi Mbledhjesh dhe Vende të Tjera të Adhurimit (2021)

“Informacion Tjetër që Lidhet me Godinat e Shtëpive të Mbledhjeve”, Pajisja me Shtëpi Mbledhjesh dhe Vende të Tjera të Adhurimit

Informacion Tjetër që Lidhet me Godinat e Shtëpive të Mbledhjeve

Veprat Artistike

Shtëpitë e mbledhjeve duhet të reflektojnë një qëndrim nderimi për Jezu Krishtin dhe të dëshmojnë besimin e anëtarëve tek Ai. Veprat artistike që përshkruajnë Jezu Krishtin, duhet të vendosen në hapësirën e korridoreve të shtëpive të mbledhjeve për të ndihmuar të shfaqet ky besim qendror. Hapësirat e korridoreve nuk duhet të kenë gjëra shpërqendruese të tilla si vitrina, tabela njoftimesh, tavolina dhe këmbalecë. Veprat artistike që përshkruajnë Jezu Krishtin, skena nga shkrimet e shenjta dhe nga historia e Kishës janë të përshtatshme për paradhomat dhe klasat.

Presidenti i kunjit ose udhëheqës të tjerë vendorë të caktuar përzgjedhin vepra artistike nga një katalog i veprave artistike të miratuara nga Kisha për shtëpitë e mbledhjeve. Përgjegjësi i godinave mund t’ua japë katalogun udhëheqësve kur nevojiten vepra të reja artistike. Veprat artistike nga burime të tjera në përgjithësi nuk lejohen. Kërkesat për përjashtime duhet të bëhen nëpërmjet përgjegjësit të godinave.

Veprat artistike nuk lejohet të vendosen në sallën e sakramentit ose pranë vaskës së pagëzimit. Statujat, monumentet, përmendoret, afresket dhe mozaikët nuk lejohen brenda ose jashtë ndërtesës. Kjo rregullore mund të mos zbatohet për vepra arti që janë ekspozuar për shumë vite.

Makinat e Fotokopjimit

Blerjet e makinave të fotokopjimeve përcaktohen nga orientimet e zyrës së zonës, të cilat bazohen te nevojat e njësive vendore. Grupi përgjegjës për godinat ka përgjegjësi për blerjen e makinave të fotokopjimit për zyrat e kunjeve dhe qendrat e materialeve për shtëpitë e mbledhjeve.

Kur janë të nevojshme mirëmbajtja ose riparimet, udhëheqësit vendorë vihen në kontakt me siguruesin e shërbimeve nëse ekziston një kontratë shërbimi. Përndryshe, udhëheqësit vendorë vihen në kontakt me grupin përgjegjës për godinat, i cili e planifikon punën dhe paguan për të.

Furnizime të tilla si letër dhe bojë blihen nga njësitë vendore, duke përdorur buxhetin e lejuar për njësinë e tyre vendore.

Zbukurimet

Zbukurimet për veprimtaritë e festave, pritjet e dasmave dhe ngjarje të ngjashme mund të vendosen përkohësisht brenda ose jashtë një ndërtese. Zbukurime të tjera përveç luleve nuk lejohet të vendosen në sallë gjatë mbledhjeve të sakramentit. Zbukurimet nuk inkurajohen nëpër korridore për ta mbajtur përqendrimin te nderimi për Shpëtimtarin.

Zbukurimet duhet të jenë të thjeshta dhe jo të shtrenjta. Ato nuk duhet të përbëjnë rrezik për zjarr. Duhet të zbatohen gjithmonë kodet dhe urdhëresat vendore për zjarrin dhe sigurinë.

Pajisjet për Komunikim në Raste Urgjencash

Lagjet dhe kunjet nuk blejnë ose pranojnë telefona satelitorë të dhuruar ose radio të dhuruara për amatorët për t’u përdorur në një urgjencë ose për t’u instaluar në një shtëpi mbledhjesh. Udhëheqësit nxiten që të përcaktojnë individë të cilët tashmë mund të kenë pajisjet e veta, për të ndihmuar për nevoja të veçanta komunikimi të lagjeve dhe kunjeve.

