Doktrina e Besëlidhje 2021
26 Dhjetor. Përse Familjet Janë të Rëndësishme? “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”


“26 Dhjetor. Përse Familjet Janë të Rëndësishme? ‘Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës’”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“26 Dhjetor. Përse Familjet Janë të Rëndësishme?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

Pamja
i ri të cilin po e përqafojnë

26 Dhjetor

Përse Familjet Janë të Rëndësishme?

Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Kush është anëtar i ri ose anëtare e re në lagjen tonë dhe si mund ta ndihmojmë të ndihet i/e mirëpritur? Çfarë po bëjmë që ta bëjmë domethënëse kohën tonë në mbledhjet e kuorumit ose të klasës?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Cilat janë disa detyra dhe përgjegjësi që i kemi si të rinj dhe të reja? Si mund t’i përmbushim ato më mirë?

  • Jeta jonë. Çfarë po bëjmë që të bëhemi më shumë si Jezu Krishti dhe që ta marrim fuqinë e Tij në jetën tonë? Çfarë po bëjmë ne për t’i ndihmuar familjet tona që të vijnë tek Ai?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Çdo familje është e ndryshme dhe asnjë familje nuk është e përsosur. Por të gjithë ne kemi Prindër të përsosur Qiellorë, të cilët dëshirojnë që të marrim bekimin e të jetuarit të lumtur si familje të përjetshme. Për të na ndihmuar që ta arrijmë këtë, Perëndia i ka frymëzuar profetët dhe apostujt që të shpallin të vërteta të përjetshme te dokumenti “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org).

Ndërsa përgatiteni të jepni mësim për rëndësinë e familjeve, mendoni përse familja juaj është e rëndësishme për ju. Çfarë roli ka luajtur Jezu Krishti për ta ndihmuar familjen tuaj që të gjejë lumturi? Teksa përgatiteni të jepni mësim, ju mund të studioni dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org), “Familja” te broshura Për Forcën e Rinisë ([2011], f. 14–15), dhe mesazhin e Plakut D. Tod Kristoferson “Përse Martesa, Përse Familja” (Liahona, maj 2015, f. 50–53). Cilat parime nga këto burime mendoni se do të ishin më domethënëse për ata të cilëve u jepni mësim?

Pamja
familje duke bërë ngjitje në mal

Familja është qendrore në planin e Atit Qiellor për ne.

Mësoni së Bashku

Për të filluar një diskutim rreth rëndësisë së familjes, ju mund tʼi pyetni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës se çfarë mësuan rreth lumturisë në jetën familjare kur lexuan në shtëpi dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”. Çfarë gjëje mësuan që mund të ndihmojë për t’i forcuar familjet e tyre? Më pas përzgjidhni një ose më shumë prej veprimtarive vijuese, për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të kuptojnë më mirë arsyen pse familjet janë të rëndësishme në planin e Atit Qiellor.

  • Shkrimet e shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse” i përkrahin të vërtetat e frymëzuara në proklamatën për familjen. Ndoshta ju mund t’i caktoni secilit anëtar të kuorumit ose anëtareje të klasës që të lexojë njërin prej këtyre shkrimeve të shenjta dhe më pas të kërkojë te proklamata e familjes për të gjetur një fragment që lidhet me shkrimin e shenjtë të tij ose të saj. Çdo anëtar i kuorumit ose anëtare e klasës mund të tregojë atë që ai ose ajo gjeti.

  • Të jetuarit e mësimeve të Jezu Krishtit çon drejt lumturisë së vërtetë dhe të përhershme brenda familjeve tona. Për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që ta kuptojnë këtë, ju mund ta ftoni secilin person që të zgjedhë një cilësi si të Krishtit (shih “How Do I Develop Christlike Attributes? [Si të Zhvilloj Cilësi si të Krishtit?]” kapitulli 6 në Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim] [2019], f. 121–129), dhe më pas të gjejë një shkrim të shenjtë ose një thënie profetike që jep mësim për atë cilësi. Ndërkohë që anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës tregojnë atë që gjetën, ata mund t’i përgjigjen njërës ose më shumë prej pyetjeve të mëposhtme: Si do të ndikonte në familjen time të jetuarit më plotësisht të kësaj cilësie si të Krishtit? Çfarë mësoj nga shembulli i Shpëtimtarit rreth mënyrës se si ta zbatoj këtë cilësi në familjen time?

  • Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Kundërshtari po i rrit sulmet e tij mbi besimin dhe mbi ne dhe familjet tona me një shkallë eksponenciale” (“Fjalët e Hapjes”, Liahona, nëntor 2018, f. 7). Për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të ruhen ndaj këtyre sulmeve, ju mund t’i ftoni të renditin në tabelë disa qëndrime dhe sjellje të cilat Satani i nxit me qëllim që t’i dobësojë familjet. Përse këto gjëra janë të dëmshme për familjet? Më pas, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të kërkojnë te paragrafi i shtatë i proklamatës për familjen, qëndrime dhe sjellje që mund t’i sprapsin sulmet e Satanit. Si mund ta kërkojmë ndihmën e Shpëtimtarit për zhvillimin e këtyre qëndrimeve dhe sjelljeve? Si pjesë e këtij diskutimi, ju mund të shfaqni materialin filmik “Proclamation” [“Proklamata”] (ChurchofJesusChrist.org). Çfarë mësojmë rreth mënyrës se si mund t’i mbrojmë familjet tona nga ndikimi i Satanit?

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari i ftoi dishepujt e Tij që të dëshmonin dhe, ndërsa dëshmuan, Shpirti ua preku zemrat. Teksa jepni mësim, ftojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të japin dëshmitë e tyre për rëndësinë e familjes në planin e Perëndisë.