“Zanafilla 18–23: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Zanafilla 18–23: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Zanafilla 18–23
Zanafilla 18–23
Vështrim i Përgjithshëm
Pasi u vendosën fillimisht në tokën e Kanaanit, nipi i Abrahamit Loti dhe familja e tij u shpërngulën në qytetin e lig të Sodomës. Zoti e paralajmëroi familjen e Lotit që të largohej nga qyteti përpara se ai të shkatërrohej. Gruaja e Lotit u kthye prapa dhe vdiq. Zoti e përmbushi premtimin e Tij për pasardhësit e Abrahamit kur u lind Isaku. Si provë e besimit të Abrahamit, Zoti e urdhëroi Abrahamin të ofronte Isakun si sakrificë. Kur Abrahami e provoi besnikërinë e tij, Zoti e kurseu Isakun dhe siguroi një sakrificë zëvendësuese.
Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti. Kur mësuesit i ndihmojnë nxënësit t’i thonë parimet e kthimit në besim me fjalët e tyre, kjo mund ta thellojë kuptueshmërinë e tyre për shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet te Mësimi 25: “Zanafilla 15–18, 21”. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari Dha Mësim të Vërteta që Çojnë drejt Kthimit në Besim dhe që Ndërtojnë Besim” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 22).
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Zanafilla 15–18, 21
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit që t’iu rritet mirëbesimi se Zoti do t’i mbajë premtimet e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta mësojnë përmendsh dhe të reflektojnë për pjesën e parë të vargut Zanafilla 18:14: “A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin?” Mund t’i inkurajoni ata të mendojnë për raste kur e kanë parë Zotin të përmbushë gjëra në dukje të pamundura në shkrimet e shenjta, në jetën e tyre ose në jetën e të tjerëve.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Skenarët në fillim të mësimit; udhëzime për veprimtarinë me shkrim në fund të mësimit
-
Materiale filmike: “Continue in Patience” [“Vazhdoni me Durim”] (2:41; shikojeni nga kodi kohor 1:07 deri në 1:55); “Good Things to Come” [“Gjëra të Mira do të Vijnë”] (4:55)
-
Fletushkë: “Premtimet e Zotit për Abrahamin dhe Sarën”
Zanafilla 19
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i shmangin ndikimet e liga në jetën e tyre që të mund ta ndjekin më plotësisht Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth ndikimeve në jetën e tyre ose tundimeve me të cilat përballen, që i pengojnë të ndjekin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ftojini ata të mendojnë rreth arsyes pse kanë nevojë t’i heqin këto pengesa nga jeta e tyre dhe mënyrën se si mund ta bëjnë këtë.
-
Material filmik: “Leave the Party” [“Largohu nga Festa”] (6:26)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për ditarin e studimit në fund të mësimit
Zanafilla 22
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë dashurinë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë për ta.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përcaktojnë një shkrim të shenjtë që kanë gjetur, i cili i ndihmon të dallojnë dashurinë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë për ne. Bëjini të vijnë të përgatitur për ta treguar.
-
Materiale filmike: “The Love of God” [“Dashuria e Perëndisë”] (19:43; shikojeni nga kodi kohor 9:33 deri në 10:57); “God Loved Us, So He Sent His Son” [“Per’ndia Ne na Do, aq sa Birin e Tij e Dha”] (3:41)
-
Figurë: Abrahami duke sakrifikuar Isakun
Ushtrimi 2 i Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë të vërtetat që jepen mësim te fragmentet e zotërimit doktrinor dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një fragment të zotërimit doktrinor që do të donin ta kuptonin më mirë. Më pas ftojini ata ta studiojnë fragmentin, të përsiatin domethënien e tij dhe të marrin parasysh pse është domethënëse doktrina e dhënë mësim.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Gjashtë referencat e para të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta; udhëzimet për veprimtarinë e studimit të fragmentit të zotërimit doktrinor; skenari për Andin; parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe pyetjet e lidhura me to
-
Materiale filmike: “Analyzing a Passage” [“Analizimi i një Fragmenti”] (8:12); “Find Answers through Jesus” [“Gjeni Përgjigje nëpërmjet Jezusit”] (1:04)
-
Materiale: Letra dhe mjete vizatimi që nxënësit të krijojnë një broshurë ose afishe