Peshkopata
Kampet për Veprimtari Argëtuese


Kampet për Veprimtari Argëtuese

Administrimi i Pronave për Veprimtari Argëtuese

Pronat e Kishës për veprimtari argëtuese sigurojnë një mjedis në natyrë të përkushtuar për veprimtari të Kishës. Ato zhvillohen në përputhje me veçoritë dhe planet standarde të përcaktuara nga Kisha. Ka dy lloje pronash për veprimtari argëtuese:

  1. Prona e kampit për veprimtari argëtuese

  2. Qendra e një Njësie Vendore për Veprimtari Argëtuese (QNJVVA)

Qëllimi kryesor i pronave të kampeve për veprimtari argëtuese është t’i ndihmojë të rejat që të ndiejnë Shpirtin ndërkohë që kënaqen me argëtim të sigurt e të shëndoshë. Kunjet, lagjet, familjet anëtare të Kishës dhe të ftuarit e tyre gjithashtu mund t’i përdorin këto kampe për veprimtari të miratuara. Rezervimet e pronave të kampeve për veprimtari argëtuese të Kishës nuk duhet të bëhen në emër të organizatave komunitare, sipërmarrjeve tregtare dhe individëve të besimeve të tjera fetare. Gjithsesi, anëtarët e Kishës janë të mirëpritur që t’i ftojnë miqtë e tyre të besimeve të tjera fetare për të frekuentuar me ta.

Mund të mblidhen pagesa nga përdoruesit për përdorimin e një kampi për veprimtari argëtuese që të mbulohet kostoja e mirëmbajtjes, riparimeve ose përmirësimeve. Të gjitha kampet për veprimtari argëtuese duhet të përdorin sistemin e Kishës për rezervimin në internet te camping.ChurchofJesusChrist.org. Të gjitha pagesat duhet të mblidhen me anë të sistemit vetëm nëpërmjet transferimit nga njësia në njësi për rezervimet e njësive dhe nëpërmjet kartës personale të kreditit për rezervime vetjake.

Një qendër e njësisë vendore për aktivitete argëtuese (QNJVVA) zakonisht ndodhet brenda kufijve të kunjit dhe ka për qëllim të përdoret kryesisht nga lagjet brenda atij kunji ose kunjeve aty pranë. Një shembull i zakonshëm është një hapësirë e mbuluar me strehë jashtë ndërtesës ose një pronë shtesë për aktivitete jashtë ndërtesës. Kunjet nuk duhet të mbledhin pagesa të përdoruesve nga anëtarët e Kishës kur përdorin një QNJVVA.

Kunjet mund të kërkojnë blerjen dhe zhvillimin e një QNJVVA‑je të re ose një prone të kampit për veprimtari argëtuese kur ka një nevojë të përshtatshme. Presidentët e kunjeve mund të vihen në kontakt me përgjegjësin e godinave ose zyrën zonale, që mund të përfshijë kërkesën për ta marrë në konsideratë në planin vjetor që do t’i dorëzohet Presidencës së Zonës.

Përpara dorëzimit të një kërkese, gjithsesi, njësitë vendore nxiten të përdorin godinat që janë në dispozicion qoftë si pronë publike ose private. Atje ku godinat ekzistuese që janë pronë e Kishës, janë brenda një afërsie të arsyeshme nga kufijtë e kunjeve, këto godina duhet të përdoren plotësisht përpara se të kërkohen godina shtesë.

Përmbajtja vijuese është e posaçme për pronat e kampeve për veprimtari argëtuese.

Prona të Reja të Kampeve për Veprimtari Argëtuese

Kërkesat për fonde të Kishës që të blihet ose zhvillohet një kamp për veprimtari argëtuese, dorëzohen nëpërmjet drejtorit për çështjet materiale. Fondet e përgjithshme të Kishës kërkohen duke përdorur procesin e planifikimit vjetor të kampeve për veprimtari argëtuese vetëm kur përmbushen kualifikimet dhe standardet e zhvillimit. Vihuni në kontakt me përgjegjësin e godinave për të filluar procesin për marrje në konsideratë.

