Seminari
1 Samuelit 17–18; 24–26; 2 Samuelit 5–7: Vështrim i Përgjithshëm


“1 Samuelit 17–18; 24–26; 2 Samuelit 5–7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“1 Samuelit 17–18; 24–26; 2 Samuelit 5–7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

1 Samuelit 17–18; 24–26; 2 Samuelit 5–7

1 Samuelit 17–18; 24–26; 2 Samuelit 5–7

Vështrim i Përgjithshëm

Izraelitët u përballën me filistejtë në betejë dhe gjiganti Goliath u bëri sfidë atyre. Mbreti Saul dhe ushtria e tij i trembeshin përballjes me Goliathin. Kur Davidi erdhi në frontin e luftës për t’u dhënë furnizime vëllezërve të tij në ushtri, ai dëgjoi sfidën e Goliathit. Davidi doli vullnetar për t’u ndeshur me Goliathin. I armatosur me mirëbesimin te Perëndia, një hobé dhe pesë gurë, Davidi e mundi Goliathin. Vite më vonë, Davidit iu desh t’ia mbathte nga mbreti Saul në shkretëtirë. Ndërkohë që ishte në shkretëtirë, Davidi dhe njerëzit e tij u treguan shpirtmirë me një burrë të quajtur Nabal. Kur Nabali nuk pranoi t’i ndihmonte, Davidi kërkoi të hakmerrej. Gruaja e Nabalit, Abigaili, ndërhyri në emër të bashkëshortit dhe e qetësoi Davidin.

ikona e seminarit Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti. Kur Shpëtimtari dha mësim, Ai u përqendrua tek të vërtetat që i drejtonin dëgjuesit e Tij tek Ai dhe Ati i Tij. Shembuj të të vërtetave që kthejnë në besim, përfshijnë përqendrim te plani i Atit Qiellor, Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe urdhërimet për t’i dashur Perëndinë dhe të afërmit tanë. Kur i japim mësim këto të vërteta të thjeshta të ungjillit, ne i ndihmojmë të tjerët të ndërtojnë besimin e tyre te Jezu Krishti dhe të bëhen të kthyer në besimin tek Ai. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari Dha Mësim të Vërteta që Çojnë drejt Kthimit në Besim dhe që Ndërtojnë Besim” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 22). Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë, mund të gjendet te Mësimi 74: “1 Samuelit 17”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

1 Samuelit 17

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të mbështeten te Zoti ndërsa përballen me sfidat e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për situata kur një të riu mund t’i nevojitet të tregojë guxim. Nxënësit mund të pyesin një pjesëtar të familjes ose mik për përvojat që ka pasur, që kërkonin guxim.

  • Materiale: Shirit ngjitës ose një lloj tjetër shënuesi për të treguar gjatësinë e Goliathit

  • Figurë: Davidi dhe Goliathi

  • Materiale filmike: “David and Goliath” [“Davidi dhe Goliathi”] (2:36) nga kodi kohor 0:00 deri në 1:20 dhe nga kodi kohor 1:20 deri në 2:36; “The Lord Will Deliver Me” [“Zoti do të më Çlirojë”] (3:23) nga kodi kohor 0:47 deri në 1:59 dhe nga kodi kohor 1:59 deri në 3:23; “Jezu Krishti Është Forca e Rinisë” (14:11) nga kodi kohor 13:00 deri në 13:24

  • Sende për t’u paraqitur: Pesë gurë

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet në fund të mësimit

1 Samuelit 25

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si mund t’i ndihmojë Jezu Krishti t’i falin të tjerët.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë, shikojnë ose dëgjojnë fjalimin “Diademë në Vend të Hirit: Shtegu Shërues i Faljes” nga Motra Kristin M. Ji (Liahona, nëntor 2022, f. 36–38). Ata mund ta studiojnë të gjithë fjalimin ose pjesë që ju i keni përzgjedhur paraprakisht. Ftojini nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar idetë që fitojnë rreth marrjes së ndihmës së Shpëtimtarit për t’i falur të tjerët.

  • Figurë: Një figurë e Jezu Krishtit

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënie nga Presidenti Rasëll M. Nelson

  • Material filmik: “Katër Dhurata që Ju Ofron Jezu Krishti” (15:03) nga kodi kohor 6:42 deri në 7:18

Ushtrimi 5 i Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimeve të shenjta në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe t’i zbatojnë parimet hyjnore të marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të zgjedhin dhe të fillojnë të mësojnë përmendsh një fragment të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor. Programi Kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] mund të jetë një burim i dobishëm. Një listë e fragmenteve mund të gjendet te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Lista e fragmenteve të zotërimit doktrinor të studiuara deri tani

  • Material filmik: “Bullying – Stop It” [“Bullizmi – Ta Ndalojmë Atë”] (10:23) nga kodi kohor 0:00 deri në 6:50 dhe nga kodi kohor 6:51 deri në 10:23