Dhiata e Vjetër 2022
12–18 Shtator. Isaia 13–14; 24–30; 35: “Mrekulli dhe Çudi”


“12–18 Shtator. Isaia 13–14; 24–30; 35: ‘Mrekulli dhe Çudi’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“12–18 Shtator. Isaia 13–14; 24–30; 35”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022

Pamja
Jozef Smithi duke parë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në Korijen e Shenjtë

Korija e Shenjtë, nga Brent Borup

12–18 Shtator

Isaia 13–14; 24–3035

“Mrekulli dhe Çudi”

Presidentja Boni H. Kordën dha mësim: “Shkrime të shenjta e ndriçojnë mendjen tonë, e ushqejnë shpirtin tonë, u japin përgjigje pyetjeve tona, e rritin besimin tonë te Zoti dhe na ndihmojnë ta përqendrojmë jetën tonë tek Ai” (“Kini Besim te Zoti dhe Mos u Anoni”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 7).

Shënojini Mbresat Tuaja

Një nga gjërat që Zoti u kërkon profetëve që të bëjnë, është të paralajmërojnë për pasojat e mëkatit. Në rastin e profetëve të Dhiatës së Vjetër, kjo shpesh do të thoshte që t’u tregoje tiranëve të fuqishëm të mbretërive të mëdha se ata duhej të pendoheshin ose të shkatërroheshin. Ishte një detyrë e rrezikshme, por Isaia ishte i patrembur dhe paralajmërimet e tij ndaj mbretërive të kohës së tij – përfshirë Izraelin, Judën dhe kombet përreth – ishin të guximshme (shih Isaia 13–23).

Megjithatë, Isaia gjithashtu kishte një mesazh shprese. Edhe pse shkatërrimet e profetizuara përfundimisht erdhën mbi këto mbretëri, Isaia parashikoi një mundësi për rivendosje dhe përtëritje. Zoti do ta ftonte popullin e Tij të kthehej tek Ai. Ai do të bënte që “vendi i thatë … të bëhe[j] pellg dhe toka e etur për ujë burim ujërash” (Isaia 35:7). Ai do të kryente një “mrekulli dhe çudi” (Isaia 29:14), duke i rivendosur Izraelit bekimet që Ai i kishte premtuar. As Isaia dhe asnjë njeri tjetër i gjallë në atë kohë nuk jetoi për ta parë këtë mrekulli. Por ne po e shohim sot përmbushjen e saj përfundimtare. Në fakt, ne jemi pjesë e saj!

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Isaia 13:1–11, 19–22; 14:1–20

Mbretëritë e liga të botës dhe tiranët e tyre do të bien.

Isaia 13–14 quhet “profecia mbi” (një mesazh profetik për) Babiloninë (Isaia 13:1). Dikur një mbretëri e madhe me tiranë të fuqishëm, tani Babilonia konsiderohet një histori e lashtë. Pra, përse mesazhi për Babiloninë është i rëndësishëm për ne sot? Në shkrimet e shenjta, Babilonia simbolizon krenarinë, gjërat e botës dhe mëkatin dhe sot ne jemi të rrethuar nga të gjitha këto. Mendoni për këtë simbolizëm ndërsa lexoni tek Isaia 13:1–11, 19–22; 14:1–20. Mund të merrni gjithashtu parasysh pyetje si këto:

  • Si janë paralajmërimet e Isaias ndaj Babilonisë të ngjashme me profecitë për botën përpara Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit? (Shih Isaia 13:1–11; Doktrina e Besëlidhje 45:26–42.)

  • Çfarë ngjashmërish shihni midis krenarisë së mbretit të Babilonisë dhe krenarisë së Satanit? (Shih Isaia 14:4–20; Moisiu 4:1–4.) Çfarë paralajmërimesh gjeni për veten në këto vargje?

  • Në ç’mënyrë Shpëtimtari i siguron “prehje lodhjes sate, shqetësimit tënd”? (Isaia 14:3.)

Pamja
Jezusi me veshje të kuqe

Ai Vjen Përsëri për të Sunduar dhe Mbretëruar, nga Mary R. Sauer

Isaia 24:21–23; 25:6–8; 26:19; 28:16

Shkrimet e Isaias më drejtojnë te Jezu Krishti.

Mësimet e Isaias shpesh i referohen misionit të Shpëtimtarit, përfshirë flijimin e Tij shlyes, Ringjalljen dhe Ardhjen e Dytë. Cilat aspekte të misionit të Tij ju vijnë në mendje ndërsa lexoni vargjet në vijim: Isaia 24:21–23; 25:6–8; 26:19; 28:16? Çfarë fragmentesh të tjera gjeni që ju kujtojnë Shpëtimtarin?

Shih edhe Isaia 22:22–25.

