Dhiata e Re 2023
4–10 Shtator. 1 Korintasve 14–16: “Perëndia Nuk Është Perëndi Trazimi, por Paqtimi”


“4–10 Shtator. 1 Korintasve 14–16: ‘Perëndia Nuk Është Perëndi Trazimi, por Paqtimi’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“4–10 Shtator. 1 Korintasve 14–16”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
vaskë pagëzimi në tempull

4–10 Shtator

1 Korintasve 14–16

“Perëndia Nuk Është Perëndi Trazimi, por Paqtimi”

Ndërsa lexoni te 1 Korintasve 14–16, Fryma e Shenjtë do t’ju ndihmojë të dini se çfarë t’u mësoni fëmijëve në klasën tuaj. Shqyrtojeni këtë përvijim të mësimit për ide të mëtejshme.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ju mund ta filloni mësimin e kësaj jave duke lexuar me zë të lartë te 1 Korintasve 14:26. Vini në dukje se kur ne mblidhemi së bashku në kishë, ne mund t’i lartësojmë shpirtërisht (ose ngremë dhe ndihmojmë) të tjerët kur flasim për gjërat që po mësojmë. Pyetini fëmijët se çfarë mund të thonë për ta lartësuar shpirtërisht dikë në klasë sot.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

1 Korintasve 15:12–22

Unë mund të jetoj me Atin Qiellor pasi të vdes, ngaqë Jezu Krishti u ringjall.

Si mund t’u mësoni fëmijëve se, ngaqë Jezu Krishti u ringjall, ne mund të jetojmë përsëri?

Veprimtari të Mundshme

  • Përsëriteni disa herë me fëmijët frazën vijuese: “Të gjithë do të ngjallen në Krishtin” (1 Korintasve 15:22). Paraqitni një figurë të Shpëtimtarit të ringjallur (shih përvijimin e mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet) ose shfaqni materialin filmik “Jesus Is Resurrected” [“Jezusi u Ringjall”] (ChurchofJesusChrist.org). Shpjegoni që një ditë ne të gjithë do të vdesim, por ngaqë Jezusi u ringjall, ne të gjithë do të kthehemi në jetë pasi të vdesim.

  • Tregojuni fëmijëve një xhaketë, e cila përfaqëson trupat tanë fizikë. Kur jemi gjallë, shpirtrat tanë janë në trupat tanë dhe trupat tanë mund të lëvizin (visheni xhaketën). Kur vdesim, shpirtrat tanë i lënë trupat tanë fizikë dhe trupat tanë nuk mund të lëvizin (hiqeni xhaketën dhe vendoseni në një tavolinë ose karrige për të përfaqësuar një trup pa shpirtin e tij). Kur ringjallemi, shpirtrat tanë iu kthehen trupave tanë (visheni përsëri xhaketën) dhe ata nuk ndahen më kurrë. Lërini fëmijët që me radhë ta veshin dhe ta heqin xhaketën ndërsa një fëmijë tjetër shpjegon atë çfarë ndodh kur ringjallemi.

1 Korintasve 15:29

Unë mund të pagëzohem për njerëzit që vdiqën.

Ndërkohë që fëmijët përgatiten për vetë pagëzimet e tyre, merreni parasysh se si mund t’i ndihmoni ata ta presin me dëshirë edhe mundësinë që të pagëzohen për të vdekurit.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë rreth gjërave që nuk mund t’i bëjnë dot vetë. Kush i ndihmon ata që t’i bëjnë këto gjëra? Paraqitni një figurë të një prej paraardhësve tuaj që vdiq pa u pagëzuar. Tregojuni fëmijëve për këtë person dhe shpjegoni se ky person ka nevojë për ndihmën tonë që të pagëzohet.

  • Pyetini fëmijët nëse kanë ndonjë pjesëtar të familjes që ka qenë në tempull për të kryer pagëzime për të vdekurit. Paraqitni figura të një vaske pagëzimi në tempull. Pyetini fëmijët nëse e dinë se çfarë ndodh këtu. Shpjegoni se në tempull ne mund të pagëzohemi për njerëzit që kanë vdekur pa u pagëzuar. Atëherë ata njerëz mund të zgjedhin që ta pranojnë apo jo pagëzimin.

1 Korintasve 15:40–41

Ati Qiellor dëshiron që unë të jetoj me Të në mbretërinë çelestiale.

Si mund t’u jepni mësim fëmijëve rreth mbretërisë çelestiale, terrestriale dhe telestiale? Këto veprimtari mund të ndihmojnë.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë çelestiale, terrestriale dhe telestiale. Ndihmojini fëmijët të mësojnë që t’i thonë këto fjalë.

  • Paraqitni figura të diellit, hënës dhe yjeve. Ftojini fëmijët që t’i vendosin ato sipas radhës nga më e shndritshmja te më pak e shndritshmja. Lexojuni fëmijëve vargjet te 1 Korintasve 15:40–41 (shih edhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, 1 Korintasve 15:40, tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta). Shpjegoni se dielli, hëna dhe yjet përfaqësojnë mbretëritë në të cilat ne mund të jetojmë pasi të ringjallemi. Në mbretërinë çelestiale, ne mund të jetojmë me Atin Qiellor.

