Rinia
Gjetja e gëzimit te Krishti


“Gjetja e gëzimit te Krishti”, Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022)

“Gjetja e gëzimit te Krishti”, Për Forcën e Rinisë

Pamja
Pikturë e Jezusit dhe e një gruaje duke biseduar pranë një pusi.

Gjetja e gëzimit te Krishti

Zgjedhjet kanë rëndësi. Zgjedhjet e bazuara te mësimet e ungjillit janë hapa që ju çojnë më pranë Atit tuaj Qiellor dhe Jezu Krishtit. Jezusi tha: “Këto gjëra jua kam thënë që … gëzimi juaj të jetë i plotë” (Gjoni 15:11). Me çdo hap drejt Tij, ju do të ndiheni më pranë Shpirtit dhe marrëdhënia juaj e besëlidhjes me Perëndinë do të bëhet më e fortë.

Por kjo nuk do të thotë se shtegu do të jetë pa probleme. Dhe meqenëse askush nuk ecën në një vijë krejtësisht të drejtë, kontrollojeni vazhdimisht drejtimin tuaj dhe nderojini urdhërimet e Perëndisë. Mbajini besëlidhjet tuaja me Perëndinë dhe përgatituni të bëni besëlidhje të tjera. Besëlidhjet ju lidhin me Atin Qiellor dhe Shpëtimtarin. Ato e rritin fuqinë e Perëndisë në jetën tuaj dhe ju përgatitin për të marrë jetë të përjetshme.

Nga të gjitha zgjedhjet e mundshme, ajo që ka më shumë rëndësi, është zgjedhja për të ndjekur Jezu Krishtin. Ai është forca e rinisë. Ungjilli i Tij është mënyra e gëzueshme për t’u kthyer tek Ati juaj Qiellor.