Burimet
What Is He Looking For? [Çfarë Po Kërkon Ai?] PJESA I
Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.
MJEDISI: Hozeja (shefi) po interviston Migelin (kërkuesi i vendit të punës). Kjo po ndodh gjatë një interviste.
HOZEJA: Në rregull, mirë. Tani, mund të ma përshkruani gabimin tuaj të fundit të madh, arsyen përse ndodhi dhe çfarë bëtë lidhur me të?
MIGELI: [Duke u menduar] Çfarë lloj pyetjeje është kjo? Çfarë dëshiron ai? Sikur ta dija çfarë po kërkon ai.
HOZEJA: [Duke u menduar] Dua thjesht të shoh a e kupton ai çfarë bëri gabim dhe a e ndreqi problemin.
MIGELI: [Duke u menduar] E di çfarë po kërkon ai. Duhet ta kthej një negative në pozitive!
MIGELI: [Me zë të lartë] Epo, më kujtohet një herë kur përgjegjësi im mendoi se e kisha kaluar një afat. Ajo që ndodhi në të vërtetë, ishte se unë nuk i kisha komunikuar disa ndryshime nga klienti. Nga ajo kohë e tutje, u sigurova që t’i vija të gjithë në dijeni për atë që po ndodhte!
HOZEJA: Kjo tingëllon mjaft mirë, Migel. Duket sikur mësove diçka!
Kthehuni te faqja 56
Çfarë Po Kërkon Ai? [Çfarë Po Kërkon Ai?] PJESA II
Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim. Shënim për Ndërmjetësin: Kur thotë të diskutoni, lëreni grupin të përgjigjet para se të lëvizni më tej.
TREGIMTARI: Pra, ja tek jemi me Hozenë (intervistuesin) dhe Migelin (punëmarrësin e mundshëm). Hozeja do të bëjë katër pyetje të zakonshme. Do të flasim rreth mënyrës se si Migeli duhet të përgjigjet. Jeni gati?
HOZEJA: Përshëndetje! Pra, çfarë mund të më tregoni rreth vetes?
-
Diskutoni: 1) Çfarë dëshiron të dijë intervistuesi? 2) Si mund ta përdorë Migeli deklaratën “unë në 30 sekonda” për t’u përgjigjur? (Shihni skicën në të djathtë.)
“Unë në 30 Sekonda”
-
Emri
-
Objektivi
-
Kualifikimet
-
Veçoritë
-
Mbarojeni me një pyetje
TREGIMTARI: Dakord, ja çfarë po mendon në fakt shefi.
HOZEJA: A mund të japë një përgjigje të qartë ai? A është i kualifikuar?
TREGIMTARI: Pra Migeli ndoshta duhet të përdorë deklaratën e tij “unë në 30 sekonda”.
MIGELI: Jam Migel Fuentes. Po bëj kërkesë për të qenë përgjegjësi juaj i ri i kontabilitetit. Kam pasur gjashtë vjet përvojë dhe kam udhëhequr një ekip kontabiliteti prej pesë vetash. Së bashku i ulëm kostot tona vitin e kaluar me 15% dhe e rritëm prodhimin me 23%. U diplomova me një certifikatë për kontabilitet dhe kam një licencë nga shteti. Fundjavave, më pëlqen shumë një lojë e mirë futbolli. Çfarë do të donit të dini tjetër?
HOZEJA: Kjo është fantastike, ju faleminderit. Tani, cilat janë disa pika të tjera të forta?
-
Diskutoni: 1) Çfarë dëshiron të dijë intervistuesi? 2) Si mund ta përdorë Migeli një pohim fuqie për t’u përgjigjur? (Shihni skicën në të djathtë.)
Pohimi i Fuqisë
-
Të përcaktojë një aftësi apo pikë të fortë.
-
Shembulli konkret
-
Rezultati
-
Të përkojë me nevojat
TREGIMTARI: Ja çfarë dëshiron të dëgjojë në të vërtetë Hozeja.
HOZEJA: A i ka ai aftësitë që na nevojiten? A mund ta vërtetojë këtë me rezultate?
TREGIMTARI: Duke qenë se kjo është ajo që do Hozeja, Migeli ndoshta mund të përdorë një pohim fuqie për t’u përgjigjur.
MIGELI: Më lejoni t’ju jap një shembull. Kërkoj përherë t’i shkurtoj kostot. Për shembull, rreth tre muaj më parë shkova te përgjegjësi im dhe i shpjegova se po humbisnim rreth 3.000 USD në javë për shkak të pagesave të vonuara. Në fillim ai ishte dyshues, por i tregova numrat. Ndaj më kërkoi ta zgjidhja problemin. Me kalimin e 10 javëve, qeshë në gjendje t’i pakësoja pagesat e vonuara me 30 ditë për faturë, gjë që shpëtoi mijëra dollarë. Mund ta përdor këtë aftësi për t’i zgjidhur problemet këtu në Korporatën e Sportit.
TREGIMTARI: Ja tek është një pyetje tjetër – një pyetje që nuk na pëlqen ta dëgjojmë!
HOZEJA: Cilat janë disa nga dobësitë tuaja?
