Transgjinor
Çfarë mund të bëj që të tregoj dashuri si të Krishtit?


“Çfarë mund të bëj që të tregoj dashuri si të Krishtit?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve (2020)

“Çfarë mund të bëj që të tregoj dashuri si të Krishtit?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve

Çfarë mund të bëj që të tregoj dashuri si të Krishtit?

Është e rëndësishme të kuptojmë se “çdo njeri është në një vend të ndryshëm përgjatë shtegut”. Kemi nevojë t’i dallojmë nevojat e të tjerëve përreth nesh. Çdo njeri ka vështirësi. Disa kanë vështirësi të mëdha për të cilat nuk jemi fare në dijeni. Perëndia na do të gjithëve ne. Kemi nevojë që të përpiqemi për t’i parë të tjerët nëpërmjet syve si të Krishtit. Ne nuk duhet ta “lejojmë gjykimin të diktojë mënyrën se si bashkëveprojmë me njerëzit”. Jeta nuk është vetëm “për përparimin tonë vetjak, por për t’i ndihmuar edhe të tjerët që të përparojnë”. “Ne jemi aty ku jemi në mënyrë që të mund t’i duam dhe t’i ngremë moralisht të tjerët.”

Të jesh një dishepull i Krishtit do të thotë që ne duhet t’i ndihmojmë të tjerët përgjatë shtegut. “Ungjilli i Jezu Krishtit nuk i lë mënjanë njerëzit. Njerëzit i lënë mënjanë njerëzit. Dhe neve na duhet ta rregullojmë atë. Kemi nevojë të jemi të ndjeshëm e t’i duam ata dhe t’u japim atyre mundësinë që të rriten e të lulëzojnë dhe të jenë vetja e tyre më e mirë. Ata kanë talente dhe aftësi e [personalitete që janë] të nevojshme në mbretërinë e Perëndisë.” Kur njerëzit vijnë në kishë, “ata duhet të ndihen menjëherë të përqafuar dhe se i duan, të ngritur moralisht e të frymëzuar”. Më pas, kur dalin nga dera, ata janë më të mirë “sepse e dinë që Zoti i do. [Dhe e dinë] se kanë miq në besimin e tyre” (Carol F. McConkie, “Lifting Others”, ChurchofJesusChrist.org).