Doktrina e Besëlidhje 2021
15–21 Mars. Doktrina e Besëlidhje 27–28: “Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull”


“15–21 Mars. Doktrina e Besëlidhje 27–28: ‘Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“15–21 Mars. Doktrina e Besëlidhje 27–28”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
Jozef Smith

15–21 Mars

Doktrina e Besëlidhje 27–28

“Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull”

Të vërtetat e dhëna mësim te Doktrina e Besëlidhje 27–28 mund të forcojnë dëshmitë e fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Teksa i merrni parasysh nevojat e fëmijëve, tek cilat të vërteta keni mbresën se duhet të përqendroheni në klasë?

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Shfaqni një figurë të Profetit Jozef Smith dhe një figurë të profetit aktual. Ftojini fëmijët të thonë emrin e njerëzve në figurat dhe të tregojnë gjëra që i bëjnë profetët.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 27:1–2

Sakramenti më ndihmon ta kujtoj Jezu Krishtin.

Fëmijët e vegjël mund ta mësojnë rëndësinë e sakramentit dhe të gjejnë mënyra për ta kujtuar Shpëtimtarin gjatë kësaj ordinance të shenjtë.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një figurë të Jezusit duke u dhënë sakramentin Apostujve të Tij (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 54). Si mund të ndiheshit po ta merrnit sakramentin me Shpëtimtarin? (Shih Doktrina e Besëlidhje 27:5.) Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 27:2, duke filluar nga fraza “duke i kujtuar Atit” dhe kërkojuni fëmijëve të mbajnë vesh për atë që dëshiron Shpëtimtari që ne ta kujtojmë kur marrim sakramentin.

  • Tregojuni fëmijëve pak bukë e ujë dhe një figurë të Shpëtimtarit. Lërini fëmijët ta mbajnë figurën teksa u mësoni se sakramenti na ndihmon ta kujtojmë Jezu Krishtin.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për gjëra që mund të bëjnë për ta kujtuar Jezusin gjatë sakramentit. Çfarë mund të bëjnë familjet e tyre që ta ndihmojnë njëri‑tjetrin për të treguar nderim? Ftojini fëmijët të vizatojnë një figurë të cilën mund ta shohin gjatë sakramentit, që t’i ndihmojë ata ta kujtojnë Shpëtimtarin.

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18

Armatimi i Perëndisë më mbron.

Mendoni për mënyra se si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë mënyrën se si zbatimi i urdhërimeve është sikur të veshësh armatimin e Perëndisë.

Veprimtari të Mundshme

  • Shfaqiuni fëmijëve një figurë armatimi (shih përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Teksa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 27:15–18, ndihmojini fëmijët të gjejnë pjesët e armatimit në figurë. Tregojuni fëmijëve se si armatimi i Perëndisë ju ka ndihmuar “t’i bëni ballë ditës së ligë” (vargu 15).

  • Përvijimi për Letrën drejtuar Efesianëve tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 ka një faqe veprimtarie për armatimin e Perëndisë. Pritini pjesët e armatimit dhe lërini fëmijët t’ia veshin ato njërës prej figurave teksa ju lexoni te Doktrina e Besëlidhje 27:15–18. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë gjëra që mund të bëjnë për ta veshur armatimin e Perëndisë, si lutja, zgjedhja e së drejtës, shërbimi ndaj të tjerëve e kështu me radhë.

    Pamja
    fëmijë duke luajtur

    Unë mund ta vesh armatimin e Perëndisë.

Doktrina e Besëlidhje 28:2; 6–7

Profeti e udhëheq Kishën.

A e dinë fëmijët të cilëve u jepni mësim, se përse kemi profetë? Përdoreni seksionin Doktrina e Besëlidhje 28 për t’i ndihmuar ta dinë se profeti është i vetmi që mund ta udhëheqë Kishën.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojeni ose thuajeni me vetë fjalët tuaja tregimin për Hajrëm Pejxhin (shih te “Kapitulli 14: Profeti dhe Zbulesat për Kishën”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 56–57). Jepni dëshminë tuaj se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e zgjodhën Jozef Smithin për ta udhëhequr Kishën në kohën e tij (shih te Doktrina e Besëlidhje 28:2). Jepni dëshminë tuaj që profeti i tanishëm është thirrur për ta ndihmuar Zotin që të udhëheqë Kishën e Tij në kohën tonë.

