2011
Plaku Ted R. Kelister
Nëntor 2011


Plaku Ted R. Kelister

i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Elder Tad R. Callister

Plaku Ted Riçards Kelister, i sapombështetur në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve dhe anëtar i Kuorumit të Dytë të Të Shtatëdhjetëve, shpjegon se një nga qëllimet e Vëllezërve është të sjellin “rritjen e vërtetë” në Kishë. “Kjo përfshin shumë e më shumë njerëz, jo vetëm që të vijnë në mbledhjen e sakramentit, por gjithashtu dhe të marrin sakramentin, të marrin ordinancat që Kisha ofron dhe të mbajnë besëlidhjet e tyre”, tha ai.

Duke dashur të ndihmojë udhëheqësit vendorë të Kishës në atë përpjekje, Plaku Kelister është mirënjohës që Zoti i ka dhënë atij mundësinë për të shërbyer në shumë thirrje. “Për shkak se kam pasur të njëjtat përvoja si shumë njerëz, me të cilët jam duke punuar tani – presidentë kunjesh, peshkopë dhe presidentë të kuorumeve të pleqve – shpresoj se kjo më bën më të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm se cilat janë nevojat e tyre”, shpjegoi ai.

Plaku Kelister ka shërbyer si një misionar me kohë të plotë në Misionin e Shteteve të Atlantikut Lindor, si president i kuorumit të pleqve, si president misioni i kunjit, si këshilltar i presidentit të kunjit, si peshkop, si president kunji, si përfaqësues krahinor, si i Shtatëdhjetë Zonal, si president i Misionit të Kanadasë, në Toronton Lindore (2005–2008), dhe po shërbente si President i Zonës së Paqësorit kur u thirr në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve.

I lindur nga Rid dhe Norin Kelister në dhjetor të 1945-ës, në Glendeil të Kalifornisë, SHBA, Plaku Kelister u diplomua si kontabilist nga Universiteti “Brigam Jang” në 1968. Ai u diplomua në Fakultetin Juridik në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos në 1971. Në vitin 1972 fitoi një gradë shkencore në ligjin e taksave nga Universiteti i Nju-Jorkut. Nga 1972 deri në 2005 ai ushtroi profesionin e avokatit dhe ka shkruar libra rreth Shlyerjes dhe Braktisjes, dhe Rivendosjes.

Ai u martua me Kethrin Luis Saporiti në dhjetor 1968 në tempullin e Los Anxhelosit në Kaliforni. Ata kanë gjashtë fëmijë.

Plaku Kelister ka njohur dorën e Zotit në jetën e tij. “Dashuria e Shpëtimtarit është kaq e jashtëzakonshme saqë unë mendoj se Ai dhe Ati ynë në Qiell janë duke pritur me padurim për të na bekuar edhe për gjërat më të vogla që ne bëjmë, sepse ky është karakteri i Tyre.”