Eja, Më Ndiq
Një Model për Mësimdhënien


“Një Model për Mësimdhënien”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“Një Model për Mësimdhënien”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Pamja
klasë të rinjsh në Shkollën e së Dielës

Një Model për Mësimdhënien

Në këtë burim ju do të gjeni modelin trihapësh që vijon, të përsëritur në secilin përvijim të mësimit: ftojini të tregojnë, jepeni mësim doktrinën dhe nxiteni të mësuarit në shtëpi. Teksa jepni mësim, elementet e këtij modeli mund të mbivendosen ose të ndodhin në një rend të ndryshëm. Për shembull, merrni parasysh që të treguarit është një mundësi për të dhënë mësim doktrinën dhe mësimdhënia e doktrinës duhet të përfshijë ftesa për të treguar. Po ashtu, nxitja e të mësuarit në shtëpi mund të ndodhë gjatë gjithë diskutimit në klasë. Lejoni që përshtatjet në këtë model të ndodhin natyrshëm, duke ndjekur nxitjet e Shpirtit që të plotësohen nevojat e njerëzve të cilëve u jepni mësim.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Si pjesë e çdo ore mësimore, ftojini anëtarët e klasës që të tregojnë ide dhe përvoja që i patën gjatë javës së shkuar teksa i studiuan shkrimet e shenjta si individë e familje dhe teksa e vunë në jetë atë që lexuan. Ndihmojini anëtarët e klasës ta kuptojnë se të mësuarit e tyre vetjak jashtë orës mësimore është i rëndësishëm. Kthimi i tyre individual në besim do të vijë jo vetëm nëpërmjet të mësuarit të dielën, por edhe nëpërmjet përvojave të tyre të përditshme. Kur anëtarët e klasës i dëgjojnë përvojat e njëri‑tjetrit, ata kanë më shumë të ngjarë të frymëzohen që të kërkojnë përvoja të ngjashme për veten e tyre.

Jo çdo njeri do t’i ketë lexuar kapitujt për secilin mësim, madje dhe disa që i lexuan, mund të mos ndihen rehat për të treguar. Sigurohuni që të gjithë anëtarët e klasës të ndihen se janë një pjesë e çmuar e orës mësimore, pavarësisht nëse ata kanë diçka për të treguar ose jo.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Ju dhe anëtarët e klasës suaj duhet të përqendroheni te doktrina – të vërtetat e përjetshme të ungjillit – që gjendet në fragmentet e caktuara të shkrimeve të shenjta. Teksa diskutoni për doktrinën nga shkrimet e shenjta, çfarë vargjesh, citimesh, përvojash, pyetjesh dhe burimesh shtesë mund të tregoni? Si mund t’i përdorni këto burime për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të zbulojnë dhe kuptojnë parime të ungjillit? Si mund t’i nxitni anëtarët e klasës të shënojnë e të veprojnë sipas mendimeve dhe mbresave që marrin?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Në fund të mësimit shpenzoni një çast që të shikoni paraprakisht diskutimin e javës së ardhshme. Merreni në shqyrtim mënyrën se si t’i frymëzoni anëtarët e klasës që të vazhdojnë të mësojnë nga Libri i Mormonit në shtëpi, si individualisht ashtu edhe me familjet e tyre.