Dhiata e Re 2023
2–8 Tetor. Efesianëve: “Për Përsosjen e Shenjtorëve”


“2–8 Tetor. Efesianëve: ‘Për Përsosjen e Shenjtorëve’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023 (2022)

“2–8 Tetor. Efesianëve”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2023

Pamja
një familje duke parë fotografi

2–8 Tetor

Efesianëve

“Për Përsosjen e Shenjtorëve”

A shihni ndonjë lidhje midis mesazheve në konferencën e përgjithshme dhe letrës së Palit drejtuar efesianëve?

Shënojini Mbresat Tuaja

Kur ungjilli filloi të përhapej në Efes, ai shkaktoi “një trazirë [të] madhe” (Veprat e Apostujve 19:23) midis efesianëve. Tregtarët vendas të cilët prodhonin tempuj për një perëndeshë pagane, e shihnin krishterimin si një kërcënim për jetesën e tyre dhe shpejt “ata u mbushën me inat, … dhe gjithë qyteti u mbush me rrëmujë” (shih Veprat e Apostujve 19:27–29). Përfytyroni sikur jeni një i sapokthyer në besim në ungjill në një mjedis të tillë. Shumë efesianë e pranuan dhe e jetuan ungjillin mes kësaj “ngjarje[je]” (Veprat e Apostujve 19:40) dhe Pali i siguroi ata se “Krishti … është paqja jonë” (Efesianëve 2:13–14). Këto fjalë, së bashku me ftesën e tij për “t[a] flak[ur] larg [nesh] çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë, dhe shpifje” (Efesianëve 4:31) duken po aq në kohën e duhur dhe ngushëlluese tani saç ishin edhe atëherë. Për efesianët, ashtu edhe për secilin prej nesh, forca për t’u përballuar me fatkeqësinë vjen “në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij” (shih Efesianëve 6:10–13).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Efesianëve 1:4–11, 17–19

Perëndia më zgjodhi, ose parashuguroi, për të përmbushur përgjegjësi të caktuara në tokë.

Pali foli për shenjtorë që ishin “paracaktuar” nga Perëndia dhe “zgj[edhur] … përpara se të themelohej bota” për të qenë populli i Tij. Megjithatë, siç vërejti Presidenti Henri B. Ajring, kjo nuk do të thotë se “Perëndia duhet ta ketë përcaktuar që përpara se cilin nga fëmijët e Tij do ta shpëtojë duke ia bërë të mundur ungjillin atyre, ndërkohë që ata, të cilët nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për ungjillin, thjesht nuk janë ‘të zgjedhur’. … Plani i Perëndisë është shumë herë më i dashur dhe më i drejtë se aq. Ati ynë Qiellor është i shqetësuar për ta mbledhur dhe për ta bekuar të gjithë familjen e Tij” (“Të Mbledhës Familjen e Perëndisë”, Liahona, maj 2017, f. 20). Të gjithë fëmijët e Perëndisë mund ta pranojnë ungjillin dhe ordinancat e tij për shkak të punës së kryer për të vdekurit në tempujt e shenjtë.

Megjithëse askush nuk është i paracaktuar për t’u shpëtuar apo jo, zbulesa moderne na mëson se disa nga fëmijët e Perëndisë u zgjodhën, ose u “paracaktua[n]”, në botën para lindjes për të përmbushur përgjegjësi të caktuara për të realizuar qëllimet e Perëndisë në tokë. Ndërsa lexoni tek Efesianëve 1 dhe Gospel Topics [Temat e Ungjillit], “Foreordination” [“Parashugurimi”] (topics.ChurchofJesusChrist.org), përsiatni se si kjo e vërtetë gjen zbatim për ju.

Efesianëve 1:10

Perëndia do t’i “sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat ”.

Si mendoni, përse koha jonë quhet “periudha ungjillore e plotësisë së kohëve”? Çfarë mund të nënkuptojë fraza t’i “sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat”? Ndërsa i përsiatni këto fraza, lexoni shkrimet e shenjta vijuese: Efesianëve 4:13; 2 Nefi 30:7–8; Doktrina e Besëlidhje 110:11–16; 112:30–32; 128:18–21. Ju mund të ndiheni të frymëzuar që t’i shkruani vetë shpjegimet tuaja të këtyre frazave.

Shih edhe Dejvid A. Bednar, “T’i Sjellim në një Krye të Vetëm, në Krishtin, Të Gjitha Gjërat”, Liahona, nëntor 2018, f. 21–24.

Efesianëve 2:19–22; 3:1–7; 4:11–16

Kisha është e themeluar mbi apostuj e profetë, dhe Jezu Krishti është guri kryesor i qoshes.

Sipas kapitujve tek Efesianëve 2:19–22; 3:1–7; 4:11–16, përse kemi profetë dhe apostuj? Mendoni për mesazhet nga profetët dhe apostujt që i dëgjoni gjatë konferencës së përgjithshme. Si i përmbushin mësimet e tyre qëllimet që përshkroi Pali? Për shembull, si ju kanë ndihmuar këto mësime që të mos jeni “të transportuar nga çdo erë doktrineje”?

