Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
Si t’i kuptoj dhe përdor termat dhe fjalët që lidhen me komunitetin LGBTQ?


“Si t’i kuptoj dhe përdor termat dhe fjalët që lidhen me komunitetin LGBTQ?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Familja dhe Miqtë (2020)

“Si t’i kuptoj dhe përdor termat dhe fjalët që lidhen me komunitetin LGBTQ?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Familja dhe Miqtë

Si t’i kuptoj dhe përdor termat dhe fjalët që lidhen me komunitetin LGBTQ?

Terminologjia

Orientimi seksual mund t’u referohet tërheqjeve emocionale, romantike ose seksuale si dhe një ndjesie [që ka dikush] për identitetin e vet. Për disa njerëz është e dobishme të bëhet dallimi midis tërheqjes seksuale, tërheqjes emocionale dhe identitetit në vend që të grupohen të gjithë së bashku si “orientim seksual”.

Etiketimet më të zakonshme janë lesbike (një femër që tërhiqet nga femrat), gej (një mashkull që tërhiqet nga meshkujt) dhe biseksual (një femër ose mashkull që tërhiqet nga të dyja gjinitë). Disa femra mund të përdorin edhe termin gej për të përshkruar veten. Njerëzit mund të përdorin etiketime të tjera dhe disa njerëz që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, zgjedhin që të mos përdorin një etiketim për ta përshkruar veten. Mënyra se si njerëzit zgjedhin të identifikohen, mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Tërheqja nuk është identitet. Njerëzit mund ta zgjedhin vetë se si të identifikohen. Ka anëtarë aktivë të Kishës, mbajtës të rekomandimit të tempullit, që i binden ligjit të dëlirësisë dhe e identifikojnë veten si gej, lesbike ose biseksualë. Ka anëtarë aktivë të Kishës që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini dhe asnjëherë nuk zgjedhin ta identifikojnë veten duke përdorur një etiketim. Identiteti ynë parësor do të jetë gjithmonë si fëmijë i Perëndisë. Për më tepër informacion rreth identitetit të gjinisë ose disforisë gjinore [pakënaqësisë nga gjinia], shihni Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten dhe Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve, ChurchofJesusChrist.org.

Orientimi Seksual dhe Identiteti Gjinor

Tërheqja ndaj së njëjtës gjini (TNNJGJ) i referohet tërheqjes emocionale, fizike, romantike ose seksuale ndaj një personi të së njëjtës gjini. Nëse përjetoni tërheqje ndaj së njëjtës gjini, ju mund të zgjidhni ose jo që të përdorni një etiketim mbi orientimin seksual për ta përshkruar veten. Në të dyja rastet, tërheqja ndaj së njëjtës gjini është një term teknik që e përshkruan përvojën pa imponuar një etiketim. Kjo faqe interneti e përdor këtë term për të përfshirë njerëz që nuk ndihen rehat me përdorimin e një etiketimi, jo për të mohuar ekzistencën e një identiteti gej, lesbik ose biseksual.

Tërheqja ndaj së njëjtës gjini dhe disforia gjinore [pakënaqësia nga gjinia] janë shumë të ndryshme. Për shembull, ata, të cilët përjetojnë disfori gjinore, gjithashtu mund të përjetojnë ose jo tërheqje ndaj së njëjtës gjini dhe pjesa më e madhe e atyre që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, nuk dëshirojnë që ta ndryshojnë gjininë e tyre. Nga një këndvështrim psikologjik dhe kishtar, të dyja janë të ndryshme.