Dhiata e Vjetër 2022
27 Dhjetor – 2 Janar. Moisiu 1; Abraham 3: “Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime”


“27 Dhjetor – 2 Janar. Moisiu 1; Abraham 3: ‘Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“27 Dhjetor – 2 Janar. Moisiu 1; Abraham 3”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022

Pamja
pamje e yjeve në hapësirë

27 Dhjetor – 2 Janar

Moisiu 1; Abraham 3

“Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime”

Ndërsa lexoni ato që Perëndia iu tha Moisiut dhe Abrahamit, përsiatni se çfarë Ai mund të jetë duke ju thënë juve gjithashtu.

Shënojini Mbresat Tuaja

Bibla fillon me fjalët: “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën” (Zanafilla 1:1). Por, çfarë ishte atje përpara këtij “fillim[i]”? Dhe përse Perëndia e krijoi të gjithë këtë? Nëpërmjet Profetit Jozef Smith, Zoti ka hedhur dritë mbi këto pyetje.

Për shembull, Ai na dha analin e një vegimi në të cilin Abrahami pa ekzistencën tonë si shpirtra “përpara se bota të ishte” (shih Abraham 3:22–28). Zoti na dha gjithashtu një përkthim të frymëzuar ose rishikim të gjashtë kapitujve të parë të Zanafillës, të quajtur libri i Moisiut – i cili nuk fillon me “në fillim”. Në vend të kësaj, ai fillon me një përvojë që pati Moisiu, e cila siguron një kontekst për historinë e mirënjohur të Krijimit. Së bashku, këto shkrime të shenjta të ditëve të mëvonshme janë një vend i mirë për ta filluar studimin tonë të Dhiatës së Vjetër, sepse ato trajtojnë disa pyetje themelore që mund t’i japin kontekst leximit tonë: Kush është Perëndia? Kush jemi ne? Cila është vepra e Perëndisë dhe cili është vendi ynë në të? Kapitujt hyrës të Zanafillës mund të shihen si përgjigje e Zotit ndaj kërkesës së Moisiut: “Ji i mëshirshëm për shërbëtorin tënd, O Perëndi, dhe më trego lidhur me këtë tokë dhe banorët e saj, dhe gjithashtu qiejt” (Moisiu 1:36).

Pamja
Learn More image
Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Moisiu 1

Si një fëmijë i Perëndisë, unë kam një fat hyjnor.

Presidenti Diter F. Uhtdorf dha mësim: “Shumë prej pështjellimit që përjetojmë në këtë jetë, vjen ngaqë thjesht nuk e kuptojmë se cilët jemi” (“Reflektimi në Ujë” [mbrëmje rreth vatrës e Sistemit Arsimor të Kishës për të rinjtë në moshë madhore, 1 nëntor 2009], ChurchofJesusChrist.org). Ati Qiellor e di këtë dhe po kështu edhe Satani. Mesazhi i parë i Perëndisë drejtuar Moisiut përfshinte të vërtetat “ti je biri im” dhe “ti je në ngjashmërinë e të Vetëmlindurit tim” (Moisiu 1:4, 6). Në dallim nga kjo, Satani iu drejtua Moisiut thjesht si “biri i njeriut” (Moisiu 1:12). Si do të ishin jeta dhe vendimet tuaja ndryshe nëse do të mendonit për veten tuaj ashtu siç dëshiron Satani që ju të mendoni, si një “bir [ose bijë] i njeriut”? Si e bekon jetën tuaj dijenia dhe të kujtuarit se ju jeni një fëmijë i Perëndisë?

Cilat vargje ose fraza te Moisiu 1 ju japin një ndjesi të vlerës suaj hyjnore?

Pamja
Jezu Krishti mes yjeve

Krishti dhe Krijimi, nga Robert T. Barrett

Moisiu 1:12–26

Unë mund t’i bëj ballë ndikimit të Satanit.

Siç tregohet qartë te Moisiu 1, përvojat e fuqishme shpirtërore nuk na përjashtojnë nga tundimi. Në fakt, një nga taktikat e Satanit është të na tundojë që t’i vëmë në dyshim ato përvoja ose ato gjëra që kemi mësuar prej tyre. Ndërsa lexoni për përgjigjen e Moisiut ndaj Satanit në vargjet 12–26, çfarë mësoni që mund t’ju ndihmojë të qëndroni të vërtetë ndaj dëshmisë që keni marrë? Çfarë ju ndihmon t’u bëni ballë tundimeve të tjera të Satanit? (Shih, për shembull, vargjet 15 dhe 18.)

Bazuar në atë që mësoni, ju mund të bëni një plan për t’i bërë ballë tundimit. Për shembull, ju mund të plotësoni thënien: “Kur tundohem të , unë do të ”.

