Seminari
Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8: Vështrim i Përgjithshëm


“Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8

Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8

Vështrim i Përgjithshëm

Rreth vitit 587 pr.K. babilonasit pushtuan Jerusalemin, shkatërruan tempullin dhe i çuan shumë judenj robër në Babiloni. Dekada më vonë, shumë judenj u kthyen në Jerusalem dhe kapërcyen vështirësi për të rindërtuar tempullin dhe muret përreth Jerusalemit.

ikona e seminaritLutuni për ta me emër. Lutja për nxënësit tuaj me emër mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për të marrë frymëzim për t’i ndihmuar më mirë individët në klasën tuaj të afrohen më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari u Lut për Ata të Cilëve u Dha Mësim” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Për trajnim shtesë, shihni pjesën “Lutuni për ta me emër” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Ezdras

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’u përgatitur për ta adhuruar Zotin në tempullin e Tij të shenjtë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të gjërave afatshkurtra, si dhe afatgjata, që mund t’i bëjnë për t’u përgatitur për ta adhuruar Zotin në tempull. Më pas ata mund të marrin parasysh mënyrën se si përgatitja e tyre mund të ndikojë në përvojën e tyre në tempull.

  • Figurë: Tempulli i Solt-Lejkut afër kohës kur u përkushtua për herë të parë

  • Material filmik: “Hearts, Love, and the Temple” [“Zemrat, Dashuria dhe Tempulli”] (24:33) nga kodi kohor 21:46 deri në 24:05

  • Fletushkë: “Përgatitja për ta Adhuruar Zotin në Tempull

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetjet nga fundi i mësimit

Nehemia

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të qëndrojnë të përqendruar në punën që u ka dhënë Ati Qiellor të bëjnë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në orën mësimore me një listë prej tri gjërash ku e ndiejnë se Ati Qiellor do të donte që të përqendroheshin: një gjë për këtë javë, një për disa vite në vazhdim dhe një për më vonë në jetë. Mund të sugjeroni që nxënësit që e kanë tashmë bekimin e tyre patriarkal ta lexojnë atë përsëri para se të krijojnë listën e tyre.

  • Materiale filmike: “Doing What Matters Most” [“Bërja e Asaj që Ka më Tepër Rëndësi”] (1:42); “The Soul’s Sincere Desire” [“Dëshira e Sinqertë e Shpirtit”] (3:28)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Dy thënie nga Plaku Diter F. Uhtdorf; udhëzimet për një veprimtari studimi

  • Materiale për nxënësit: Fletë letre të bardha të mjaftueshme për grupet e vogla të nxënësve që secili të ketë një