Eja, Më Ndiq 2024
29 Prill – 5 Maj: “Një Ndryshim të Madh”. Mosia 4–6


“29 Prill – 5 Maj: ‘Një Ndryshim të Madh’. Mosia 4–6”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2024)

“29 Prill – 5 Maj. Mosia 4–6”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2024)

Pamja
Mbreti Beniamin duke i dhënë mësim popullit të tij

In the Service of Your God [Në Shërbim të Perëndisë Tuaj], nga Walter Rane

29 Prill – 5 Maj: “Një Ndryshim të Madh”

Mosia 4–6

A e keni dëgjuar ndonjëherë një person të flasë dhe u ndiet i/e frymëzuar për ta ndryshuar jetën tuaj? Ndoshta vendosët, nisur nga ajo që dëgjuat, që të jetonit paksa ndryshe ose madje shumë ndryshe. Predikimi i mbretit Beniamin ishte ai lloj predikimi dhe të vërtetat që ai i dha mësim, patën atë lloj ndikimi te njerëzit që i dëgjuan ato. Mbreti Beniamin i tregoi popullit të tij atë që një engjëll ia kishte mësuar atij, që bekime të mrekullueshme ishin të mundura nëpërmjet “gjaku[t] shlyes të Krishtit” (Mosia 4:2). Për shkak të mesazhit të Tij, ata e ndryshuan këndvështrimin e tyre për vetveten (shihni te Mosia 4:2), Shpirti i ndryshoi dëshirat e tyre (shihni te Mosia 5:2) dhe bënë besëlidhje me Perëndinë se ata do ta bënin gjithmonë vullnetin e Tij (shihni te Mosia 5:5). Kjo është mënyra se si fjalët e mbretit Beniamin ndikuan te populli i tij. Si do të ndikojnë ato tek ju?

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Mosia 4

Nëpërmjet Jezu Krishtit, unë mund të marr dhe të mbaj një heqje të mëkateve të mia.

Ndonjëherë, edhe kur e keni ndier faljen për mëkatet tuaja, ju mund të keni vështirësi që ta mbani atë ndjenjë dhe të qëndroni në shtegun e drejtësisë. Mbreti Beniamin i mësoi popullit të tij se si të merrnin, por edhe të mbanin një heqje të mëkateve. Teksa studioni kapitullin 4 te Mosia, merreni parasysh të bëni pyetje si këto:

Vargjet 1–8.Cilat janë kushtet sipas të cilave Perëndia ju jep një heqje të mëkateve tuaja? Çfarë mësoni rreth Tij në këto vargje që ju frymëzon të pendoheni? Si mund ta dini se jeni penduar?

Vargjet 11–16.Sipas këtyre vargjeve, çfarë ndodh në jetën tonë nëse i bëjmë gjërat e përshkruara te vargu 11? A i keni përjetuar ju, ose dikush që ju e doni, këto ndryshime? Krahasojini këto ndryshime me ndryshmet e përshkruara te Mosia 3:19.

Vargjet 16–30.Si mund t’ju ndihmojë ndarja e asaj që keni me të tjerët për të marrë një heqje të mëkateve tuaja? Si mund ta zbatoni vargun 27 në përpjekjet tuaja që të jeni si Krishti?

Në çfarë kuptimi jemi të gjithë lypës? Sipas këtyre vargjeve, si duhet t’i trajtojmë të gjithë fëmijët e Perëndisë? (Shihni te Mosia 4:26.) Kush ka nevojë për ndihmën tuaj?

Shihni edhe te Beki Krejvën, “Mbajeni Ndryshimin”, Liahona, nëntor 2020, f. 58–60.

Mosia 4:5–10

Pamja
ikona e seminarit
Unë besoj dhe mirëbesoj te Perëndia.