Në ç’mënyrë është Jezu Krishti si një gur qosheje për Kishën? Në ç’mënyrë është Ai si një gur qosheje për jetën tuaj?

Shih edhe Veprat e Apostujve 4:10–12.

Pamja
guri i qoshes së një ndërtese

Jezu Krishti është guri i qoshes i Kishës.

Efesianëve 5:216:4

Ndjekja e shembullit të Shpëtimtarit mund t’i forcojë marrëdhëniet e mia familjare.

Ndërsa lexoni vargjet tek Efesianëve 5:216:4, mendoni rreth asaj se si këshillat në këto vargje mund t’i forcojnë marrëdhëniet tuaja familjare.

Është e rëndësishme të vini re se fjalët e Palit tek Efesianëve 5:22–24 u shkruan në kontekstin e zakoneve shoqërore të kohës së tij. Profetët dhe apostujt sot japin mësim se burrat nuk janë më të mirë se gratë dhe se bashkëshortët duhet të jenë “partnerë të barabartë” (shih “Familja: Një Proklamë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). Prapëseprapë, ju ende mund të gjeni këshillë që lidhet me këtë tek Efesianëve 5:25–33. Për shembull, si e tregon Krishti dashurinë e Tij për shenjtorët? Çfarë nënkupton kjo për mënyrën se si bashkëshortët/et, si partnerë të barabartë, duhet ta trajtojnë njëri-tjetrin? Çfarë mesazhesh gjeni për veten tuaj në këto vargje?

Efesianëve 6:10–18

Armatimi i Perëndisë do të më ndihmojë të mbrohem nga e liga.

Ndërsa lexoni tek Efesianëve 6:10–18, merrni parasysh arsyen përse Pali e emërtoi çdo pjesë të armatimit në atë mënyrë. Nga se iu mbron “gjithë armatimi [i] Perëndisë”? Çfarë mund të bëni për ta veshur më plotësisht secilën pjesë të armatimit çdo ditë?

Shih edhe 2 Nefi 1:23; Doktrina e Besëlidhje 27:15–18.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Efesianëve 1:10.Për të dhënë mësim për këtë varg, Plaku Dejvid A. Bednar përdori shembullin e një litari (shih “T’i Sjellim në një Krye të Vetëm, në Krishtin, të Gjitha Gjërat”). Merrni parasysh t’u tregoni pjesëtarëve të familjes një litar dhe t’i lejoni ta mbajnë dhe shqyrtojnë ndërsa ju lexoni pjesë të mesazhit të Plakut Bednar. Si po i sjell Perëndia të gjitha gjërat në Krishtin? Si bekohemi për shkak të kësaj mbledhjeje?

Efesianëve 2:4–10; 3:14–21.Ftojini pjesëtarët e familjes që të tregojnë përvoja gjatë të cilave ata kanë ndier dashurinë dhe mëshirën e Perëndisë dhe të Jezu Krishtit të përshkruar në këto vargje.

Efesianëve 2:12–19.Familja juaj mund të argëtohet duke ndërtuar mure me jastëkë apo sende të tjera që i keni në shtëpi dhe më pas t’i prishë ato. Ndërsa Pali iu referua “muri[t]” midis hebrenjve dhe judenjve, çfarë lloj muresh i ndajnë njerëzit sot? Si i ka “shembur” Jezu Krishti këto mure? Si na “pajt[on Ai] … me Perëndinë?” (Vargu 16.)

Efesianëve 6:10–18.Familja juaj mund ta krijojë vetë “armatimin e Perëndisë” duke përdorur sende shtëpiake. Materiali filmik “The Armour of God” [“Armatimi i Perëndisë”] (ChurchofJesusChrist.org) mund t’i ndihmojë pjesëtarët e familjes ta përfytyrojnë këtë armatim dhe ata mund të gjejnë shpjegime të thjeshta te biseda “The Whole Armor of God” (Friend, qershor 2016, f. 24–25). Si na mbron shpirtërisht çdo pjesë e armatimit? Çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar njëri-tjetrin që ta “v[eshim] gjithë armatimin e Perëndisë” (Efesianëve 6:11) çdo ditë?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Himni i sugjeruar: “Shpres’ e Izraelit”, Himne”, nr. 166.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Lëreni Shpirtin që të udhërrëfejë studimin tuaj. Jini të ndjeshëm ndaj Shpirtit ndërsa ju udhërrëfen drejt gjërave që nevojitet të mësoni çdo ditë, edhe nëse kjo ju çon drejt studimit të një teme që fillimisht nuk e kishit planifikuar.

Pamja
armatimi i një burri në kohën e Dhiatës së Re

Veshja e armatimit të Perëndisë mund të na mbrojë shpirtërisht.