2011
Faqe e Re Interneti për të Ndihmuar Adoleshentët që të Fillojnë Historinë e Familjes
Nëntor 2011


Faqe e Re Interneti për të Ndihmuar Adoleshentët që të Fillojnë Historinë e Familjes

Sesioni i ri i FamilySearch Youth and Family History [Kërkimit Familjar për të Rinjtë dhe Historisë së Familjes] në youth.lds.org (lds.org/familyhistoryyouth) ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë të zbulojnë historinë e familjes dhe t’u shërbejnë paraardhësve të tyre duke kërkuar në dokumentet e tyre.

Faqja e internetit pasqyron burimet që i mësojnë adoleshentët se si të fillojnë përdorimin e Kërkimit Familjar. Me pesë hapa të thjeshtë, të rinjve u është mësuar se si të hulumtojnë pemën e tyre të familjes, si të bëjnë dokumentet e familjes dhe të përgatisin emrat për t’i marrë në tempull. Faqja gjithashtu, përfshin idetë se si klasat dhe kuorumet mund ta përdorin historinë familjare si një mjet për t’u shërbyer të tjerëve.

Sesioni i ri është aktualisht i diponueshëm në anglisht, portugalisht dhe spanjisht. Gjuhë të tjera do të mundësohen në muajt e ardhshëm.