Seminari
Jeremia 2–3: “Kthehu … Sepse Jam i Mëshirshëm, Thotë Zoti”


“Jeremia 2–3: ‘Kthehu … Sepse Jam i Mëshirshëm, Thotë Zoti’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Jeremia 2–3: ‘Kthehu … Sepse Jam i Mëshirshëm, Thotë Zoti’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Jeremia 1–3; 7; 16–18; 20: Mësimi 131

Jeremia 2–3

“Kthehu … Sepse Jam i Mëshirshëm, Thotë Zoti”

Jesus Christ

Ashtu si sot, ndikimet e botës në kohën e Jeremias ishin të forta. Shumë nga njerëzit e Zotit ishin larguar nga mësimet e Tij dhe shumë shpejt do të pushtoheshin nga armiqtë e tyre. Pavarësisht ligësisë së tyre, Jeremia u dërgua për të dhënë mësimin se Perëndia i ftoi gjithsesi ata që të drejtoheshin tek Ai dhe të shëroheshin. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta rritin dëshirën e tyre për t’u drejtuar te Shpëtimtari për mëshirë dhe shërim.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një shkrim të shenjtë që jep mësim rreth bekimeve të pendimit. Ata mund të përgatiten për të dhënë arsyen përse ato bekime janë kuptimplota për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Sterna që nuk mbajnë ujë

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë gjendjen e popullit në kohën e Jeremias, shpjegoni se Zoti shpesh na ndihmon të shohim të vërteta shpirtërore duke i krahasuar ato me gjëra për të cilat kemi njohuri.

Merreni parasysh të sillni në klasë një kanë me ujë, një legen ose tas të madh, si dhe një kupë me disa vrima të vogla në fund.

Ngrijeni lart kanën me ujë ndërsa nxënësit lexojnë vargun vijues.

Lexo te Jeremia 2:13, duke kërkuar një titull të Shpëtimtarit që mund të përfaqësojë uji. (“Sterna” është një zonë nëntokë e krijuar për të ruajtur ujë.)

Photo of a cistern in Masada.
  • Çfarë mund të na mësojë titulli “burim[i] [i] ujit që rrjedh” rreth Jezu Krishtit?

    Nxënësit mund të tregojnë gjëra të tilla si Jezusi është një burim i vazhdueshëm i pastrimit dhe përtëritjes shpirtërore.

    Ftojeni një nxënës ta mbajë kupën mbi legen (për t’u siguruar që uji të mos derdhet) dhe të hedhë pak ujë nga kana te kupa. Mund të jetë e dobishme për nxënësit që të kërkojnë në vargun 13 sërish para se të bëjnë njërën ose të dyja pyetjet vijuese.

  • Çfarë mund të përfaqësojë derdhja e ujit në kupë nga ky varg?

  • Çfarë mund të na mësojnë vrimat në sterna rreth gjendjes shpirtërore të popullit në kohën e Jeremias?

Thuajuni nxënësve se njerëzit në kohën e Jeremias po drejtoheshin te gjërat e botës, të tilla si perënditë e rreme dhe jo te Zoti, për qëllim dhe forcë në jetën e tyre.

Reflekto për një çast se sa i qëllimshëm je në të drejtuarit te Jezu Krishti për qëllim dhe forcë në jetën tënde. Ndërsa studion sot, ji i hapur ndaj mbresave ose ndjenjave nga Fryma e Shenjtë rreth të drejtuarit te Shpëtimtari dhe jo te burimet e tjera për bekime dhe shërim.

Të ndierit larg Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit

Për t’i ndihmuar nxënësit të lidhen me skenarin vijues, merreni parasysh të paraqitni një figurë të një të riu si ajo që paraqitet. Ftojini nxënësit të gjejnë një emër dhe disa hollësi rreth tij.

Imagjino sikur në klasën tënde të seminarit është një i ri që mendon se jeta e tij është si një sternë e thyer për shkak të zgjedhjeve të këqija që ka bërë në të kaluarën. Ai ndihet larg Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe nuk shpreson që gjërat të bëhen më mirë.

Young Man Outside

Lexo te Jeremia 3:12–15, 22 duke kërkuar përshkrimet e Jezu Krishtit, kuptueshmëria e të cilave do të kishte dobi për të riun. (Mund të jetë e dobishme të dish se “rebel” në këto vargje do të thotë pa besim ose i pabindur.)

Merreni parasysh ta shkruani thënien e papërfunduar vijuese në tabelë. Ftojini nxënësit të tregojnë mënyrat për ta plotësuar thënien duke përdorur fjalët ose frazat nga vargjet.

Për ata që pendohen dhe drejtohen te Zoti, Ai …”

Përgjigjet mund të përfshijnë “do të jetë i mëshirshëm”, “nuk do të mbetet i zemëruar”, (vargu 12), “do t’ju çojë në Sion”, (vargu 14), “do t’ju japë barinj (udhëheqës) që do t’ju ushqejnë me dije dhe dituri”, (vargu 15), “do të shërojë rebelimet e tuaja”, (vargu 22) e me radhë.

