Rinia
Mesazh nga Presidenca e Parë


“Mesazh nga Presidenca e Parë”, Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022)

“Mesazh nga Presidenca e Parë”, Për Forcën e Rinisë

Pamja
Pikturë e një gruaje duke këqyrur dorën e Jezusit mes njerëzve që e shikojnë.

Mesazh nga Presidenca e Parë

Të dashur vëllezërit dhe motrat tona në moshë të re,

Ne ju duam dhe kemi mirëbesim te ju. Ju jeni vërtet mes shpirtrave të zgjedhur të Atit Qiellor, të dërguar në tokë në këtë kohë për të bërë gjëra të rëndësishme.

Mund të ketë raste kur nuk ndiheni të fortë apo të aftë. Kjo është normale. Veçanërisht në ato çaste, drejtohuni te Shpëtimtari. Ai është “forca e rinisë”.

Ky udhëzues do t’ju ndihmojë të ndërtoni një themel të fortë për të bërë zgjedhje që të qëndroni në shtegun e besëlidhjeve. Do t’ju ndihmojë të përgatiteni që të bëni besëlidhje të shenjta në tempull, të përgatiteni për të shërbyer në një mision dhe të gjeni gëzim duke e ndjekur Jezu Krishtin gjatë gjithë jetës suaj. Shpresojmë që ju ta ndieni se i përkisni Kishës së Shpëtimtarit dhe keni fuqi prej Tij për të përmbushur qëllimet e Tij për ju.

Ne e dimë se Perëndia jeton. Është lutja jonë që ju të qëndroni të vendosur në shtegun e besëlidhjeve që ju kthen sërish tek Ati juaj në Qiell. Ndërsa e bëni këtë, ju do të jeni një ndikim për mirë, duke e përhapur ungjillin plot gëzim dhe duke e përgatitur botën për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

Presidenca e Parë