Dhiata e Vjetër 2022
11 Dhjetor. A po i Vendos të Parat në Jetë Gjërat e Perëndisë? Hagai; Zakaria 1–3; 7–14


“11 Dhjetor. A po i Vendos të Parat në Jetë Gjërat e Perëndisë? Hagai, Zakaria 1–3; 7–14”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)

“11 Dhjetor. A po i Vendos të Parat në Jetë Gjërat e Perëndisë?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022

Pamja
familje jashtë tempullit

11 Dhjetor

A po i Vendos të Parat në Jetë Gjërat e Perëndisë?

Hagai; Zakaria 1–3; 7–14

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Çfarë ka diskutuar peshkopata në mbledhjet e këshillit të lagjes sonë për rininë? Çfarë veprimesh mund të ndërmarrim bazuar në atë diskutim?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Si mund t’i ndihmojmë njerëzit në mënyra të ngjashme me të Krishtit kur shohim një nevojë dhe nuk dimë se çfarë të themi?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Çfarë është diçka që kemi gjetur tek ungjilli i Jezu Krishtit, e cila na sjell gëzim? Si mund ta përhapim atë gëzim tek të tjerët?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë po bëjmë për të gjetur emrat e paraardhësve tanë që kanë nevojë për ordinancat e tempullit? Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar të tjerët të gjejnë emrat e paraardhësve të tyre?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
teach the doctrine icon

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Jeta është e mbushur me gjëra të rëndësishme që duhen bërë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm/me, angazhimet e jetës mund të bëjnë që ta harrojmë qëllimin e jetës. Ne e dimë se Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij duhet të jenë përparësia jonë më e lartë, por gjëra të tjera mund të na shpërqendrojnë lehtë. Ndoshta kjo është arsyeja përse shkrimet e shenjta na këshillojnë: “Sheshoje shtegun e këmbëve të tua” (Fjalët e Urta 4:26), “mendohuni mirë për sjelljen tuaj” (Hagai 1:5) dhe “analizoni veten tuaj a jeni në besim” (2 Korintasve 13:5).

Izraelitët të cilët jetonin në kohën e profetit Hagai, kishin nevojë për këtë lloj ftese. Në përpjekjet e tyre të vlefshme për ta rindërtuar Jerusalemin, ata e kishin shtyrë rindërtimin e shtëpisë së Zotit. Merrni parasysh se si paralajmërimet e Zotit te Hagai 1 mund të gjejnë zbatim për ne sot. Si do t’i frymëzoni ata të cilëve u jepni mësim, që ta vlerësojnë zotimin e tyre për t’i vënë të parat në jetë gjërat e Perëndisë? Ju mund të shqyrtoni mesazhin e Plakut Dejll G. Renland “Zotim i Patundur ndaj Jezu Krishtit” (Liahona, nëntor 2019, f. 22–25) ose mësimet e Presidentit Ezra Taft Benson te “Urdhërimi i Madh – Duaje Zotin” (te Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 39–48).

Pamja
klasë e të rejave

Ne mund t’i bëjmë gjërat e Perëndisë përparësinë tonë më të lartë.

Mësoni së Bashku

Ju mund të filloni një diskutim duke shkruar në tabelë fraza nga libri Hagai 1:6. Çfarë mund të mësojmë nga këto ide – të mbjellësh por të mos korrësh asnjëherë, të hash por të mos ndihesh asnjëherë i ngopur ose të fitosh para por t’i vendosësh në një qese të shpuar – rreth harxhimit të kohës me gjëra të tjera nga ato që Zoti dëshiron që ne të bëjmë? Ndërsa Zoti nuk po na kërkon që të përqendrohemi te ndërtimi i një tempulli, ku po kërkon Ai që të përqendrohemi? Si mund t’i bëjmë ato gjëra një përparësi të lartë në jetën tonë? Veprimtaritë në vijim mund t’i ndihmojnë të rinjtë dhe të rejat ta vlerësojnë zotimin e tyre për t’i vendosur të parat në jetë gjërat e Perëndisë.

  • Marrja e sakramentit është një mundësi e shkëlqyer çdo javë për të vlerësuar zotimin tonë ndaj Jezu Krishtit. Si mund ta përdorim sakramentin për të marrë parasysh faktin a po bëhemi më shumë si Shpëtimtari? Ndoshta të rinjtë dhe të rejat mund të tregojnë se si e bëjnë këtë. Ata gjithashtu mund të bëjnë një listë me pyetje që mund t’ia bëjnë vetes gjatë sakramentit. Ftojini ata të përsiatin një ose më shumë nga shkrimet e shenjta, mesazhet ose burime të tjera në pjesën “Burime Mbështesëse” ndërsa bëjnë listat e tyre.

  • Presidenti Diter F. Uhtdorf, në mesazhin e tij “Për Gjërat që Kanë më Shumë Rëndësi” (Liahona, nëntor 2010, f. 19–22), tregoi këshilla që mund t’i ndihmojnë të rinjtë dhe të rejat të “mendoh[en] mirë për sjelljen [e tyre]” (Hagai 1:5). Ju mund të ftoni individë ose grupe të vogla të lexojnë tri pjesët e fundit të bisedës (duke filluar me pjesën “Fuqia e Gjërave Bazë”), duke kërkuar atë se çfarë do të thotë ta përqendrojmë jetën tonë te Shpëtimtari. Ata mund të tregojnë diçka që ndihen të frymëzuar ta bëjnë për ta forcuar zotimin e tyre ndaj Jezu Krishtit.

  • Shumë prej nesh janë të zënë duke bërë gjëra të mira. Por ato nuk janë përherë gjërat më të mira. Merrni parasysh të tregoni një deklaratë nga pjesa e parë e mesazhit të Presidentit Dallin H. Ouks, “Mirë, Më Mirë, Më e Mira” (Liahona, nëntor 2007, f. 104–108) që mund t’i ndihmojë të rinjtë dhe të rejat ta kuptojë këtë parim. Ju gjithashtu mund t’i ftoni ata që secili të bëjë një listë të aktiviteteve të veta të përditshme. Kërkojuni atyre të vlerësojnë personalisht nëse çdo aktivitet është “i mirë”, “më i mirë” apo “më i miri”. Çfarë e bën një aktivitet “më [të] mirin”? Nxitini të rinjtë dhe të rejat t’i tregojnë njëri-tjetrit atë që mësojnë nga ky vetëvlerësim.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

“Nuk është e nevojshme të diskutohet gjithçka në një orë mësimi me qëllim që të preket zemra e dikujt – shpesh një ose dy pika kyç janë të mjaftueshme” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 7).