  • Jepuni fëmijëve për të ngjyrosur një kopje të faqes së veprimtarisë së kësaj jave. Ndërkohë që po ngjyrosin, tregojuni për ndjenjat tuaja rreth Shpëtimtarit dhe çfarë ka bërë Ai për ta bërë të mundur që ne të jetojmë me Atin Qiellor përsëri.

Pamja
agim

“Tjetër është lavdia e diellit” (1 Korintasve 15:41).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

1 Korintasve 15:12–22

Për shkak të Jezu Krishtit dhe Ringjalljes së Tij, unë do të ringjallem.

A e kuptojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim, rëndësinë e Ringjalljes së Jezu Krishtit? Këto ide mund të jenë të dobishme.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët që me radhë t’i lexojnë vargjet te 1 Korintasve 15:12–22, duke kërkuar përgjigje për pyetjen: “Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishte ringjallje?”

  • Ftojini fëmijët ta interpretojnë me role mënyrën se si t’ia shpjegojnë ringjalljen një personi. Për ide, ata mund të rishikojnë një këngë rreth Ringjalljes së Shpëtimtarit, të tillë si “Jezusi a Jetoi Sërish?” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 45). Shihni edhe materialin filmik “Until We Meet Again” [“Kur Prap’ t’Takohemi”] (ChurchofJesusChrist.org). Jepni dëshminë tuaj për Ringjalljen e Jezu Krishtit.

1 Korintasve 15:12–13, 20–22, 29

Unë mund të përgatitem që të shkoj në tempull për t’u pagëzuar për të vdekurit.

Pagëzimi për të vdekurit është një punë e gëzueshme dashurie në emër të paraardhësve tanë. Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të përgatiten për të marrë pjesë në këtë punë?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni te 1 Korintasve 15:29. Çfarë po bënin shenjtorët në kohën e Palit që e bëjmë edhe ne sot? Pyetini fëmijët për arsyen pse pagëzohemi për të vdekurit. Nëse është e nevojshme, shpjegoni se shumë prej paraardhësve tanë nuk e patën mundësinë që të pagëzoheshin dhe konfirmoheshin gjatë kësaj jete. Në tempull, ne mund të pagëzohemi dhe konfirmohemi për ta.

  • Disa ditë përpara orës mësimore, kërkojini një prindi të njërit prej fëmijëve që ta ndihmojë fëmijën e vet të vijë i përgatitur për të folur për pemën e vet familjare ose për të treguar një histori rreth një paraardhësi. Ju gjithashtu mund të flisni për paraardhësit tuaj.

  • Ftojeni një anëtar të peshkopatës ose një të ri apo të re në lagjen tuaj të tregojë disa gjëra që mund t’i bëjnë fëmijët, që të përgatiten për të hyrë në tempull. Kërkojuni fëmijëve të shtojnë idetë e tyre. Ftojini që të vendosin një synim për të shkuar në tempull një ditë.

1 Korintasve 15:40–41

Pasi të ringjallem, unë mund të jetoj në mbretërinë çelestiale.

Për t’u mësuar korintasve rreth trupit që do të marrim në ringjallje, Pali përmendi tri shkallë lavdie: çelestiale, terrestriale dhe telestiale.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni vargjet te 1 Korintasve 15:40–41 dhe ftojeni një fëmijë të vizatojë një diell, hënë dhe yll në tabelë. Kërkojuni anëtarëve të klasës të përcaktojnë se cili lloj trupi i ringjallur simbolizohet nga secili vizatim.

  • Këndoni së bashku një këngë që lidhet me këtë temë, të tillë si “Zoti Më Dha një Tempull” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 73). Ose shfaqni materialin filmik “Our Eternal Life” [“Jeta Jonë e Përjetshme”] (ChurchofJesusChrist.org). Çfarë na mëson kënga ose materiali filmik rreth përgatitjes për të jetuar në lavdinë çelestiale?

  • Shpjegoni se Jozef Smithi pati një vegim në të cilin ai pa tri mbretëritë të cilat përputheshin me llojin e trupave qiellorë që përshkroi Pali. Ndihmojini fëmijët të gjejnë fraza nga Doktrina e Besëlidhje 76:50–53, 70; 76:71–79; 76:81–82, të cilat i përshkruajnë këto tri mbretëri.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’u kërkojnë prindërve që t’u tregojnë një histori rreth njërit prej paraardhësve të tyre. Ata mund t’ia tregojnë historinë klasës javën e ardhshme.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Nxitini fëmijët të bëjnë pyetje. “Përpiquni t’i shihni pyetjet e [fëmijëve] si mundësi, jo si shpërqendrime ose pengesa në mësimin tuaj. … Pyetje të tilla ju japin ide të vlefshme për atë që fëmijët po mendojnë, çfarë shqetësimesh kanë dhe se si po reagojnë ndaj gjërave që po mësojnë. Ndihmojini të kuptojnë se përgjigjet e pyetjeve të tyre mund të gjenden në shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të gjallë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25–26).