Kunjet që nuk Janë Caktuar në një Pronë Kampi për Veprimtari Argëtuese

I Shtatëdhjeti Zonal (siç caktohet nga Presidenca e Zonës) i cakton kunjet te një kamp që është pronë e Kishës në zonë, nisur nga nevojat e kunjit, nga afërsia dhe përdorimi i pronave të tilla. Gjithashtu duhet të merret parasysh përdorimi i kampeve që janë pronë publike ose private.

Kunjet të cilëve nuk u është caktuar një kamp për veprimtari argëtuese, mund të bëjnë rezervime në çfarëdo kampi për veprimtari argëtuese duke përdorur sistemin e rezervimit në internet dhe duke ndjekur Programin e Përparësisë për rezervime të botuar në faqen e internetit.

Financimi i Përmirësimeve për Pronat e Kampeve Ekzistuese për Veprimtari Argëtuese

Një përgjegjës i godinave caktohet për secilin kamp dhe ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për të gjitha godinat e kampit. Financimi i kampit është pjesë e procesit të planit vjetor dhe përfshin financimin për zëvendësime, përmirësime, funksionime dhe mirëmbajtje. Shpenzimet për aktivitetet dhe materialet e programit të kampit mbulohen nga kampi nëpërmjet pagesave nga përdoruesit (shih Financat e Kunjit për Kampet).

Veprimet dhe Mirëmbajtja

Pronat e kampeve inspektohen të paktën çdo gjashtë muaj për të përcaktuar nevojat e vazhdueshme të mirëmbajtjes dhe shqetësimet për sigurinë. Kampet dhe zonat pyjore gjithashtu duhet të inspektohen pas çdo ngjarjeje të rëndësishme të motit, të tillë si erëra të forta, rrebesh shiu ose dëborë.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, burimet e inspektimit dhe mirëmbajtjes janë në dispozicion duke i dërguar kërkesë përgjegjësit të godinave i cili punon me Shërbimet e Burimeve Natyrore në Sektorin e Godinave të Shtëpive të Mbledhjeve.

Kampet për veprimtari argëtuese në prona të marra me qira zhvillohen dhe mirëmbahen në një nivel minimal, në qoftë se nuk është bërë një marrëveshje afatgjatë e qirasë që mund t’i justifikonte shpenzimet e kapitalit.

Shitja ose Dhënia me Qira e Kampeve për Veprimtari Argëtuese

Presidenti i kunjit që dëshiron të shesë ose japë me qira një pronë ekzistuese kampi për veprimtari argëtuese, vihet në kontakt me administratorin e godinave ose zyrën zonale. Kunjet nuk autorizohen të hyjnë në çfarëdo negociatash me ndonjë bashki ose agjent lidhur me blerjen, dhënien me qira ose shitjen e pronës së kampit për veprimtari argëtuese.

Administrimi

I Shtatëdhjeti Zonal (siç caktohet nga Presidenca e Zonës) cakton një president kunji veprues për të mbikëqyrur administrimin e një prone kampi. Presidenti i kunjit veprues duhet të banojë në të njëjtën zonë kishtare ku ndodhet prona.

Statusi i Përjashtimit nga Taksat dhe Tatimet

Duhet të ruhet statusi i përjashtimit nga taksat për pronat e kampeve për veprimtari argëtuese. Prona nuk duhet të përdoret për qëllime tregtare ose politike apo për nxjerrje të ardhurash përtej asaj që nevojitet për veprimin, mirëmbajtjen ose riparimet. Nëse qeveria vendore atje ku ndodhet prona e kampit për veprimtari argëtuese, nuk i jep pronës një status të përjashtuar nga taksat, taksat do të paguhen nga zyrat qendrore të Kishës.

