Seminari
Eksodi 35–40; Levitiku 1; 4; 16; 19: Vështrim i Përgjithshëm


“Eksodi 35–40; Levitiku 1; 4; 16; 19: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Eksodi 35–40; Levitiku 1; 4; 16; 19: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Eksodi 35–40; Levitiku 1; 4; 16; 19

Eksodi 35–40; Levitiku 1; 4; 16; 19

Vështrim i Përgjithshëm

Zoti i urdhëroi izraelitët të ndërtonin një tabernakull ose tempull të lëvizshëm në shkretëtirë. Si pjesë e adhurimit të tyre në tabernakull, izraelitët bënë flijime kafshësh. Si tabernakulli, edhe ordinanca e flijimit na mësojnë në mënyrë simbolike rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

ikona e seminaritKërkoni simbole që dëshmojnë për Jezu Krishtin. Ndërsa studioni materialet e kësaj jave me nxënësit tuaj, kërkoni simbolikë të fuqishme që dëshmon për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Jepuni nxënësve mundësi për të mësuar nga Fryma e Shenjtë ndërsa reflektojnë mbi atë që mund të përfaqësojnë këto simbole. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë, mund të gjendet në Mësimin 52: “Eksodi 25; 35–40”. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Kërkoni Simbole që Dëshmojnë për Jezu Krishtin” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 7).

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Eksodi 25; 35–40

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për ta adhuruar Zotin në tempullin e Tij.

Levitiku, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirënjohje për Jezu Krishtin dhe flijimin e Tij shlyes.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin këshillën që do t’i jepnin dikujt që e ka të vështirë të kuptojë atë që ka bërë Jezu Krishti për të. Mund edhe t’i ftoni nxënësit të pyesin një pjesëtar të familjes ose shok se çfarë këshille do të jepnin ata.

  • Materiale filmike: “Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?” (12:44) nga kodi kohor 0:00 deri në 0:34; “Always Remember Him” [“Gjithmonë Kujtojeni Atë”] (5:27)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Studioni pyetjet e ditarit nga fillimi i mësimit

  • Figura: Një paraqitje e një kafshe gati për t’u flijuar në krah të një figure të Shpëtimtarit në kryq

  • Fletushkë: “Flijimi i Lashtë: Një Simbol i Jezu Krishtit

Levitiku, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të dallojnë sakrificat që mund të bëjnë për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë diçka që e ndiejnë se do të ishte një sakrificë e mirë për Zotin. Disa shembuj mund të përfshijnë pagimin e së dhjetës ose ofertave të agjërimit, sakrifikimin e kohës për të ndihmuar dikë në nevojë ose sakrifikimin e gjumit për disa minuta më shumë për të studiuar shkrimet e shenjta. Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si kjo sakrificë ndikon në marrëdhënien e tyre me Zotin.

  • Figurë: Diagram në formë rrethi

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime për të udhërrëfyer studimin nga nxënësit të pjesës së titulluar “Të jetuarit e ligjit të sakrificës në kohën tonë”; udhëzime për veprimtarinë e ditarit të studimit në fund të mësimit

  • Material filmik: “Ta Marrim Kryqin Tonë” (14:47) nga kodi kohor 3:23 deri në 3:49

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar, gjatë studimit të tyre të kohëve të fundit të Dhiatës së Vjetër.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar atë që kanë mësuar ose mënyrat se si janë rritur shpirtërisht, ndërsa e kanë studiuar Dhiatën e Vjetër këtë vit. Mund të sugjeroni që ata të rishikojnë ditarët e tyre të studimit ose shënimet në shkrimet e tyre të shenjta për t’i ndihmuar të vënë re rritjen dhe të mësuarit e tyre.

  • Figura: Profetët e Dhiatës së Vjetër si Enoku, Noeu dhe Moisiu; një bukë; profeti i tanishëm