Ftesa e mbretit Beniamin për të besuar dhe mirëbesuar te Perëndia është aq e rëndësishme sot sa ishte në kohët e lashta. Ndërsa lexoni te Mosia 4:5–10, kërkoni të vërteta rreth Perëndisë që ju japin arsye për të mirëbesuar tek Ai. Vërini re ftesat që bën mbreti Beniamin në vargun 10. Pse mirëbesimi te Perëndia do t’jua bënte më të lehtë që të bëni atë për të cilën ju fton mbreti Beniamin?

Merreni parasysh të kërkoni te disa nga këto shkrime të shenjta shtesë për të bërë një listë me cilësitë e Perëndisë: Jeremia 32:17; 1 Gjon 4:8; 2 Nefi 9:17; Alma 32:22; Mormoni 9:9; Ethëri 3:12; Doktrina e Besëlidhje 19:1–3; 88:41 (shihni edhe materialin filmik “Christlike Attributes” [“Cilësitë si të Krishtit”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Mund të përdorni listën tuaj për të gjetur mënyra të ndryshme për të plotësuar një fjali si kjo: “Ngaqë e di se Perëndia është , unë mund t’i mirëbesoj Atij për të ”.

Mirëbesimi ynë te Perëndia rritet teksa ne kemi përvoja me Të. Te Mosia 4:1–3, çfarë e ndihmoi popullin e mbretit Beniamin që të “[vinte] në një njohuri të mirësisë së Perëndisë”? (Vargu 6.) Mendoni për përvojat që keni pasur me Perëndinë. Çfarë ju kanë mësuar këto përvoja rreth Tij? Çfarë hapash po ndërmerrni (ose mund të ndërmerrni) për ta thelluar besimin ose mirëbesimin tuaj te Perëndia?

Shihni edhe te Jeffrey R. Holland, “The Grandeur of God”, Liahona, nëntor 2003, f. 70–73; Gospel Topics [Tema të Ungjillit] “God the Father” [“Perëndia Ati”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “E Di, Ati Im Rron”, Himne, nr. 197.

Tregimi i përvojave të shenjta. Disa përvoja janë tepër të shenjta apo vetjake për t’u treguar. Kur i ftoni të tjerët të tregojnë përvoja, mos i vini nën trysni për të treguar nëse nuk dëshirojnë.

Mosia 4:29–30

Duhet të shikoj mendimet, fjalët dhe veprat e mia.

Perëndia nuk na jep një listë me çdo mëkat të mundshëm. Sipas vargjeve te Mosia 4:29–30, çfarë bën Ai në vend të kësaj? Përsiatni se si mendimet, fjalët dhe veprat tuaja ndikojnë te ju dhe tek të tjerët. Si ndikojnë ato te marrëdhënia juaj me Perëndinë? Si e “shikoni veten”?

Mosia 5:1–5

Shpirti i Zotit mund të shkaktojë një ndryshim të madh në zemrën time.

Është e zakonshme që njerëzit të thonë: “Nuk mund të ndryshoj. Kështu jam gatuar unë.” Në dallim, përvoja e popullit të mbretit Beniamin na tregon mënyrën se si Shpirti i Zotit mund ta ndryshojë me të vërtetë zemrën tonë. Teksa lexoni te Mosia 5:1–5, mendoni se si ka ndodhur, ose mund të ndodhë, në jetën tuaj “ndryshim[i i] madh” që çon në kthimin e vërtetë në besim. Mendoni për ndryshimet e lehta, graduale si dhe për përvojat “[e mëdha]”. Si ju ndihmojnë këto përvoja kur përballeni me tundimin?

Shihni edhe tek Ezekiel 36:26–27; Alma 5:14; “A Change of Heart” [“Një Ndryshim i Zemrës”], “The People of King Benjamin Make a Covenant” [“Populli i Mbretit Beniamin Bën një Besëlidhje”] (materiale filmike), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Pamja
Krishti duke shëruar një grua të sëmurë

Healing Hands [Duart Shëruese], nga Adam Abram

Mosia 5:5–15

Unë marr mbi vete emrin e Krishtit kur bëj besëlidhje me Të.