Financat e Kunjit për Kampet

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, kunji veprues administron financat e kampit duke përdorur një llogari të veçuar të sistemit bankar të njësisë së Kishës (CUBS) të krijuar nëpërmjet Shërbimeve të Thesarit në zyrat qendrore të Kishës. Kunjet veprues nuk krijojnë llogari rrjedhëse ose depozite drejtpërsëdrejti me bankat. Llogaria CUBS përdoret për të paguar nevojat e programit të kampit për aktivitete dhe materiale. Të gjitha pagesat e përdoruesve dhe caktimet duhet të depozitohen në llogarinë CUBS. Në zona të tjera nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, presidenti veprues i kunjit vihet në kontakt me personelin financiar të zonës për udhëzime mbi krijimin e llogarive.

Kontrollori financiar i kunjit veprues bën kontrollin financiar të veprimtarive të kampit duke përdorur formularin e tanishëm të Recreation Camp Audit [Kontrollin Financiar të Kampeve për Veprimtari Argëtuese] në dispozicion në Bibliotekën e Burimeve të Kontrollit Financiar të Zonës.

Presidenti i kunjit veprues me kujdes shqyrton dhe miraton gjithë të ardhurat e shpenzimet. Nëse një pronë e kampit për veprimtari argëtuese nxjerr të ardhura nga burime natyrore, kunji veprues e njofton përgjegjësin e godinave i cili punon me Shërbimet e Burimeve Natyrore në Sektorin e Godinave të Shtëpive të Mbledhjeve (në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada) ose me zyrën e zonës (vendet e tjera përveç Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë). Të gjitha të ardhurat e tilla depozitohen në fondet e përgjithshme të Kishës.

Anëtarët e Kishës mund të ndihmojnë për të paguar koston e mirëmbajtjes, riparimeve ose përmirësimeve të pronave të kampeve për veprimtari argëtuese duke dhuruar punë, materiale ose përdorimin e pajisjeve vetëm për punë të vogla riparuese. Gjithë puna e zëvendësimit dhe përmirësimit kryhet nga përgjegjësi i godinave duke përdorur vetëm kontraktuesit e parakualifikuar dhe fondet e miratuara të planit vjetor. Udhëheqësit e Kishës nuk përdorin veprimtari të veçanta për të mbledhur fonde financiare që të paguajnë shpenzime që lidhen me përmirësimet e kampeve për veprimtari argëtuese (shih Financimi i Përmirësimeve të Kampeve Ekzistuese për Veprimtari Argëtuese).

Furnizimi me Ujë të Pijshëm

Sistemet e ujit të pijshëm në të gjithë pronat e Kishës që e nxjerrin furnizimin e tyre nga puse ose rrëke private (të ndryshme nga sistemi ujor i bashkisë ose komunitetit) ndërtohen, vihen në veprim dhe mirëmbahen në përputhje me rregulloret ligjore dhe standardet e vendosura nga Kisha. Përgjegjësi i godinave ka përgjegjësi për të siguruar që nga uji merren mostra dhe analizohen për standardet e cilësisë së ujit në pajtim me kërkesat e rregullores dhe praktikat më të mira të administrimit.

Pajisjet dhe Automjetet

Sektori i Godinave të Shtëpive të Mbledhjeve dhe Kisha zakonisht nuk sigurojnë ose mirëmbajnë pajisje apo automjete për kampet për veprimtari argëtuese. Kur nevojitet një pajisje e veçantë, ajo merret me qira me shpenzimin e kunjit, e siguruar nga anëtarët e kunjit, ose blihet duke përdorur buxhetin e lejuar të njësisë vendore dhe pagesat e përdoruesve.

Kujdestarët

Nëse ka nevojë për një ose më shumë kujdestarë me kohë të plotë, presidentët e kunjeve veprues mund të thërrasin misionarë me shërbim në Kishë që ta përmbushin atë detyrë. Këta misionarë me shërbim në Kishë veçohen nga peshkopi i tyre.

Për informacion të mëtejshëm mbi thirrjen e misionarëve me shërbim në Kishë, shihni te Manuali i Përgjithshëm, 24.7.