Doktrina e Besëlidhje 2021
15–21 Mars. Doktrina e Besëlidhje 27–28: “Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull”


“15–21 Mars. Doktrina e Besëlidhje 27–28: ‘Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“15–21 Mars. Doktrina e Besëlidhje 27–28”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja
Jozef Smithi

15–21 Mars

Doktrina e Besëlidhje 27–28

“Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull”

Plaku D. Tod Kristoferson tha se teksa i studioni shkrimet e shenjta dhe i mbani shënim mbresat, “ju do t’i bëni vend në zemrën tuaj fjalës së Perëndisë dhe Ai do t’ju flasë juve” (“When Thou Art Converted”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 11).

Shënojini Mbresat Tuaja

Zbulesa ishte ende një koncept relativisht i ri për shenjtorët teksa Rivendosja vazhdonte të shpalosej. Anëtarët e hershëm të Kishës e dinin se Profeti Jozef Smith mund të merrte zbulesë për Kishën, por a mund ta dinin edhe të tjerët këtë? Pyetje si kjo u bënë të rëndësishme kur Hajrëm Pejxhi, njëri nga Tetë Dëshmitarët e fletëve të arta, besoi se kishte marrë zbulesa për Kishën. Shumë shenjtorë besnikë besonin se këto zbulesa ishin nga Perëndia. Zoti u përgjigj duke u dhënë mësim se në Kishën e Tij “të gjitha gjërat duhet të bëhen me rregull” (Doktrina e Besëlidhje 28:13), që do të thoshte se vetëm një njeri “caktohet të marrë urdhërime dhe zbulesa” për të gjithë Kishën (Doktrina e Besëlidhje 28:2). Edhe pse ishte kështu, njerëz të tjerë mund të merrnin zbulesë vetjake për pjesën e tyre në punën e Zotit. Në fakt, fjalët e Zotit drejtuar Oliver Kaudërit janë një kujtues për ne të gjithë: “Do të të jepet … se çfarë do të bësh” (Doktrina e Besëlidhje 28:15).

Shih edhe “All Things Must Be Done in Order”, Revelations in Context, f. 50–53.

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 27:1–4

Unë duhet ta marr sakramentin me syrin drejtuar te lavdia e Perëndisë.

Salli Najti dhe Ema Smithi u pagëzuan në qershor 1830, por konfirmimet e tyre u ndërprenë nga një turmë. Dy muaj më vonë, Salli dhe bashkëshorti i saj, Njulli, erdhën për të vizituar Emën e Jozefin dhe u vendos që konfirmimet duhej të kryheshin tani dhe që grupi do ta merrte sakramentin së bashku. Rrugës për të marrë verë për sakramentin, Jozefin e ndaloi një engjëll. Çfarë i mësoi engjëlli atij rreth sakramentit? (Shih Doktrina e Besëlidhje 27:1–4.)

Çfarë ju mësojnë këto vargje rreth mënyrës se si Shpëtimtari dëshiron që ju të mendoni për sakramentin? Çfarë ndiheni të frymëzuar të bëni për shkak të asaj që po mësoni?

Pamja
buka dhe kupa e sakramentit

Sakramenti na kujton për flijimin e Shpëtimtarit.

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18

Armatimi i Perëndisë do të më ndihmojë t’i bëj ballë të ligës.

Presidenti M. Rasëll Ballard tha: “Nuk gjendet një gjë e vetme, e mrekullueshme dhe e madhërishme që mund ta bëjmë për ta armatosur veten tonë shpirtërisht. Fuqia e vërtetë shpirtërore qëndron në veprime të shumta, më të vogla që gërshetohen së bashku në një strukturë të fortifikimit shpirtëror, e cila të mbron dhe të ruan nga të gjitha të ligat” (“Be Strong in the Lord”, Ensign, korrik 2004, f. 8).

Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 27:15–18, ju mund të krijoni një tabelë si ajo më poshtë. Çfarë po bëni ju për ta veshur secilën pjesë të armatimit të Perëndisë?

Pjesa e armatimit

Pjesa e trupit që mbrohet

Çfarë mund të përfaqësojë ajo pjesë e trupit

Parzmorja e drejtësisë

Zemra

Dëshirat dhe pëlqimet tona

Përkrenarja e shpëtimit

Koka ose mendja

Shih edhe Efesianëve 6:11–18; 2 Nefi 1:23.