Shih edhe Mateu 4:1–11; Helamani 5:12; Geri E. Stivenson, “Mos më Mashtro”, Liahona, nëntor 2019, f. 93–96; “I Am a Son of God” [“Unë Jam një Bir i Perëndisë”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org.

Moisiu 1:27–39; Abraham 3

Vepra dhe lavdia e Perëndisë është të më ndihmojë mua që të fitoj jetë të përjetshme.

Pasi pa një vegim të krijimeve të Perëndisë, Moisiu i bëri një kërkesë Zotit: “Më trego … përse këto gjëra janë kështu” (Moisiu 1:30). Çfarë ju bën përshtypje rreth përgjigjes së Zotit te Moisiu 1:31–39?

Abrahami pati gjithashtu një përvojë vegimtare, të shënuar tek Abraham 3. Çfarë gjeni te vargjet 22–26 që mund të ndihmojë për t’i dhënë përgjigje kërkesës së Moisiut?

Merreni parasysh të renditni të vërteta të tjera që Moisiu dhe Abrahami i mësuan në vegimet e tyre: të vërteta për Perëndinë, për veten e tyre dhe për qëllimet e krijimeve të Perëndisë. Si ndikojnë këto të vërteta në mënyrën se si e shihni veten tuaj dhe botën rreth jush?

Shih edhe Diter F. Uhtdorf, “Ju Keni Rëndësi për Të”, Liahona, nëntor 2011, f. 19–22; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Jetë Para Lindjes”, topics.ChurchofJesusChrist.org.

Abraham 3:22–23

A kishte të tjerë përveç Abrahamit që “u zgjodh[ën] përpara se të lindesh[in]”?

“Në botën e shpirtrave para lindjes, Perëndia emëroi shpirtra të caktuar që të përmbushnin misione të veçanta gjatë jetës së tyre në vdekshmëri. Ky quhet parashugurim. … Doktrina e parashugurimit zbatohet për të gjithë anëtarët e Kishës, jo vetëm për Shpëtimtarin dhe profetët e Tij” (Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Foreordination” [“Parashugurim”], topics.ChurchofJesusChrist.org).

Si i morëm librat e Moisiut dhe të Abrahamit?

Libri i Moisiut është pjesa e parë e përkthimit të frymëzuar të Biblës prej Jozef Smithit. Libri i Abrahamit iu zbulua Jozef Smithit gjatë punës së tij me papiruset egjiptiane. Këta libra, që gjenden sot në Perlën me Vlerë të Madhe, japin shumë informacione rreth Moisiut, Abrahamit dhe profetëve të tjerë që nuk gjenden në Dhiatën e Vjetër. Për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si i morëm këta libra, shih “Joseph Smith Translation of the Bible” (Church History Topics [Tema të Historisë së Kishës], ChurchofJesusChrist.org/study/history/topics) dhe “Translation and Historicity of the Book of Abraham” (Gospel Topics [Tema të Ungjillit], topics.ChurchofJesusChrist.org).

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Moisiu 1:2–6; Abraham 3:11–12.Ju mund t’i ftoni pjesëtarët e familjes të kërkojnë fraza në këngën “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3) që lidhen me të vërtetat që u dhanë mësim në këto shkrime të shenjta.

Moisiu 1:4, 30–39.A do t’i pëlqente familjes suaj të shikonte disa nga “punë[t] e duarve të [Perëndisë]”? (Vargu 4.) Ndoshta ju mund t’i lexoni këto vargje në një park ose nën dritën e yjeve natën. Më pas ju mund të bisedoni rreth arsyes pse Perëndia e krijoi botën dhe rreth mënyrës se si marrim pjesë në “vepr[ën] dhe lavdi[në e Tij]” (vargu 39).

Moisiu 1:18.Çfarë këshille mund të japim për ta ndihmuar njëri‑tjetrin që të “gjykoj[më] midis” Perëndisë dhe Satanit? (Shih edhe Moroni 7:12–18; Doktrina e Besëlidhje 50:23–24.)

Abraham 3:24–26.Ju mund t’u jepni pjesëtarëve të familjes një detyrë argëtuese por sfiduese, e cila u lejon të provojnë se mund të ndjekin udhëzime, të tilla si palosja e një letre në formë aeroplani ose ndjekja e një recete. Si është e ngjashme kjo veprimtari me qëllimin e jetës sonë në vdekshmëri, siç përshkruhet në këto vargje?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Fëmi i Per’ndis’ Jam”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Kërkoni të vërtetat e ungjillit. Në shkrimet e shenjta, nganjëherë të vërtetat e ungjillit shprehen drejtpërsëdrejti; nganjëherë ato nënkuptohen nëpërmjet një shembulli apo historie. Pyeteni veten: “Cila e vërtetë e përjetshme jepet mësim në këto vargje?”

Pamja
Moisiu duke e urdhëruar Satanin që të largohet

Moisiu e Mposht Satanin, nga Joseph Brickey