Dhiata e Vjetër 2022
9 Janar. Si Dëshiron Perëndia që të Kujdesem për Krijimet e Tij, përfshirë Trupin Tim? Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5


“9 Janar. Si Dëshiron Perëndia që të Kujdesem për Krijimet e Tij, përfshirë Trupin Tim? Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)

“9 Janar. Si Dëshiron Perëndia që të Kujdesem për Krijimet e Tij, përfshirë Trupin Tim?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022

Pamja
i ri duke ecur buzë liqenit

9 Janar

Si Dëshiron Perëndia që të Kujdesem për Krijimet e Tij, përfshirë Trupin Tim?

Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme,10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Çfarë diskutuam herën e kaluar dhe çfarë ftesash ose caktimesh u bënë? Çfarë kemi bërë për të vepruar sipas atyre ftesave ose caktimeve?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Çfarë mund të themi ose bëjmë për të ndihmuar ata që mund të ndihen të vetmuar ose të larguar nga Ati Qiellor?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Cilat janë disa mënyra se si ne mund t’i ndihmojmë të tjerët që ta ndiejnë dashurinë e Jezu Krishtit?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë idesh mund t’i tregojmë njëri-tjetrit për të ndihmuar që familjet tona të forcohen?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
teach the doctrine icon

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta

Mësoni së Bashku

Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat që të marrin parasysh se çfarë mund të bëjnë për t’u kujdesur më mirë për krijimet e Perëndisë, shkruajini në tabelë titujt në vijim: Krijuesi, Krijimi dhe Përgjegjësitë Tona. Kërkojuni atyre të shqyrtojnë kapitujt te Zanafilla 1–2 dhe të shkruajnë atë që mësojnë rreth Krijuesit dhe Krijimit. Çfarë mësojmë rreth përgjegjësive tona? (Shih sidomos te Zanafilla 1:26–28; 2:15.) Idetë në vijim mund t’i ndihmojnë të rinjtë dhe të rejat që të diskutojnë mbi përgjegjësinë tonë për t’u kujdesur për krijimet e Perëndisë.

  • Si mund t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim, që të kuptojnë se trupat e tyre janë krijime të shenjta të Perëndisë? Për shembull, ju mund t’i pyetni ata se çfarë mësojmë rreth trupave tanë nga 1 Korintasve 6:19–20; Moisiu 2:26–27; Abraham 4:26–27. Çfarë do të thonë fjalët “shëmbëlltyrë” dhe “ngjashmëri”? Punoni së bashku për të bërë një listë të disa gjërave që mund të bëjmë për t’u kujdesur për trupat tanë. (Shih “Shëndeti Fizik dhe Emocional”, te Për Forcën e Rinisë [broshurë, 2011], f. 25–27.)

  • Të rinjtë dhe të rejat shpesh përballen me mesazhe që i bëjnë të ndihen të pasigurt për trupat e tyre. Ftojini të rinjtë dhe të rejat të shohin materialin filmik “God’s Greatest Creation” [“Krijimi më i Madh i Perëndisë”] (ChurchofJesusChrist.org). Vërini ata të kërkojnë mesazhe që i ndihmojnë të ndihen mirënjohës për trupat e tyre (shih edhe Russell M. Nelson “Your Body: A Magnificent Gift to Cherish”, New Era, gusht 2019, f. 2–7). Çfarë mund të tregojmë për ta ndihmuar një mik ose pjesëtar të familjes që ndihet i pasigurt për trupin e vet?

  • Ftojini të rinjtë dhe të rejat që të lexojnë në heshtje një ose më shumë nga vargjet në vijim, duke kërkuar ide mbi arsyen përse Perëndia krijoi tokën dhe se si Ai dëshiron që ne të kujdesemi për të: Zanafilla 1:26–28; 2:15; 1 Nefi 17:36; Doktrina e Besëlidhje 49:19–21; 59:15–20; 104:13–18; Moisiu 2:26–31; 3:15. Kërkojuni atyre që të japin mendimet e tyre për secilin fragment të shkrimit të shenjtë. Më pas ftojini ata të punojnë së bashku për të krijuar një listë të gjërave që mund të bëjnë individualisht ose si grup për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për t’u kujdesur për tokën (shih idetë te pjesa “Burime Mbështetëse”). Çfarë ndryshimesh na nevojitet të bëjmë në mendimet dhe veprimet tona për t’u kujdesur më mirë për tokën?

  • Merrni parasysh t’i ftoni anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit që të vijnë në mbledhje me diçka që tregon bukurinë e tokës që krijoi Perëndia, si një vizatim, fotografi ose poezi. Ftojini ata të tregojnë se çfarë sollën dhe ndjenjat që kanë për krijimet e Perëndisë. Shfaqni materialin filmik “Our Home” [“Shtëpia Jonë”] (ChurchofJesusChrist.org) dhe kërkojuni atyre të dëgjojnë për gjërat që tregojnë se si ndihet Perëndia për tokën dhe që i frymëzojnë të kujdesen për të.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mënyra se si mund të kujdesemi për tokën:

  • Mbillni disa fara, pemë ose krijoni një kopsht.

  • Mblidhni mbeturinat në komunitetin tuaj.

  • Organizoni një projekt pastrimi ose riciklimi në lagjen e banimit.

  • Bëni ngjitje në natyrë dhe përsiatni mbi gjërat për të cilat jeni mirënjohës.

  • Bëni objekte artistike me sende që në të kundërt do t’i kishit flakur dhe ekspozojini ato në një shfaqje artistike në grup.

  • Përcaktoni mënyra se si mund të kurseni energji dhe ujë.

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Jepuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit shumë mundësi për t’i dhënë mësim njëri-tjetrit në klasë, sepse ata shpesh mësojnë më mirë nga njëri-tjetri dhe nga përvoja e mësimdhënies.