Isaia 24:1–12; 28:7–8; 29:7–10; 30:8–14

Braktisje do të thotë të largohesh nga Zoti dhe profetët e Tij.

Për të na paralajmëruar për pasojat e largimit nga Zoti dhe të refuzimit të profetëve të Tij, Isaia përdori një larmi metaforash. Këto përfshijnë një tokë të zbrazët (Isaia 24:1–12), dehje (Isaia 28:7–8), uri dhe etje (Isaia 29:7–10) dhe një mur ose enë të copëtuar (Isaia 30:8–14). Bazuar tek ajo që lexuat në këto vargje, përse është e rëndësishme që t’i mbajmë besëlidhjet tona? Merrni parasysh atë që po bëni për të qëndruar të vërtetë ndaj Zotit dhe shërbëtorëve të Tij.

Shih edhe M. Rasëll Ballard, “Qëndroni Brenda në Barkë dhe Mbahuni!Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 89–92; Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Apostasy” [“Braktisja”], topics.ChurchofJesusChrist.org.

Isaia 29; 30:18–2635

Zoti mund t’i rivendosë gjërat që kanë humbur ose janë copëtuar.

Kur njerëzit ose shoqëritë largohen nga Zoti, Satani dëshiron që ne të mendojmë se pasojat janë të pakthyeshme. Megjithatë, Isaia përshkroi disa prej gjërave të mrekullueshme që Zoti do të bëjë kur njerëzit të pendohen dhe të kthehen tek Ai. Çfarë mësoni nga kapitujt tek Isaia 29:13–24; 30:18–2635 rreth Zotit, dashurisë së Tij dhe fuqisë së Tij?

Një mënyrë se si Zoti e ka shfaqur fuqinë e Tij në kohën tonë, është nëpërmjet Rivendosjes së ungjillit të Tij. Isaia 29 përmban disa fragmente që janë shumë të ngjashme me ngjarjet e asaj Rivendosjeje. Për shembull:

Çfarë mendimesh ose mbresash keni rreth Rivendosjes së ungjillit ndërsa i lexoni këto fragmente?

Shih edhe “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org).

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Isaia 25:4–9.A e ka përjetuar ndonjëherë familja juaj bekimin e një strehe të sigurt gjatë një stuhie ose e një strehe për hije në një ditë të nxehtë vere? (Shih vargun 4.) Flisni për këtë ndërsa i lexoni këto vargje dhe përshkrime të tjera të Zotit që gjenden tek Isaia 25:4–9. Si është Zoti i ngjashëm me këto gjëra?

Isaia 25:8–9; 26:19.Paraqitja e figurave të Shpëtimtarit në Gjetseman, në kryq dhe pas Ringjalljes së Tij, mund ta ndihmojë familjen tuaj të kuptojë lidhjet midis këtyre vargjeve dhe Jezu Krishtit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 56, 57, 5859). Ftojeni familjen tuaj të tregojë arsyen përse ata “gëzohe[n] në shpëtimin e tij” (Isaia 25:9).

Isaia 29:11–18.Këto vargje mund ta ndihmojnë familjen tuaj të diskutojë për “mrekulli[në] dhe çudi[në]” (vargu 14) e Rivendosjes së ungjillit dhe daljes në dritë të Librit të Mormonit. Përse këto gjëra janë plot mrekulli dhe çudi për ne? Ftojini pjesëtarët e familjes të gjejnë sende në shtëpinë tuaj që përfaqësojnë bekimet e mrekullueshme të Rivendosjes.

Isaia 35.Familja juaj mund të kënaqet duke vizatuar figurat në këtë kapitull, të cilat na ndihmojnë të kuptojmë se si Jezu Krishti po e ndërton Sionin në kohën tonë. Çfarë mësojmë nga këto figura? Çfarë mund të bëjmë që të ndihmojmë për ta ndërtuar Sionin?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Në një Pranver’ të Art’”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 57.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Lërini fëmijët ta shprehin aftësinë e tyre krijuese. Kur fëmijët krijojnë diçka që lidhet me një parim të ungjillit, ajo i ndihmon ta kuptojnë më mirë parimin. Lejojini ata të ndërtojnë, vizatojnë, ngjyrosin, shkruajnë dhe krijojnë. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25.)

Pamja
Maria dhe Gjoni duke parë Jezusin në kryq

“Ja, ky është Perëndia ynë: tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë” (Isaia 25:9). James Tissot (French, 1836–1902). Grua, ja Biri Yt (Stabat Mater), 1886–1894. Akuarel opak mbi grafik në letër të endur gri, Figura: 11 11/16 x 6 in. (29.7 x 15.2 cm). Muzeu i Bruklinit, Blerë me fonde të mbledhura nga abonimet e publikut, 00.159.300