Eja, Më Ndiq
Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar


“Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Pamja
familje duke luajtur një lojë

Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar

Ja disa ide që do t’ju ndihmojnë për t’i nxitur anëtarët e klasës ta studiojnë fjalën e Perëndisë në shtëpi si individë dhe si familje. Jini të ndjeshëm ndaj faktit që jo të gjithë anëtarët e klasës mund t’i studiojnë shkrimet e shenjta me familjet e tyre (për shembull, disa anëtarë jetojnë vetëm ose në familje që janë pjesërisht anëtare).

  • Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë përvoja që patën teksa i studiuan shkrimet e shenjta në shtëpi. Për shembull, ju mund t’u kërkoni atyre të flasin për një varg që iu la mbresë dhe të shpjegojnë përse iu duk kuptimplotë.

  • Kërkojuni anëtarëve të klasës të japin shembuj të asaj që po bëjnë për ta bërë studimin vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta më kuptimplotë. (Disa ide mund të gjenden nën titullin “Ide për ta Përmirësuar Studimin Tuaj Vetjak të Shkrimeve të Shenjta” dhe “Ide për ta Përmirësuar Studimin Tuaj Familjar të Shkrimeve të Shenjta” te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.)

  • Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë se si vepruan sipas mbresave që i morën gjatë studimit të tyre vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta.

  • Kaloni disa minuta kohë për t’u treguar anëtarëve të klasës disa prej burimeve që ka siguruar Kisha për t’i ndihmuar anëtarët që ta studiojnë ungjillin, të tilla si ndihmat për studimin e shkrimit të shenjtë që gjenden te scriptures.ChurchofJesusChrist.org; “Histori të Shkrimeve të Shenjta” që gjenden te children.ChurchofJesusChrist.org; përmbajtja e përqendruar te rinia në youth.ChurchofJesusChrist.org; manuale të seminarit dhe institutit; si dhe materiale filmike, regjistrime zanore dhe figura që gjenden te medialibrary.ChurchofJesusChrist.org. Shumë prej këtyre burimeve gjenden gjithashtu te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  • Shpenzoni disa minuta për të shpjeguar se si përdoret programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për t’i studiuar shkrimet e shenjta, përfshirë mënyrën se si shenjohen vargjet dhe mbahen shënim mbresat.

  • Ftoni një ose më shumë anëtarë të klasës që të tregojnë se si e kanë dhënë mësim një parim të caktuar të ungjillit në familjet e tyre.