Aparatura për Patriarkët

Në raste të rralla, një patriark mund të mos ketë në dispozicion një kompjuter (për shembull, ai mund të mos ketë kompjuterin e vet ose të mos jetë në gjendje ta përdorë kompjuterin në zyrën e nëpunësit të një shtëpie mbledhjesh). Nëse është ky rasti, një president kunji mund të miratojë blerjen e një kompjuteri dhe të bëjë kërkesë për t’u vënë në kontakt me përgjegjësin e godinave. Kunjet sigurojnë pajisje për regjistrimin zanor për patriarkët duke përdorur fondet e buxhetit të lejuar për njësitë vendore (BLNJV).

Pagesat

Anëtarëve nuk u kërkohen pagesa ose depozitime për të përdorur shtëpitë e mbledhjeve ose pronat e Kishës për pritjet e dasmave, varrime, festa familjare, festa për misionarë të kthyer nga misionet, recitale të miratuara ose ngjarje të ngjashme.

Flamujt

Flamuri kombëtar mund të valëvitet në pronën e Kishës për sa kohë që zbatohen orientimet vendore. Flamuri mund të paraqitet brenda ndërtesave të Kishës në raste të veçanta. Patriotizmi nuk kërkon paraqitjen vazhdimisht të flamurit kombëtar në vendet e adhurimit.

Shkollimi nga Shtëpia dhe Përkujdesja Ditore e Fëmijëve

Ndërkohë që Kisha e inkurajon fuqimisht arsimimin, shtëpitë e mbledhjeve nuk përdoren si godina për shkollim në shtëpi ose për përkujdesje ditore të fëmijëve ose për veprimtari që kryhen gjatë shkollimit në shtëpi.

Zbatimi i kësaj rregulloreje do të nxitë siguri dhe do të shmangë detyrime në taksa për Kishën.

Pajisjet Satelitore dhe Pamore

Pajisjet satelitore dhe pamore të Kishës përdoren vetëm për qëllime jotregtare, që lidhen me Kishën, siç autorizohet nga presidenca e kunjit ose peshkopata. Të gjitha pajisjet duhet të mbyllen me çelës, në mënyrë të sigurt, kur nuk janë në përdorim. Ato nuk lejohen të hiqen nga godina për përdorim në shtëpi ose vetjak.

Përdorimet e Pronave të Përbashkëta

Përdorimi i pronës së përbashkët të Kishës kërkon miratim, përfshirë përdorimin e pronës së Kishës, të portave, të drejtat për përdorime të pronës së patundur, çështjet e kufijve dhe marrëveshjet për të drejtën e kalimit.

Tabelat e shenjave

Nëse një president kunji ka pyetje rreth tabelave të shenjave për ndërtesat e Kishës, ai vihet në kontakt me përgjegjësin e godinave.

Pajisjet për Pastrimin e Dëborës

Një pajisje e motorizuar për heqjen e dëborës, që është pronë e Kishës, i sigurohet çdo shtëpie mbledhjesh atje ku nevojitet. Anëtarët e Kishës mund ta përdorin këtë pajisje për të pastruar trotuaret e shtëpisë së mbledhjeve. Udhëheqësit caktojnë në këto detyra vetëm anëtarë të pjekur, të përgjegjshëm dhe i udhëzojnë ata se si të përdorin masa të duhura paraprake të sigurisë.

Prona e Kishës e Lënë Bosh

Prona e Kishës e lënë bosh nuk lejohet të përdoret ose vihet në punë pa leje nga Presidenti i Zonës. Në disa rrethana, anëtarët vendorë mund ta përdorin përkohësisht për kopshte pronën e Kishës të lënë bosh. Vihuni në kontakt me përgjegjësin vendor të godinave për pyetje ose për të kërkuar leje.