Transgjinor
Si t’i respektoj ndryshimet?


“Si t’i respektoj ndryshimet?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve (2020)

“Si t’i respektoj ndryshimet?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve

Si t’i respektoj ndryshimet?

Nëse keni pjesëtarë të familjes ose miq që vetëpërcaktohen si transgjinorë, lutuni për dashurinë e Krishtit ndërsa përpiqeni fort të ndiqni shembullin e Shpëtimtarit dhe t’i doni ata. Urdhërimi për ta dashur njëri‑tjetrin përfshin ata të cilët nuk e përjetojnë botën në të njëjtën mënyrë siç e përjetojmë ne.

Ashtu siç dha mësim Presidenti Dallin H. Ouks: “Në kaq shumë marrëdhënie dhe rrethana në jetë, ne duhet të jetojmë me ndryshimet. Atje ku është jetike, ana jonë e këtyre ndryshimeve nuk duhet të mohohet apo braktiset por, si pasues të Krishtit, ne duhet të jetojmë në paqe me të tjerët që nuk kanë të njëjtat vlera me ne apo që nuk i pranojnë mësimet mbi të cilat ato bazohen. Plani i [Atit për shpëtimin], të cilin ne e njohim me anë të zbulesës profetike, na vendos në një rrethanë në vdekshmëri ku ne duhet t’i mbajmë urdhërimet e Tij. Kjo përfshin t’i duam fqinjët tanë me kultura dhe bindje të ndryshme, ashtu siç Ai na ka dashur ne. Ashtu si dha mësim [një] profet i Librit të Mormonit, ne duhet të shkojmë përpara, duke pasur ‘dashuri për Perëndinë dhe për gjithë njerëzit’ (2 Nefi 31:20)” (“Dashuria për të Tjerët dhe të Jetuarit me Ndryshimet”, Liahona, nëntor 2014, f. 28).