Seminari
Jona: “Ti Je një Perëndi i Mëshirshëm dhe Plot Dhembshuri”


“Jona: ‘Ti Je një Perëndi i Mëshirshëm dhe Plot Dhembshuri’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Jona: ‘Ti Je një Perëndi i Mëshirshëm dhe Plot Dhembshuri’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Amos; Abdia; Jona: Mësimi 151

Jona

“Ti Je një Perëndi i Mëshirshëm dhe Plot Dhembshuri”

The Old Testament prophet Jonah depicted lying on the beach at Nineveh after having survived being swallowed by a whale. The ocean and a whale are depicted in the background. The image depicts Jonah being returned to preach at Nineveh.

Zoti zgjati krahët e Tij të mëshirës drejt Jonës dhe popullit të Ninives, pavarësisht gabimeve të mëdha që bënë ata. Ndërsa e kuptojmë se po e njëjta dashuri dhe mëshirë na ofrohet neve, edhe ne mund të thërrasim të emocionuar se Zoti është “një Perëndi i mëshirshëm dhe plot dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi” (Jona 4:2). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashurinë dhe mëshirën e Zotit për ta dhe për të tjerët.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta studiojnë historinë e Jonës me familjen e tyre ose ta përsëritin vetë atë dhe të përsiatin atë që mendojnë se është mesazhi kryesor i saj. Ata mund të formulojnë edhe pyetje ose pikëpamje nga studimi i tyre.

ikona e seminaritKjo ftesë është një shembull i ndihmesës ndaj nxënësve që ta lidhin atë që po mësojnë në shtëpi me studimin e tyre në klasë. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë të mësuarit e tyre rreth shkrimit të shenjtë dhe Shpëtimtarit. Për trajnim shtesë mbi lidhjen e asaj që nxënësit po mësojnë në shtëpi me përvojën e tyre në klasë, shihni “Zhvilloni dhe bëni pyetje që i ndihmojnë nxënësit ta lidhin atë që kanë mësuar gjatë studimit të tyre vetjak dhe familjar të shkrimeve të shenjta me përvojën në klasë” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Perceptimi ynë

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke vizatuar boshtin vijues në tabelë me fjalët shoqëruese në anë. Ndërsa i pyetni nxënësit se si mund ta shohin të tjerët Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, ju mund të vendosni disa vija të ndryshme në vende të ndryshme në bosht për të përfaqësuar përgjigjet e tyre.

Imagjino sikur ky bosht përfaqëson mënyrën se si dikush mund t’i shohë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Përse disa njerëz mund t’i perceptojnë Ata si të dashur, të mëshirshëm dhe të sjellshëm ndërkohë që të tjerët jo?

Për t’i ndihmuar nxënësit të vlerësojnë mënyrën se si ata i perceptojnë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, merreni parasysh t’i ftoni të reflektojnë mbi sa vijon.

Përsiat se në cilën pjesë të vijës do ta vendosje pikëpamjen tënde për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Merre parasysh përse zgjodhe atë vend në vijë.

Tani imagjino sikur ky bosht përfaqëson mënyrën se si mendon ti për të tjerët ose si i trajton ata.

  • Cilat janë arsyet përse ne mund t’i trajtojmë disa njerëz në një mënyrë dhe njerëzit e tjerë në një mënyrë krejt tjetër?

Ndërsa e studion historinë e Jonës, kërko Frymën e Shenjtë për të të ndihmuar të shohësh natyrën e vërtetë të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Merre parasysh se si ajo që ti mëson rreth Tyre mund të ndikojë në mënyrën se si i sheh, mendon ose i trajton të tjerët.

Historia e Jonës

Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se Jona jetoi në Izrael gjatë mbretërimit të mbretit Jeroboam II (shihni te 2 Mbretërve 13–15, veçanërisht 14:25). Edhe profetët Amos dhe Osea profetizuan rreth kësaj kohe. Nëse dëshironi, mund të paraqitni një figurë që ofron një vështrim të përgjithshëm të Dhiatës së Vjetër dhe t’i ftoni nxënësit të gjejnë Jonën.

Lexo tek Jona 1:1–3, duke kërkuar udhëzimet e Zotit për Jonën dhe mënyrën se si u përgjigj Jona.

Merreni parasysh të shpjegoni se Niniva ishte një qytet i madh i asirianëve. Mbretërit dhe ushtarët asirianë njiheshin për egërsinë e tyre, si p.sh. i torturonin dhe i vrisnin popujt që pushtonin.

Mund të shpjegoni gjithashtu se Tarshishi mund të ndodhet në Spanjën e sotme, që tregon se Jona e la Izraelin dhe udhëtoi në drejtim të kundërt me Niniven. Nëse dëshironi, mund të paraqitni një hartë për nxënësit dhe t’i vini ata të gjejnë Niniven dhe Tarshishin.

  • Çfarë të tregon përgjigjja e Jonës rreth mënyrës se si u ndje ai në lidhje me udhëzimet e Zotit për t’i predikuar popullit të Ninives?

ikona e seminarit Për t’i ndihmuar nxënësit të studiojnë rrëfimin e Jonës, mund t’i ftoni ata të plotësojnë fletushkën “Historia e Jonës” individualisht, në dyshe ose në grupe të vogla. Përndryshe, mund t’u ofroni nxënësve vetëm fragmentet e shkrimit të shenjtë nga fletushka dhe t’i ftoni ata të skicojnë një ilustrim të thjeshtë dhe të shkruajnë përmbledhjen e secilit fragment.

Pasi t’u jepni nxënësve kohë për ta plotësuar ushtrimin, ftojini ata të bëjnë pyetjet që kanë ose të tregojnë pikëpamjet që fituan nga studimi i këtij rrëfimi.

