Dhiata e Vjetër 2022
10 Korrik. Përse Është e Rëndësishme t’i Ndjekim Profetët e Gjallë të Perëndisë? 2 Mbretërve 2–7


“10 Korrik. Përse Është e Rëndësishme t’i Ndjekim Profetët e Gjallë të Perëndisë? 2 Mbretërve 2–7”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)

“10 Korrik. Përse Është e Rëndësishme t’i Ndjekim Profetët e Gjallë të Perëndisë?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022

Pamja
e re duke parë konferencën e përgjithshme në telefon

10 Korrik

Përse Është e Rëndësishme t’i Ndjekim Profetët e Gjallë të Perëndisë?

2 Mbretërve 2–7

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Çfarë ka diskutuar peshkopata në mbledhjet e këshillit të lagjes sonë për rininë? Çfarë veprimesh mund të ndërmarrim bazuar në atë diskutim?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Si mund t’i ndihmojmë njerëzit në mënyra të ngjashme me të Krishtit kur shohim një nevojë dhe nuk dimë se çfarë të themi?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Çfarë është diçka që kemi gjetur tek ungjilli i Jezu Krishtit, e cila na sjell gëzim? Si mund ta përhapim atë gëzim tek të tjerët?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Cilat janë disa mënyra se si mund të lidhemi më mirë me pjesëtarë të rrethit familjar, të tillë si gjyshër dhe kushërinj?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Mund të ketë pak nga Naaman lebrosi tek të gjithë ne (shih 2 Mbretërve 5:1–15). Ashtu si Naamani, i cili u zemërua kur profeti Eliseu i tha që thjesht të lahej në lumë për t’u shëruar, ne mund të mos i kuptojmë përherë arsyet për këshillat e profetëve tanë. Ne mund të mendojmë se disa nga këshillat e tyre nuk kanë kuptim për ne dhe si pasojë nuk gjejnë zbatim për ne, por Perëndia premton bekime të mëdha nëse jemi mjaft të përulur sa ta ndjekim profetin (shih Doktrina e Besëlidhje 21:4–7). Si ju ka ndihmuar ndjekja e profetit që t’i afroheni më shumë Zotit? Çfarë shembujsh të tjerë nga 2 Mbretërve 4–6 tregojnë se si bekohemi kur i ndjekim profetët e gjallë?

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim për bekimet që vijnë nga ndjekja e profetit të gjallë, mendoni për sfidat me të cilat përballen të rinjtë dhe të rejat. Si mund t’i ndihmojë ndjekja e profetit për këto sfida? Ju gjithashtu mund të lexoni mesazhin e Plakut Nil L. Andersen “Profeti i Perëndisë” (Liahona, maj 2018, f. 24–27) ose mesazhin e Plakut L. Uitni Klejton “Bëni Gjithçka që Ai t’ju Thotë” (Liahona, maj 2017, f. 97–99).

Pamja
klasë e të rinjve

Ndjekja e profetit mund t’i ndihmojë të rinjtë dhe të rejat për sfidat me të cilat përballen.

Mësoni së Bashku

Për të filluar një diskutim, ju mund t’i kërkoni secilës anëtare të klasës ose secilit anëtar të kuorumit (ose grupeve të vogla) të shqyrtojë një nga rrëfimet në vijim: 2 Mbretërve 4:1–7; 5:6–14; 6:8, 13–17. Vërini ata të kërkojnë diçka që i frymëzon t’i lexojnë dhe ndjekin mësimet e profetëve dhe apostujve të sotëm. Pasi secili grup të tregojë diçka që gjeti, ju mund t’u kërkoni disa të rinjve dhe të rejave ta përfundojnë këtë fjali: “Kur i ndjek profetët dhe apostujt e gjallë, unë …”. Për ta vazhduar diskutimin rreth ndjekjes së profetëve, zgjidhni një ose disa nga idetë në vijim.

  • Për shkak se profetët e gjallë gjenden vetëm në Kishën e rivendosur të Zotit, anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj mund të kenë mundësi t’u përgjigjen pyetjeve të të tjerëve rreth profetëve të gjallë. Ju mund t’i shkruani në tabelë pyetjet në vijim që njerëzit mund të kenë rreth profetëve të gjallë: Përse keni një profet? Si zgjidhet një profet? Si e dini se profeti flet me të vërtetë në emër të Perëndisë? Të rinjtë dhe të rejat mund t’i kërkojnë përgjigjet për këto pyetje te burimet te pjesa “Burime Mbështetëse”. Ata mund ta ushtrojnë dhënien e përgjigjeve për këto pyetje dhe të tjera që kanë, duke përdorur të vërtetat që gjetën dhe mendimet e përvojat e tyre.

  • Si mund të na ndihmojnë fjalët e profetit tonë të gjallë kur përballemi me sfida vetjake? Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, ju mund t’i ftoni ata të renditin në tabelë disa nga këshillat dhe ftesat që dha profeti në konferencën e përgjithshme më të fundit. Çfarë kemi bërë për të vepruar sipas këshillave dhe ftesave të tij? Çfarë ndryshimesh kemi parë në jetën tonë për shkak të këtyre përpjekjeve? Ju mund ta ftoni dikë të tregojë një përvojë vetjake në të cilën këshilla e profetit e ka ndihmuar për një sfidë vetjake.

  • Si mund t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim, ta kuptojnë se ndjekja e profetit do t’i ndihmojë t’i afrohen më shumë Shpëtimtarit? Një mënyrë do të ishte që t’i jepni secilit një kartë të vogël dhe t’i ftoni të lexojnë pjesë të mesazhit të Plakut Nil L. Andersen “Profeti i Perëndisë”. Ata mund të shkruajnë në njërën anë të kartës diçka që mësuan rreth asaj se si profeti mund t’i ndihmojë t’i afrohen më shumë Krishtit. Në anën tjetër të kartës, ata mund të shkruajnë diçka që janë frymëzuar të bëjnë për ta ndjekur profetin. Ftojini ta tregojnë atë që shkruan.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

  • Geri E. Stivenson, “Zemra e një Profeti”, Liahona, maj 2018, f. 17–20 (Si zgjidhet një profet)

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

“Kthimi i vërtetë në besim përfshin më shumë sesa thjesht ta ndiejmë Shpirtin që ia pohon të vërtetën shpirtit tonë; ne gjithashtu duhet të veprojmë sipas këtyre të vërtetave. Përveç që t’i ndihmoni nxënësit të ndiejnë dhe dallojnë Shpirtin, ndihmojini ata të veprojnë sipas nxitjeve që marrin” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 10).