Dhiata e Vjetër 2022
24 Korrik. Çfarë Bekimesh Vijnë nga Marrja e Ordinancave të Tempullit? Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8


“24 Korrik. Çfarë Bekimesh Vijnë nga Marrja e Ordinancave të Tempullit? Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)

“24 Korrik. Çfarë Bekimesh Vijnë nga Marrja e Ordinancave të Tempullit?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022

Pamja
tempull

24 Korrik

Çfarë Bekimesh Vijnë nga Marrja e Ordinancave të Tempullit?

Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si e kemi parë dorën e Zotit në jetën tonë?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Si mund ta përkrahim njëri-tjetrin në gjërat që po kalojmë?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund ta përdorim më mirë teknologjinë si një mjet për të përhapur ungjillin?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë po bëjmë për t’i ndihmuar familjet tona të vijnë te Krishti?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Kur judenjtë u kthyen nga mërgimi në Babiloni, ata e gjetën Jerusalemin dhe tempullin e tij të shkatërruar (shih 2 Mbretërve 25:1–10; 2 Kronikave 36:17–19). Njerëzit kishin shumë dëshirë ta rindërtonin tempullin. Ndaj, brenda një kohe të shkurtër, ata filluan procesin e rindërtimit dhe u gëzuan kur tempulli përfundoi (shih Ezdras 3:8–13; 6:16–22). Sot, si populli i besëlidhjes së Perëndisë, edhe ne ndërtojmë tempuj dhe gëzohemi kur një tempull i ri ndërtohet. Përse? Sepse ordinancat e tempullit çojnë në bekimet më të mëdha të Atit Qiellor. Ato sjellin fuqi shpirtërore. Na japin drejtim. Dhe na ndihmojnë të bëhemi si Perëndia dhe të marrim gjithçka që Ai ka. (Shih Doktrina e Besëlidhje 84:19–22; 109:22–26.)

Si do t’i ndihmoni të rinjtë dhe të rejat ta duan shumë tempullin siç e donin izraelitët? Si do t’i ndihmoni ata të dëshirojnë me gjithë zemër që të bëjnë besëlidhje me Perëndinë në shtëpinë e Tij të shenjtë? Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, merrni parasysh të shqyrtoni mesazhin e Presidentit Tomas S. Monson “Bekimet e Tempullit” (Liahona, maj 2015, f. 91–93) dhe artikullin “Why Ordinances and Covenants Matter” [“Përse Ordinancat dhe Besëlidhjet Kanë Rëndësi”] te temples.ChurchofJesusChrist.org.

Pamja
rini jashtë tempullit

Ordinancat e tempullit na ndihmojnë të bëhemi si Perëndia dhe të marrim gjithçka që Ai ka.

Mësoni së Bashku

Për t’i ndihmuar anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit që t’i presin me padurim bekimet që mund të marrin nga ordinancat e tempullit, ju mund t’i ftoni ata të shqyrtojnë vargjet tek Ezdras 3:10–13; 6:16, 21–22. Kërkojuni atyre të thonë fjalë ose fraza që tregojnë se si u ndien judenjtë e lashtësisë rreth rindërtimit të tempullit të tyre. Përse ndërtimi i një tempulli është diçka për t’u festuar? Si na ndihmojnë tempujt tanë sot dhe puna që bëjmë atje, që të afrohemi më shumë me Shpëtimtarin? Këtu janë disa ide të tjera për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të kuptojnë bekimet që mund të marrin në tempull.

  • Kur Jozef Smithi përkushtoi Tempullin e Kirtlandit, ai dha lutjen përkushtuese që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 109. Kjo lutje përshkruan shumë nga bekimet që ne mund të marrim nëpërmjet ordinancave të tempullit. Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund të shqyrtojnë pjesë të kësaj lutjeje, veçanërisht vargjet 12–26, duke kërkuar bekimet për të cilat u lut Jozef Smithi. Ata mund t’i renditin këto bekime në tabelë. Ju mund t’u kërkoni të rinjve dhe të rejave të diskutojnë se si secili prej këtyre bekimeve mund t’i forcojë ata tani dhe në të ardhmen. Jepni dëshminë tuaj për bekimet që keni marrë nëpërmjet ordinancave të tempullit.

  • Për t’i ndihmuar anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të tregojnë ndjenjat e tyre rreth tempullit, kërkojuni atyre ta përfundojnë këtë fjali: “Kur mendoj për tempullin, ndiej …”. Ju mund t’i ftoni ata të lexojnë pesë paragrafët e parë të mesazhit të Plakut Kent F. Riçards “Fuqia e Perëndishmërisë” (Liahona, maj 2016, f. 118–120). Përse na duhet tempulli më shumë se çdo gjë tjetër? Çfarë mësuam rreth fuqisë që na jep Perëndia nëpërmjet ordinancave të tempullit? Të rinjtë dhe të rejat më pas mund të shqyrtojnë pjesën tjetër të mesazhit të Plakut Riçards, duke kërkuar bekimet që na vijnë ndërsa marrim pjesë në ordinancat e tempullit ose ata mund t’i kërkojnë këto bekime në mesazhin e Presidentit Tomas S. Monson “Bekimet e Tempullit”.

  • Për t’i ndihmuar anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin për sakrificat që disa kanë qenë të gatshëm/me të bëjnë për të marrë bekimet e tempullit, ju mund të shfaqni materialin filmik “Temples Are a Beacon” [“Tempujt Janë një Fener”] (ChurchofJesusChrist.org). Përse familja Mou Tam ishte e gatshme të bënte sakrifica të tilla të mëdha për të shkuar në tempull? (Shih edhe Tomas S. Monson, “Tempulli i Shenjtë Një Fener për Botën”, Liahona, maj 2011, f. 90–94.) Çfarë sakrificash na nevojitet të bëjmë për të marrë bekimet e tempullit? Ndoshta dikush që ka qenë kohët e fundit në tempull, mund të vijë në mbledhje dhe të tregojë përvojën e tij ose të saj. Ju mund t’i ftoni të rinjtë dhe të rejat të shqyrtojnë mesazhin e Plakut Ronald A. Rasband “I Rekomanduar te Zoti” (Liahona, nëntor 2020, f. 22–25) dhe të tregojnë bekimet nga pasja e një rekomandimi tempulli. Ju gjithashtu mund të shqyrtoni së bashku pyetjet për rekomandim tempulli (shih Rasëll M. Nelson, “Fjala e Mbylljes”, Liahona, nëntor 2019, f. 120–122).

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

“Teksa u jepni mësim, në vend që thjesht të jepni informacion, ndihmojeni rininë që të zbulojë vetë të vërteta[t e ungjillit] në shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 28).