Nëse është e nevojshme, shpjegoni se Jona 4 tregon se, megjithëse Jona ishte mirënjohës që Zoti qe i mëshirshëm dhe falës ndaj tij, ai qe idhnak ndaj këtyre cilësive kur Zoti i tregoi ato ndaj njerëzve të Ninives. Zoti i mësoi Jonës se njerëzit e Ninives ishin me vlerë të madhe për Të, shumë më tepër se një bimë.

Merreni parasysh t’i shkruani të vërtetat e papërfunduara vijuese në tabelë. Ftojini nxënësit t’i plotësojnë të vërtetat duke përdorur atë që sapo mësuan nga historia e Jonës.

Zoti është i drejtë …

Për t’u bërë si Zoti, ne duhet të …

Merreni parasysh t’i plotësoni thëniet në tabelë me fjalët ose frazat që tregojnë nxënësit, të tilla si:

Zoti është i mëshirshëm, dashamirës dhe falës.

Për t’u bërë si Zoti, ne duhet të jemi të mëshirshëm, dashamirës dhe falës siç është Ai.

Ju mund t’i ftoni nxënësit të japin shembuj specifikë nga rrëfimi i Jonës që i ilustrojnë këto të vërteta. Ata mund të tregojnë edhe arsyen përse mendojnë se fjalët ose frazat që zgjodhën janë të rëndësishme për ta për t’i ditur.

  • Përse ndonjëherë mund ta kemi të vështirë t’i duam ose të jemi të mëshirshëm ndaj të tjerëve?

  • Si mund të ndikojë të mësuarit rreth mëshirës dhe dashurisë së Zotit në mënyrën se si i shohim, si mendojmë për të tjerët ose si i trajtojmë ata?

Të bëhesh si Zoti

Nxënësit mund të kenë përcaktuar të vërteta të tjera nga ato të renditura më lart. Nëse e bënë këtë, merrni parasysh mënyra për të thelluar kuptueshmërinë e nxënësve për të vërtetat që ata përcaktuan. Veprimtaritë vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit t’i kuptojnë më mirë të dyja të vërtetat e mësipërme dhe të ndiejnë dashurinë e Zotit për ata dhe të tjerët.

Mund t’i organizoni nxënësit në dyshe dhe ta vini secilin nxënës ta plotësojë një nga veprimtaritë individualisht. Më pas, ata mund t’ia mësojnë njëri-tjetrit atë që gjetën. Ose partnerët mund të plotësojnë të njëjtën veprimtari dhe t’ia tregojnë njëri-tjetrit atë që mësojnë.

Zgjidh njërin nga skenarët në vijim:

Skenari A. Imagjino sikur ke një shok ose shoqe që mendon se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë mizorë, të pamëshirshëm ose nuk falin.

Skenari B. Imagjino sikur ke një shok ose shoqe që e ka të vështirë të jetë i mëshirshëm, dashamirës ose ta falë dikë tjetër.

Bëj sa vijon:

  1. Gjej një varg nga historia e Jonës që do t’ia tregoje shokut ose shoqes. (Mund të gjesh edhe fragmente të tjera të shkrimit të shenjtë që mund të ndihmojnë.)

  2. Mendo për një përvojë që mund të ndihmojë. Për skenarin A: merr parasysh kur Zoti ka treguar dashuri ose mëshirë ndaj teje ose dikujt që ti njeh. Për skenarin B: merr parasysh kur Zoti të ndihmoi ty ose dikë që ti njeh për të treguar dashuri ose mëshirë ndaj të tjerëve.

Disa shembuj të shkrimeve të shenjta shtesë që mund të ndihmojnë, përfshijnë sa vijon: për skenarin A: Isaia 1:18 ose Ethëri 12:27; për skenarin B: Moroni 7:45–48 ose Doktrina e Besëlidhje 64:9–11.

Nxënësit e gatshëm mund t’i shpjegojnë më pas klasës se cilin varg ose vargje do t’ia jepnin shokut të tyre dhe përse. Ata mund të tregojnë edhe përvojat e tyre. Përgjigjet e nxënësve mund ta ftojnë Frymën e Shenjtë t’i ndihmojë ata të ndiejnë dashurinë e Zotit për ta dhe për të tjerët.

Nëse koha e lejon, merreni parasysh të shfaqni një material filmik që demonstron dashurinë dhe mëshirën e Zotit, të tillë si “Moving on from Past Mistakes” [“Kapërcimi i Gabimeve të së Shkuarës”] (3:43), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ftojini nxënësit të kërkojnë mënyrën se si Zoti demonstroi dashuri dhe mëshirë ndaj Rejçëllit pasi ajo bëri një gabim në adoleshencë.

3:43

Çfarë mësove?

Për t’i ndihmuar nxënësit ta shohin dhe ndiejnë dashurinë dhe mëshirën e Zotit për ta dhe për të tjerët, merreni parasysh t’i ftoni ata të vizatojnë diçka në ditarin e tyre të studimit që mund t’u kujtojë historinë e Jonës, të tillë si një balenë ose një bimë e madhe. Më pas, ata mund ta shkruajnë përgjigjen e tyre për një nga pyetjet poshtë, brenda ose pranë vizatimit të tyre.

Merre parasysh t’i përgjigjesh njërës prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mësove sot që të ndihmon të mendosh se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë të mëshirshëm, dashamirës dhe falës?

  • Çfarë përjetove sot që të ndihmon ta ndiesh dashurinë e tyre për ata që ti mund ta kesh të vështirë t’i duash ose t’i falësh?