Doktrina e Besëlidhje 28

Profeti i gjallë është zëdhënësi i Perëndisë për Kishën e Tij.

Përfytyroni se si do të ishte nëse çdokush mund të merrte urdhërime dhe zbulesë për të gjithë Kishën. Kur Hajrëm Pejxhi pretendoi se kishte marrë një zbulesë të tillë, pati pështjellim mes anëtarëve të Kishës. Te Doktrina e Besëlidhje 28, Zoti zbuloi një rend për zbulesën në Kishën e Tij. Çfarë mësoni nga ky seksion rreth rolit të veçantë të Presidentit të Kishës? Çfarë mësoni nga fjalët e Zotit drejtuar Oliver Kaudërit te vargu 3? Çfarë mësoni nga ky seksion rreth mënyrës se si Perëndia mund t’ju drejtojë ju?

Shih edhe Dallin H. Ouks, “Dy Linja Komunikimi”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 83–86.

Doktrina e Besëlidhje 28:8–9

A ishte domethënës misioni i Oliver Kaudërit te lamanitët?

Një qëllim i Librit të Mormonit është “që Lamanitët të mund të vijnë te dituria e etërve të tyre, dhe që ata të mund të njohin premtimet e Zotit” (Doktrina e Besëlidhje 3:20). Kjo ishte në përputhje me premtimet që Zoti ua bëri shumë profetëve të Librit të Mormonit (shih, për shembull, 1 Nefi 13:34–41; Enosi 1:11–18; Helamani 15:12–13). Anëtarët e hershëm të Kishës i konsideronin indianët e Amerikës të ishin pasardhës të njerëzve në Librin e Mormonit. (Qëndrimi zyrtar i Kishës sot është që lamanitët “janë [midis] paraardhësve … të Indianëve të Amerikës” [parathënia e Librit të Mormonit].)

Për të lexuar më shumë rreth misionit të Oliverit te fiset indiane të Amerikës, shih “A Mission to the Lamanites” (Revelations in Context, f. 45–49). Çfarë ju mëson ky mision rreth Zotit dhe punës së Tij?

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 27:1–2.Si mund ta kujtojmë më mirë flijimin e Shpëtimtarit për ne kur marrim sakramentin?

Doktrina e Besëlidhje 27:5–14.Çfarë dimë rreth profetëve nga këto vargje? Mund të kërkoni informacion rreth tyre tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Çfarë bekimesh janë hapur për ne nëpërmjet çelësave që mbajtën ata? Për më shumë informacion mbi disa prej këtyre çelësave, shih Mateu 16:16–19; Doktrina e Besëlidhje 110:11–16.

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18.Ndoshta familja juaj do të kënaqet po të bëjë sikur gjendet në betejë me veshje shtesë që përfaqësojnë armatimin e Perëndisë, të tilla si kapele, jelekë, përparëse ose këpucë. Si na ndihmon armatimi që të mbrohemi në betejë? Diskutoni për disa nga ndikimet e këqija me të cilat përballet familja juaj, dhe gjërat që mund të bëni për të veshur armatimin shpirtëror. Merrni parasysh të tregoni materialin filmik “Put on the Whole Armor of God” [“Visheni Gjithë Armatimin e Perëndisë”] (ChurchofJesusChrist.org).

Doktrina e Besëlidhje 28:2–7.Çfarë mësojmë nga këto vargje rreth thirrjes së një profeti? Ndoshta pjesëtarët e familjes mund të rishikojnë mesazhe të mëparshme nga profeti ynë i gjallë dhe të tregojnë se si këshilla e tij na ndihmon ta ndjekim Jezu Krishtin.

Doktrina e Besëlidhje 28:11.Kur dëshirojmë t’i ofrojmë dikujt korrigjim, përse është e rëndësishme që ta bëjmë atë “vetëm për vetëm”?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Eja, Zën’ e Profetit D’gjo”, Himne, nr. 15.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Studiojini fjalët e profetëve dhe të apostujve të ditëve të mëvonshme. Lexojeni atë që kanë dhënë mësim profetët dhe apostujt e ditëve të mëvonshme rreth parimeve që i gjeni në shkrimet e shenjta. Merrni parasysh të rishikoni indeksin tematik të konferencës së përgjithshme te conference.ChurchofJesusChrist.org ose te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].