2017
Të Lutesh për Paqe
shkurt 2017


Rinia

Të Lutesh për Paqe

Autorja jeton në Arizonë, SHBA.

Prindërit e mi merrnin pjesë shpesh në mbledhjet pas Kishe, dhe unë do të kujdesesha për tre vëllezërit e mi më të vegjël dhe do t’i ndihmoja që të bënin drekën – ndonëse ata ishin shpesh të rrëmbyer dhe të uritur. Zakonisht nëse fillonin të ziheshin, unë mund ta zgjidhja problemin e vogël sa hap e mbyll sytë. Por nganjëherë ishte e vështirë të bëje paqe pasi kishte filluar një zënkë sepse unë shqetësohesha.

Një pasdite, vëllezërit e mi e kishin veçanërisht të vështirë të shkonin mirë. Zbulova se përpjekjet e mia për të bërë paqe thjesht i përkeqësuan gjërat sepse unë isha e zemëruar. Ndaj unë thjesht bëra vetëm drekën time dhe nuk fola më. Më në fund, lajmërova: “Do të bëj lutjen. A mund të mbajmë qetësi për një minutë, ju lutem?” Sapo u qetësuan, kërkova një bekim për ushqimin. Përpara se ta mbyllja lutjen, shtova: “Dhe, të lutem, na ndihmo që të jemi paqebërës”.

Fillimisht, u dukën sikur nuk dëgjuan dhe filluan të grindeshin përsëri. U mërzita por e dija se duhej të isha aq e dashur dhe e qetë sa mund të isha, pasi sapo isha lutur për paqe. Pas një minute, u ndjeva shumë e qetë. Hëngra pa thënë asgjë dhe djemtë përfundimisht pushuan së grinduri. E kuptova se paqja që ndjeva ishte një përgjigje ndaj një lutjeje të thjeshtë. Isha lutur që të isha një paqebërëse dhe Ati im Qiellor më ndihmoi të qëndroja e qetë kur isha aq e tunduar për të bërtitur. Unë e di se Ai me të vërtetë mund të na japë paqe.