2017
Shlyerja e Krishtit është Provë e Dashurisë së Perëndisë
shkurt 2017


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Shkurt 2017

Shlyerja e Krishtit është Provë e Dashurisë së Perëndisë

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të thoni.

Pamja
Logoja e Shoqatës së Ndihmës

Besim, Familje, Ndihmë

Të kuptuarit se Ati ynë Qiellor dha Birin e Tij të Vetëmlindur që ne të mund të kemi pavdekësinë dhe potencialin për jetë të përjetshme, na ndihmon të ndiejmë dashurinë e pafundme dhe të pakrahasueshme të Perëndisë për ne. Edhe Shpëtimtari ynë na do.

“Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? …

Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,

as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 8:35, 38–39).

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha për Shlyerjen e Jezu Krishtit: “Vuajtja e Shpëtimtarit në Gjetseman dhe agonia e Tij në kryq na shëlbojnë nga mëkati duke kënaqur kërkesat që drejtësia ka mbi ne. Ai shtrin mëshirë dhe fal ata që pendohen. Shlyerja [e Jezu Krishtit] gjithashtu kënaq borxhin që drejtësia zotëron mbi ne, duke na shëruar dhe dëmshpërblyer për çfarëdo vuajtje që durojmë pafajësisht. ‘Pasi vini re, ai vuan dhembjet e të gjithë njerëzve, po, vuajtjet e çdo krijese të gjallë, si burra, gra ashtu edhe fëmijë, që bëjnë pjesë në familjen e Adamit’ (2 Nefi 9:21; shih edhe Alma 7:11–12).”1

Krishti na ka “gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të [Tij]” (Isaia 49:16). Linda K. Barton, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, thotë: “Ai akt më i lartë dashurie duhet ta çojë secilin prej nesh që të gjunjëzohet në lutje të përulur për ta falënderuar Atin tonë Qiellor që na do aq sa Ai dërgoi Birin e Tij të Vetëmlindur dhe të përsosur që të vuante për mëkatet tona, pikëllimet tona dhe gjithçka që duket e padrejtë në vetë jetën tonë vetjake”2.

Shkrime të Shenjta dhe Informacion i Mëtejshëm

Gjoni 3:16; 2 Nefi 2:6–7, 9; reliefsociety.lds.org

Shënime

  1. D. Tod Kristoferson, “Shëlbimi”, Liahona, maj 2013, f. 110.

  2. Linda K. Barton, “A Është Besimi në Shlyerjen e Jezu Krishtit i Shkruar në Zemrat Tona?” Liahona, nëntor 2012, f. 114.

Merreni Parasysh Këtë

Si mund ta shprehim mirënjohjen dhe dashurinë tonë për Perëndinë dhe për Jezu Krishtin për dhuratën e Shlyerjes së Shpëtimtarit tonë?