  • Kërkojuni fëmijëve të luajnë lojën “ndiqe udhëheqësin” – një fëmijë mund të qëndrojë në krye të dhomës dhe pjesa tjetër e fëmijëve mund ta imitojnë çfarëdo gjëje që bën ai ose ajo. Kjo mund të çojë në një diskutim mbi arsyen përse ne e ndjekim profetin. Ju mund të shfaqni një figurë të Jezu Krishtit dhe të theksoni se ne e ndjekim profetin pasi ai ndjek Shpëtimtarin dhe flet fjalët e Shpëtimtarit.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 27:1–2

Sakramenti më ndihmon ta kujtoj Jezu Krishtin.

Në ç’mënyrë të mësuarit për parimet te Doktrina e Besëlidhje 27:1–2 mund t’i ndihmojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të kenë një përvojë më kuptimplotë kur të marrin sakramentin?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të shkruajnë gjëra që ata mendojnë se Shpëtimtari do të dëshironte që ata t’i dinë për sakramentin. Nëse është e nevojshme, ata mund të lexojnë “Sakrament” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Lërini të thonë disa nga gjërat që shkruan, dhe kërkojuni të shtojnë te listat e tyre pasi të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 27:1–2. Në ç’mënyrë gjërat në listat e tyre ndikojnë te mënyra se si e marrin sakramentin çdo të diel?

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë mbi atë se çfarë do të thotë ta marrësh sakramentin “me syrin drejtuar te lavdia [e Perëndisë]” (vargu 2). Diskutoni pyetje si vijueset: Cilat janë disa shpërqendrime tek të cilat mund të përqendrohen sytë dhe mendja jonë gjatë sakramentit? Çfarë mund të bëjmë për ta përqendruar vëmendjen tonë te Shpëtimtari ndërkohë që marrim sakramentin? Në ç’mënyrë do të na ndihmojë kjo që ta ndjekim Atë çdo ditë?

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18

Armatimi i Perëndisë më ndihmon t’i bëj ballë së ligës.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, do të përballen me shumë ndikime të liga gjatë gjithë jetës së tyre. Ati Qiellor dëshiron t’i ndihmojë ata t’i bëjnë ballë së ligës. Si mund t’i frymëzoni që ta veshin armatimin e Perëndisë?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 27:15–18 dhe të vizatojnë pjesët e përmendura të armatimit (nëse nevojitet, ata mund t’i referohen figurës te përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Çfarë na mësojnë fjalët që e përshkruajnë secilën pjesë të armatimit, mbi atë që na nevojitet për ta luftuar të ligën përreth nesh (për shembull: drejtësia, besimi, shpëtimi e kështu me radhë)?

  • Ftojini fëmijët të mendojnë për gjëra që mund të bëjnë për t’u bërë ballë tundimeve përreth tyre. Kërkojuni ta mbarojnë fjalinë: “Ne e veshim armatimin e Perëndisë çdo ditë duke … ” me idetë e tyre. Ndihmojini ta kuptojnë se si përpjekjet e tyre për të ardhur te Krishti po i ndihmojnë të veshin armatimin e Perëndisë.

Doktrina e Besëlidhje 28:1–7, 15

Ati Qiellor më udhërrëfen nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Doktrina e Besëlidhje 28:1–7, 15 mund t’i ndihmojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, ta kuptojnë se cilido mund të udhërrëfehet nga Fryma e Shenjtë, por zbulesa për Kishën do të jepet gjithmonë nëpërmjet profetit.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojeni historinë e Hajrëm Pejxhit që pretendonte se merrte zbulesa për Kishën (shih te “Kapitulli 14: Profeti dhe Zbulesat për Kishën”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 56–57). Si do t’u përgjigjeshim ne pretendimeve të Hajrëm Pejxhit? Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 28:1–7, 15 për disa ide.

  • Ndihmojini fëmijët të kërkojnë te shkrimet e shenjta vijuese për të bërë një listë të mënyrave se si Fryma e Shenjtë mund t’i udhërrëfejë ata: Doktrina e Besëlidhje 28:1, 4, 15; Gjoni 14:26; Moroni 8:26; 10:4–5. Lërini të punojnë së bashku në dyshe nëse kjo është e dobishme. Përse dhurata e Frymës së Shenjtë është kaq e rëndësishme? Tregoni se si Fryma e Shenjtë ju ka udhërrëfyer ju.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’u kërkojnë prindërve nëse ata mund të japin mësim në një mbrëmje të shtëpisë për diçka që mësuan në klasë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdoreni muzikën. Këngët e Fillores dhe himnet mund t’i ndihmojnë fëmijët e të gjitha moshave që t’i kuptojnë dhe t’i përvetësojnë të vërtetat e ungjillit në mënyrë të paharrueshme. Ato gjithashtu mund t’i mbajnë fëmijët të përfshirë në mënyrë aktive te mësimi.