“Shëndeti Fizik dhe Emocional: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Shëndeti Fizik dhe Emocional”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Shëndeti Fizik dhe Emocional
Shëndeti Fizik dhe Emocional
Vështrim i Përgjithshëm
Gjatë jetës, ne përballemi me shumë situata që janë sfiduese nga ana emocionale. Ne mund të drejtohemi te Zoti për ndihmë për t’u bërë më të ripërtërirë nga ana emocionale. Mësimet vijuese i inkurajojnë nxënësit të kujdesen për trupat e tyre fizikë; të zhvillojnë modele të shëndetshme të të menduarit; të kërkojnë ndihmën e Zotit për stresin, ankthin, trishtimin dhe depresionin; dhe të krijojnë e forcojnë marrëdhëniet.
Sugjerime për ritmin mësimor: Këto mësime mund të jepen në çdo moment të vitit shkollor ose gjatë çdo jave sipas ritmit mësimor të materialit Eja, Më Ndiq. Megjithatë, mund të jetë më mirë të jepni mësimin “Ndërtimi i Forcës Emocionale te Zoti” dhe mësimet që pasojnë afër njëri-tjetrit. Kjo mund t’i ndihmojë më mirë nxënësit t’i mësojnë dhe ushtrojnë zotësitë që janë specifike për këto mësime.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Kujdesi për Trupin Tonë Fizik
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të tregojnë mirënjohje ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit duke u kujdesur për trupin e tyre fizik.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin se si ndihen për trupin e tyre dhe çfarë po bëjnë për t’u kujdesur për të. Gjithashtu, mund të përsiatin se si qëndrimet dhe veprimet e tyre ndaj trupit fizik ndikojnë në lumturinë, energjinë, prodhimtarinë dhe marrëdhëniet e tyre me Perëndinë.
-
Fletushkë: “Kujdesi për Trupin Tonë Fizik”
Ndërtimi i Forcës Emocionale te Zoti
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë siguri se Shpëtimtari do t’i përkrahë në ndërtimin e forcës fizike dhe emocionale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për situatat sfiduese nga ana emocionale me të cilat përballen, ose mund të përballen në të ardhmen dhe për atë që mund të bëjnë në ato situata. Nëse duan mund t’i diskutojnë mendimet e tyre me një prind ose pjesëtar të familjes. Mund të vini në dukje se një këndvështrim i jashtëm mund të jetë ndonjëherë i dobishëm në përballjen me sfidat emocionale.
Zhvillimi i Modeleve të Shëndetshme të të Menduarit
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të zhvillojnë vetëndërgjegjësim për mendimet e tyre dhe të përcaktojnë modele të shëndetshme të të menduarit.
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të kushtojnë vëmendje dhe të shkruajnë llojet e mendimeve që kanë kur u përgjigjen situatave sfiduese ose kur ndërveprojnë me të tjerët.
Fletushkë: “Korrigjimi i Mendimeve të Padobishme ose të Pasakta”
Mbajtja Nën Kontroll e Stresit dhe Ankthit
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë dhe ushtrojnë zotësitë për t’u drejtuar te Zoti për të mbajtur nën kontroll stresin dhe ankthin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një kohë së fundi kur u ndien të stresuar ose në ankth për diçka. Inkurajojini të përsiatin se çfarë suksesesh dhe sfidash kanë pasur me përballjen me stresin dhe ankthin.
-
Fletushkë: “Katër Nivelet e Stresit”
Përballja me Trishtimin dhe Depresionin
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyrat se si mund të marrin ndihmë për ndjenjat e trishtimit dhe depresionit.
-
Përgatitja e nxënësve: Për t’i përgatitur nxënësit të studiojnë mënyrat e përshtatshme për t’u përballur me trishtimin dhe depresionin, jepni thënien vijuese: “E dalloj se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund të më ndihmojnë kur ndihem i trishtuar ose i dëshpëruar”. Ftojini nxënësit të vlerësojnë me lutje se sa mirë gjen zbatim kjo thënie tek ata dhe me sa siguri mund t’ia thonë të tjerëve.
-
Sende për t’u paraqitur: Një figurë ose material filmik i valëve të detit
-
Fletushkë: “Kërkimi i Ndihmës”
Të Përsosemi në Jezu Krisht
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë gabimet e të menduarit që lidhen me maninë e përsosurisë dhe se si ata mund të drejtohen te Zoti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh se si mund ta përshkruajnë ndryshimin ndërmjet manisë së përsosurisë dhe përsosjes nëpërmjet Krishtit. Ata mund të përsiatin mënyrat se si mund të ndihen të tunduar të mendojnë se duhet të jenë të përsosur vetë.
-
Material filmik: “Self-Compassion” [“Dhembshuria për Veten”] (2:58); “E Korra e Papërsosur” (11:01; shikoje nga kodi kohor 2:37 deri në 3:04)
-
Fletushkë: “Të Përsosemi në Jezu Krisht”
Ndërtimi i Marrëdhënieve të Shëndetshme
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kërkojnë ndihmën e Zotit për të vendosur marrëdhënie që kontribuojnë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh marrëdhëniet e forta që kanë në jetën e tyre dhe çfarë bënë për t’i bërë të forta ato. Gjithashtu, mund të marrin parasysh të gjithë njerëzit me të cilët do të donin të zhvillonin ose forconin një marrëdhënie dhe të mendojnë për mënyrat për ta bërë këtë.
-
Material filmik: “Of Things That Matter Most” [“Për Gjërat që Kanë më Shumë Rëndësi”] (19:12; shikoje nga kodi kohor 12:35 deri në 12:56)
-
Fletushkë: “Shembuj të Marrëdhënieve Kuptimplota në Historinë e Kishës dhe te Doktrina e Besëlidhjet”
-
Materiale për nxënësit: Një shirit letre për secilin nxënës