Rinia
Jezu Krishti do t’ju ndihmojë


“Jezu Krishti do t’ju ndihmojë”, Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022)

“Jezu Krishti do t’ju ndihmojë”, Për Forcën e Rinisë

Pamja
Pikturë e Jezu Krishtit.

Jezu Krishti do t’ju ndihmojë

Psalmeve 147:3

Jezu Krishti është forca juaj. Ai ka bërë gjithçka të nevojshme që ju të keni gëzim në këtë jetë dhe përgjithmonë. Duke zgjedhur Atë dhe ungjillin e Tij, ju po zgjidhni gëzimin e përjetshëm.

Pamja
Piktura e një burri ku dora e Jezusit po prek syrin e tij të mbyllur.

Edhe kur përpiqeni të bëni më të mirën për të bërë zgjedhje të mira, nganjëherë do të bëni gabime. Do të bëni gjëra që do të dëshironit të mos i kishit bërë. Çdo njeri bën gabime. Kur ndodh kjo, është e lehtë të ndiheni i shkurajuar apo ta pyetni veten nëse do të jeni ndonjëherë mjaft i mirë. Por ka një lajm të mirë – një lajm të mrekullueshëm, shpresëdhënës! Për shkak se Perëndia ju do, Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, i cili mori mbi vete mëkatet tuaja që ju të mund të pendoheni dhe të vazhdoni të përparoni.

Të vërtetat e përjetshme

Jezu Krishti mund t’ju forcojë. Ai mund t’ju ndihmojë që t’i ndryshoni dëshirat tuaja, mendimet tuaja dhe veprimet tuaja. Kur jeni të shqetësuar, të frikësuar apo duke u munduar në ndonjë mënyrë, Ai do t’ju ngushëllojë. Ai do t’ju ndihmojë në të gjitha aspektet e jetës suaj.

Pendimi nuk është ndëshkim për mëkatin; është mënyra se si Shpëtimtari na çliron nga mëkati. Të pendohesh do të thotë të ndryshosh – të largohesh nga mëkati dhe të kthehesh drejt Perëndisë. Do të thotë të përmirësohesh dhe të marrësh falje. Ky lloj ndryshimi nuk është një ngjarje që ndodh vetëm një herë; është një proces i vazhdueshëm.

Ftesat

Pendohuni. Drejtohuni te Zoti me dëshirën për t’u përmirësuar. Kur keni bërë diçka të gabuar, pranojeni atë me ndershmëri përpara Perëndisë dhe, sipas nevojës, përpara peshkopit tuaj dhe kujtdo që mund ta keni lënduar. Bëni më të mirën për t’i bërë gjërat siç duhet.

Gëzohuni me dhuratën për të bërë më mirë dhe për të qenë më të mirë. Edhe kur nuk është e lehtë dhe kërkon më shumë kohë se ç’do të dëshironit, mos ndaloni kurrë së përpjekuri. Vazhdoni të punoni dhe t’i mirëbesoni Zotit. Shpëtimtari do t’ju ndihmojë në çdo hap të udhës.

Bekimet e premtuara

Jezu Krishti do t’ju falë dhe do t’ju shërojë kur pendoheni. Ai do ta zëvendësojë fajin tuaj me paqe dhe gëzim. Ai nuk do t’i kujtojë më mëkatet tuaja. Në forcën e Tij, dëshira juaj për t’i zbatuar urdhërimet e Tij do të rritet.

Ai do ta ndryshojë zemrën dhe jetën tuaj. Pak nga pak, ju do të rriteni dhe do të bëheni më shumë si Ai. Lidhja juaj në besëlidhje me Të do t’ju sjellë të drejtë përdorimi më të madhe të fuqisë së Tij.

Pamja
ikona pyetje dhe përgjigje

Pyetje dhe përgjigje

Si ta di se Perëndia më ka falur? Perëndia premton se do t’i falë ata që pendohen. Kur ndieni ngushëllim nga Shpirti, mund ta dini se fuqia shlyese e Shpëtimtarit po vepron në jetën tuaj.

Kur kam nevojë për ndihmën e peshkopit që të pendohem? Peshkopi juaj mban çelësat e priftërisë dhe dhuntitë shpirtërore për t’ju ndihmuar që të pendoheni. Ju mund ta kërkoni ndihmën dhe këshillën e tij në çdo kohë. Nëse keni bërë gabime të rënda, të tilla si shkelja e ligjit të dëlirësisë, takohuni me peshkopin tuaj. Ai nuk do t’ju dënojë. Ai është një përfaqësues i Jezu Krishtit dhe do t’ju ndihmojë të dini se si të pendoheni plotësisht dhe të merrni fuqinë shëruese dhe forcuese të Shpëtimtarit.

Po përpiqem të pendohem, por vazhdoj të bëj të njëjtat gabime. Çfarë duhet të bëj tani? Kërkon kohë për të zhvilluar zakone të mira dhe për të hequr ato që janë të këqija, prandaj mos hiqni dorë. Kthehuni drejt Krishtit. Hiri i Tij është i mjaftueshëm. Provojeni përsëri. Nuk jeni kurrë të vetëm në përpjekjet tuaja për të përparuar. Jezu Krishti është gjithmonë me ju.

Pamja
Pikturë e Jezusit duke e mbajtur Pjetrin nga dora mes valëve të furishme.

Shihni tek Enos 1:6 (faji mund të fshihet); Mosia 4:3 (përmes Frymës së Shenjtë, Perëndia ju bën të ditur se jeni falur); 26:30 (Shpëtimtari fal po aq shpesh sa pendohemi); Ethëri 12:27 (hiri i Shpëtimtarit mund t’i bëjë të forta gjërat e dobëta); Moroni 6:8 (ata që pendohen, falen); 10:32 (bëhuni të përsosur në Krisht); Doktrina e Besëlidhje 1:32 (Zoti i fal ata që pendohen); 58:42–43 (pendimi përfshin rrëfimin dhe braktisjen e mëkatit).

Pamja
ikonë e tempullit

Pyetjet për rekomandimin e tempullit

A keni besim dhe një dëshmi për Perëndinë, Atin e Përjetshëm; Birin e Tij, Jezu Krishtin; dhe Frymën e Shenjtë?

A keni një dëshmi për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe për rolin e Tij si Shpëtimtari dhe Shëlbuesi juaj?