2017
Gëzim si një Dishepull i Jezu Krishtit
gusht 2017


Rinia

Gëzim si një Dishepull i Jezu Krishtit

A keni pasur ndonjëherë një ditë të keqe? Çfarë bëtë për të marrë zemër? Presidenti Uhtdorf e di se “secili prej nesh ka dhembjet e veta, zhgënjimet e veta, pikëllimet e veta. Ne madje mund të ndihemi të shkurajuar e ndonjëherë të dërrmuar.”

Zgjidhja e tij është që të jetojmë atë që ai e quan “një jetë dishepulli”: të “qëndroj[m]ë besnikë dhe [të] vazhdoj[m]ë të shkoj[m]ë përpara me besim”. Kur shkojmë përpara me besim, jemi në gjendje t’i mirëbesojmë Perëndisë, t’i zbatojmë urdhërimet e Tij dhe t’u shërbejmë të tjerëve – dhe të ndiejmë gëzim gjatë gjithë kësaj! Sikurse tha Presidenti Uhtdorf: “[A]ta që jetojnë një jetë dishepulli … janë ata, veprat e vogla të të cilëve, shpesh, sjellin një ndryshim të madh”.

Merreni parasysh të bëni një listë të mënyrave sipas të cilave mund të jetoni një jetë dishepulli. Për shembull, mund të hidhni në letër një ide shërbimi si: “Të ndihmoj një prind për të përgatitur darkën” ose një ide për zbatimin e urdhërimeve si: “Të lutem për më shumë durim me vëllezërit dhe motrat e mia”. Herën e ardhshme që do të ndiheni të acaruar ose të mbingarkuar, nxirreni listën tuaj, zgjidhni një ide dhe provojeni!