2017
Të Jetuarit e një Jete të Përkushtuar
gusht 2017


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Gusht 2017

Të Jetuarit e një Jete të Përkushtuar

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të tregoni. Si mund t’i përgatitë kuptueshmëria e qëllimit të Shoqatës së Ndihmës bijat e Perëndisë për bekimet e jetës së përjetshme?

Pamja
Relief Society seal

Besim Familje Ndihmë

“Të përkushtosh është të veçosh apo ta kushtosh diçka si të shenjtë, kushtuar qëllimeve të shenjta”, tha Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Suksesi i vërtetë në këtë jetë vjen në përkushtimin e jetës tonë – që do të thotë, kohën dhe zgjedhjet tona – qëllimeve të Perëndisë.”1

Plaku Nil A. Maksuell (1926–2004), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Ne priremi të mendojmë për përkushtimin vetëm si dhënien e zotërimeve tona materiale kur udhëzohemi në mënyrë hyjnore. Por përkushtimi i vërtetë është t’ia japësh veten Perëndisë.”2

Kur ia përkushtojmë veten tonë qëllimeve të Perëndisë, besimi ynë te Jezu Krishti dhe te Shlyerja e Tij do të rritet. Kur jetojmë një jetë të përkushtuar, ne mund të bëhemi të shenjtë nëpërmjet këtyre veprimeve.

Karol M. Stivens, Këshilltare e Parë në Presidencën e Shoqatës së Ndihmës, tha: “Plaku Robert D. Hejls dha mësim: ‘Kur bëjmë dhe mbajmë besëlidhjet, ne shkëputemi nga bota dhe hyjmë në mbretërinë e Perëndisë’.

Ne ndryshohemi. Ne dukemi ndryshe dhe veprojmë ndryshe. Gjërat që dëgjojmë e lexojmë e themi janë ndryshe, dhe ajo që veshim është ndryshe pasi bëhemi bija të Perëndisë të lidhura me Të përmes besëlidhjes.”3

Përkushtimi është besëlidhja që Perëndia bën “me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve”, thotë Zoti: “Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im” (Jeremia 31:33). Të jetuarit e një jete të përkushtuar është në harmoni me planin e Perëndisë për ne.

Shkrime të Shenjta Shtesë

1 Thesalonikasve 1:3; Doktrina e Besëlidhje 105:5;

reliefsociety.lds.org

Shënime

  1. D. Tod Kristoferson, “Mendime mbi një Jetë të Përkushtuar”, Liahona, nëntor 2010, f. 16.

  2. Neal A. Maxwell, “Consecrate Thy Performance”, Liahona, korrik 2002, f. 39.

  3. Karol M. Stivens, “Plotësisht të Vetëdijshme për Detyrat Tona”, Liahona, nëntor 2012, f. 115–116.