Hap pas Hapi

Veçoritë e Dukshmërisë për Informacionin Digjital të Kontaktit

Rregullorja dhe Parimet

“Anëtarët mund ta kufizojnë dukshmërinë e informacionit të tyre digjital të kontaktit. Këtë e bëjnë duke përzgjedhur nivele privatësie në profilin e vatrës së tyre familjare. Udhëheqësit e kunjeve dhe të lagjeve duhet ta respektojnë veçorinë e privatësisë që përzgjedhin anëtarët. Këta udhëheqës gjithashtu sigurojnë që informacioni përdoret vetëm për qëllime të miratuara nga Kisha” (Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 38.8.12).

Për shkak të urdhrit të shkrimeve të shenjta për t’i numëruar, për t’i marrë emrat dhe për t’i ushqyer të gjithë në Kishën e Krishtit (shihni te Moroni 6:4–5), ata që kanë disa thirrje, do të jenë në gjendje të hyjnë tek të dhënat që një anëtar/e i ka përzgjedhur për shikueshmëri të kufizuar. Ata që kanë të drejtë hyrjeje, përfshijnë presidencat e organizatave të kunjit dhe lagjes dhe ata të cilëve u është deleguar përgjegjësia për të dhënë dhe për të marrë shërbesë.

Procedurat

Për të shqyrtuar veçoritë e dukshmërisë për informacionin tuaj digjital të kontaktit dhe për t’i përditësuar ato sipas parapëlqimeve tuaja, hyni te profili juaj si anëtar/e te Mjetet e Anëtarit ose vizitoni faqen account.ChurchofJesusChrist.org.

Për informacione apo pyetje shtesë në lidhje me privatësinë e të dhënave, vizitoni faqen Ndihmë dhe Informacion nga Zyra për Privatësinë e të Dhënave në ChurchofJesusChrist.org.

Pyetje të Zakonshme

Mundësitë e veçorisë së dukshmërisë dhe ata që mund ta shikojnë informacionin tuaj digjital të kontaktit bazuar te secila veçori, janë si në vijim:

  • Anëtarë të Kunjit: Të dukshme për të gjithë anëtarët e kunjit ose distriktit tuaj.
  • Anëtarë të Lagjes: Të dukshme për të gjithë anëtarët e lagjes ose degës suaj.
  • Presidencat e Organizatave të Kunjit dhe Lagjes: Të dukshme për anëtarët e këshillit të kunjit ose distriktit dhe lagjes ose degës dhe presidencat e tyre, si dhe vëllezërit dhe motrat shërbestare (si ata dhe ato me të cilët/at jeni caktuar dhe ata ose ato që ju janë caktuar).

Të ndara nga veçoritë e mësipërme të dukshmërisë, emri juaj dhe emrat e pjesëtarëve në moshë madhore të vatrës suaj familjare janë të dukshëm për të gjithë anëtarët në kunjin ose distriktin tuaj (përveç nëse dokumenti juaj i anëtarësisë është në gjendjen i mbrojtur). Emrat e anëtarëve jo në moshë madhore të vatrës familjare janë të dukshëm vetëm për të gjithë anëtarët e lagjes ose degës suaj.

Emrat dhe informacioni digjital i kontaktit të pjesëtarëve jo në moshë madhore të vatrës familjare janë të dukshëm vetëm për të gjithë anëtarët e lagjes ose degës suaj. Mund t’i përditësoni veçoritë e dukshmërisë për pjesëtarët jo në moshë madhore të vatrës familjare duke shkuar te profili i tyre te Mjetet e Anëtarit ose duke vizituar faqen account.ChurchofJesusChrist.org.

Po, vëllezërit dhe motrat shërbestare mund ta shohin informacionin digjital të kontaktit të atyre të cilëve u japin shërbesë, ose të atyre që u japin shërbesë vetë atyre, edhe kur informacioni i tyre i kontaktit është vendosur në mundësinë “Presidencat e Organizatave të Kunjit dhe Lagjes”.

Si anëtar/e, ju mund ta përditësoni vetë informacionin tuaj digjital të kontaktit duke përdorur programin Mjetet e Anëtarit ose duke vizituar faqen account.ChurchofJesusChrist.org. Nëse nevojitet ndihmë, udhëheqësit e mëposhtëm mund ta përditësojnë informacionin tuaj digjital të kontaktit në emrin tuaj duke përdorur programin LCR ose Mjetet e Anëtarit: presidenca e kunjit ose distriktit, peshkopata ose presidenca e degës, sekretari ekzekutiv i lagjes ose degës, nëpunësi i lagjes ose degës, ndihmësnëpunësi i lagjes ose degës, ndihmësnëpunësi i lagjes ose degës për anëtarësinë.

Veçoritë e dukshmërisë për informacionin digjital të kontaktit për anëtarët e rinj vendosen te mundësia “Anëtarë të Kunjit” në mënyrë të paracaktuar.

Jo, fëmija në moshë madhore duhet t’i përditësojë vetë veçoritë e tij ose të saj të dukshmërisë përveç nëse dokumenti i vet i anëtarësisë është shenjuar në LCR si “Jo i Përgjegjshëm” nga peshkopi apo presidenti i degës.

Për t’i përditësuar të dhënat jo të sakta personale ose të anëtarësisë, vihuni në kontakt me nëpunësin e lagjes ose degës suaj apo ndihmësnëpunësin e lagjes ose degës për anëtarësinë.

Për të krijuar një Llogari të Kishës, vizitoni faqen account.ChurchofJesusChrist.org/register.

Udhëheqësit në lagjen ose degën tuaj që shërbejnë në thirrjet në vijim, mund t’i përditësojnë veçoritë tuaja të dukshmërisë duke përdorur programin Mjetet e Anëtarit nëse ua kërkoni këtë: peshkopi ose presidenti i degës, nëpunësi i lagjes ose i degës, ndihmësnëpunësi i lagjes ose i degës, ndihmësnëpunësi i lagjes ose i degës për anëtarësinë.