Çfarë mësoni nga Mosia 5:7–9 rreth asaj që do të thotë ta merrni mbi vete emrin e Krishtit? Çfarë na mësojnë lutjet e sakramentit (shihni te Moroni 4–5) për këtë? Si mund ta tregoni se i “përk[itni]” Shpëtimtarit?

Shihni edhe te D. Tod Kristoferson, “Arsyeja për Shtegun e Besëlidhjeve”, Liahona, maj 2021, f. 116–119.

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Mosia 4:1–3, 10

Pendimi sjell gëzim.

  • Për të dhënë mësim rreth gëzimit të pendimit, ndoshta mund t’i lini fëmijët të prekin gjëra që i ngjitin duart ose ua bëjnë pis dhe të vënë re se si ndihen pasi i lajnë. Më pas mund ta krahasoni atë me mënyrën se si u ndien njerëzit te Mosia 4:1–3 përpara dhe pasi iu falën mëkatet. Jepni dëshminë tuaj për fuqinë e Shpëtimtarit për të na pastruar shpirtërisht.

  • A e dinë fëmijët tuaj si të pendohen plotësisht dhe sinqerisht? Ndihmojini ata të gjejnë atë që bëri populli i mbretit Beniamin te Mosia 4:1–3, 10. Ata mund të shqyrtojnë edhe fjalët “Pendohem, Pendim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Në ç’mënyrë e bën të mundur pendimin Jezu Krishti?

Mosia 4:12–26

Ungjilli i Jezu Krishtit më frymëzon t’i trajtoj të tjerët me dashuri dhe mirësi.

  • Shërbimi ndaj të tjerëve na bën të ndihemi mirë. Ndoshta fëmijët tuaj mund të flasin rreth një rasti kur treguan dashuri apo i shërbyen dikujt, dhe mënyrën se si ajo përvojë i bëri të ndihen. Cilat janë disa arsye përse njerëzit mund të mos duan t’u shërbejnë të tjerëve? Çfarë mund t’i themi dikujt për ta ftuar që t’i ndihmojë njerëzit nevojtarë? Kërkoni ide te Mosia 4:16–26.

  • Mbreti Beniamin dha mësim se kur vijmë te Krishti dhe marrim një heqje të mëkateve tona, ne “mbushe[m]i me dashurinë e Perëndisë” (Mosia 4:12). Kjo na bën të jemi më të dashur dhe më të sjellshëm me të tjerët. Ju dhe fëmijët tuaj mund të kërkoni te Mosia 4:13–16, 26 (ose një këngë si “Do t’Ec’ me Ty”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 78–79) dhe të gjeni fraza që përshkruajnë se si mund t’u shërbejmë të tjerëve. Më pas ata mund t’i bëjnë me gjeste këto gjëra ose të bëjnë vizatime të tyre dhe të gjejnë frazat e njëri-tjetrit. Si mund të shfaqim dashuri dhe mirësi në shtëpi, shkollë ose në kishë?

Pamja
e re duke luajtur me një foshnjë

Jezu Krishti na mësoi të jemi të mirë me të tjerët.

Mosia 5:5–15

Teksa bëj besëlidhje me Perëndinë, unë marr mbi vete emrin e Krishtit.

  • Fëmijëve tuaj mund t’u pëlqejë të krijojnë etiketa që kanë emrin “Jezu Krishti” dhe t’i vënë mbi zemër (shihni faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Ndërkohë që e bëjnë këtë, mund t’u lexoni vargun te Mosia 5:12 dhe të bisedoni rreth faktit se si bërja e besëlidhjeve, ose e premtimeve, me Perëndinë është njësoj sikur ta kemi emrin e Krishtit “gjithmonë të shkruar në zemrat t[ona]”.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Pamja
Krishti duke ushqyer zogj

In His Constant Care [Nën Kujdesin e Tij të Vazhdueshëm], nga Greg K. Olsen