Mund të jetë e dobishme të shpenzoni ca kohë duke diskutuar çdo frazë nga këto vargje për të cilën nxënësit kanë pyetje. Ftojini nxënësit të shënojnë në ditarët e tyre një ose dy fraza që ata mendojnë se do të ishin të dobishme që i riu në skenar t’i kuptonte në lidhje me Jezu Krishtin. Nxënësit do të kenë mundësinë ta tregojnë atë që zgjedhin më vonë.

Mëshira e Atit Qiellor dhe e Jezu Krishtit

Për t’i ndihmuar nxënësit ta rritin vetëbesimin e tyre në dëshirën e Zotit për t’i bekuar dhe shëruar ata që drejtohen tek Ai, ju mund të jepni thënien vijuese.

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth dëshirës së Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit për t’i shëruar ata që pendohen:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006.Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008.Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Cili prej nesh nuk është larguar nga shtegu i shenjtërisë, duke menduar marrëzisht se mund të gjenim më shumë lumturi duke shkuar në vetë udhën tonë të përqendruar te vetja?

Cili prej nesh nuk është ndier i përulur, zemërthyer dhe i etur për falje dhe mëshirë?

Ndoshta disa madje mund ta kenë pyetur veten: ‘A është madje e mundur të kthehesh pas? A do të më etiketojnë përgjithmonë, përjashtojnë dhe shmangin miqtë e mi të mëparshëm? A është më mirë që thjesht të mbetem i humbur? Si do të reagojë Perëndia nëse përpiqem të kthehem?’…

Ati ynë Qiellor do të vrapojë drejt nesh, me zemrën të gufuar me dashuri dhe dhembshuri. …

Por unë jap dëshmi se, në çastin që vendosni të ktheheni dhe ecni në udhën e Shpëtimtarit dhe Shëlbuesit tonë, fuqia e Tij do të hyjë në jetën tuaj dhe do ta shndërrojë atë.” (“Plëngprishësi dhe Rruga që të Çon në Shtëpi”, Liahona, nëntor 2023, f. 88)

Shkruaj në ditarin tënd të studimit pikëpamjet që ke fituar nga kjo thënie të cilat mund ta bekojnë të riun në skenar. Ti do të kesh një mundësi për t’i treguar këto më vonë.

Nëse nuk e përdorët materialin filmik “The Savior Wants to Forgive” [“Shpëtimtari Dëshiron të Falë”] në Mësimin 77: “2 Samuelit 11–12”, mund ta shfaqni këtu si një shembull të dashurisë dhe dëshirës së Zotit për t’i bekuar dhe shëruar të gjithë ata që drejtohen tek Ai.

5:50

Përndryshe, mund të shfaqni “The Miracle of the Atonement” [“Mrekullia e Shlyerjes”] nga Plaku C. Skot Grou, i Të Shtatëdhjetëve, nga kodi kohor 0:20 deri në 2:12 (Liahona, maj 2011, f. 108).

10:26

Ftojini nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në grupe të vogla.

  • Çfarë patë në jetën e këtij personi që mund të krahasohet me kupën me vrima dhe me kanën e ujit nga fillimi i orës mësimore?

  • Çfarë mësuat rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga jeta e këtij personi?

Nxënësit mund të shtojnë në ditarët e tyre të studimit çdo mendim që mendojnë se do të ishte i dobishëm për të riun në skenar.

Përfundimi

Veprimtaria vijuese mund të jetë një mundësi e mirë për nxënësit që të ndiejnë Frymën e Shenjtë të dëshmojë për atë që ata thonë dhe dëgjojnë nga nxënësit e tjerë.

Merreni parasysh të paraqitni udhëzimet vijuese. (Pika e parë më poshtë u jep nxënësve një mundësi për ta treguar atë që bënë për përgatitjen e nxënësve para orës mësimore.)

Përgatitu për ta treguar atë që do t’i thoshe të riut në skenar duke shqyrtuar atë që shkrove në ditarin tënd. Merre parasysh të përfshish edhe sa vijon:

Diçka nga një shkrim tjetër i shenjtë ose histori e shkrimit të shenjtë që tregon bekimet e pendimit (Mund të kërkosh termin pendim tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.)

Ndjenjat e tua rreth dashurisë dhe dëshirës së Shpëtimtarit për t’i ndihmuar të gjithë ata që drejtohen tek Ai

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për t’u përgatitur, ftojini ata t’ia tregojnë mendimet e tyre një partneri ose grupi të vogël.

Pasi nxënësit të kenë pasur mundësinë për të folur, mund ta përmbyllni mësimin duke ftuar disa vullnetarë të japin përgjigjet e tyre për pyetjen vijuese.

  • Çfarë ke mësuar ose ndier sot që mund të ndikojë në dëshirën tënde për t’u drejtuar te Shpëtimtari për mëshirën dhe shërimin e Tij?