-
Diskutoni: 1) Çfarë dëshiron të dijë intervistuesi? 2) Si mund të përgjigjet Migeli duke i kthyer negativet në pozitive? (Shihni skicën në të djathtë.)
Kthejini Negativet në Pozitive
-
Tregoni një dobësi që është e zakonshme për shumë njerëz.
-
Përshkruajeni konkretisht se si e keni mposhtur këtë dobësi.
-
Shtoni informacion nga pohimet tuaja të fuqisë.
TREGIMTARI: Ja çfarë po mendon intervistuesi.
HOZEJA: A është ai i ndërgjegjshëm për një dobësi? A ka bërë ai ndonjë gjë për ta zgjidhur?
TREGIMTARI: Duke qenë se kjo është ajo që do të dëgjojë Hozeja, Migeli mund të përgjigjet duke e kthyer negativen në pozitive.
MIGELI: Disa njerëz thonë se kujdesem shumë që t’i ndihmoj klientët t’i paguajnë në kohë faturat e tyre. Ndaj, kam punuar fort për t’i drejtpeshuar rezultatet e pagesave me shërbimin ndaj klientit. Dhe kam mësuar shumë. Duke u kujdesur më shumë për të gjithë klientët dhe nevojat e tyre, kam qenë në fakt në gjendje ta ndihmoja kompaninë të paguhej më shpejt. Dhe mora çmim për shërbimin më të mirë ndaj klientit muajin që shkoi.
TREGIMTARI: Dakord, ja tek është një pyetje e zakonshme.
HOZEJA: Shkëlqyeshëm, Migel. Ju faleminderit. Tani pra, përse dëshironi të punoni për ne?
-
Diskutoni: 1) Çfarë dëshiron të dijë intervistuesi? 2) Si mund ta përdorë Migeli një pohim fuqie për t’u përgjigjur? (Shihni skicën në të djathtë.)
Pohimi i Fuqisë
-
Të përcaktojë një aftësi apo pikë të fortë.
-
Shembulli konkret
-
Rezultati
-
Të përkojë me nevojat
TREGIMTARI: Pra, ja çfarë po mendon intervistuesi.
HOZEJA: A e di ai çfarë na nevojitet? A i intereson atij?
TREGIMTARI: Duke qenë se kjo është ajo që do intervistuesi, Migeli mund të përdorë një pohim tjetër fuqie për t’u përgjigjur.
MIGELI: Epo, Z. Martinez, kërkimi që bëra për Korporatën e Sportit ishte shumë interesant. Ju përqendroheni te shitja e pajisjeve sportive dhe keni qenë të suksesshëm. Dëgjova se po filloni disa produkte të reja, të përmirësuara. Dua të punoj me një kompani të suksesshme që është në rritje. Unë kam mjaft njohuri edhe rreth sporteve dhe ushtrimeve. Gjatë vitit të shkuar, punova vullnetarisht si trajner futbolli dhe e ndihmova skuadrën të përmirësonte edhe rezistencën edhe rendimentin. E kuptoj atë që po kërkoni të arrini, dhe mund t’ju ndihmoj ta bëni.
Kthehuni te faqja 57
Ushtrohuni për t’iu Përgjigjur Pyetjeve të Zakonshme
Përpara mbledhjes sonë të radhës, ushtrohuni për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve me partnerin tuaj në veprim, familjen ose miqtë.
|
PYETJE TË ZAKONSHME |
ÇFARË MUND TË DËSHIROJË TË DIJË INTERVISTUESI RRETH JUSH |
MJETET E PËRGJIGJES |
|---|---|---|
|
Çfarë mund të më tregosh rreth vetes? |
A mund të flasë mirë ajo? A është e kualifikuar? |
“Unë në 30 sekonda” |
|
Cilat janë pikat tuaja të forta? |
A i përmbush nevojat tona përvoja e tij? |
Pohim Fuqie |
|
Cilat janë dobësitë tuaja? |
A është ajo e sinqertë? A është përmirësuar ajo? |
Kthejeni negativen në pozitive |
|
Pse dëshironi të punoni për ne? |
A ka bërë kërkime ajo? A ka synime ajo? |
Pohim Fuqie |
|
Përshkruajeni gabimin tuaj të fundit të madh. |
A është e logjikshme arsyeja e tij për gabimin? A mësoi ai nga kjo? |
Kthejeni negativen në pozitive |
|
Çfarë mendoni për shefin tuaj të mëparshëm? |
A i respekton ajo udhëheqësit? |
Pohim Fuqie |
|
Si reagoni ndaj trysnisë? |
A merr ai përgjegjësi për problemet? |
Pohim Fuqie |
|
A janë hedhur poshtë ndonjëherë idetë tuaja? |
A është ngulmuese ajo? A është pozitive ajo? |
Kthejeni negativen në pozitive |
|
Cilat janë synimet tuaja për karrierën? |
A do të na ndihmojë ai të kemi sukses? A është ai i përqendruar? |
“Unë në 30 sekonda” |
|
Sa prisni të paguheni? |
A janë pritshmëritë e tij të arsyeshme? |
Përgjigjuni me pyetje |
|
A keni ndonjë pyetje për mua? |
A i intereson atij? A është ai i interesuar? |
Përgjigjuni me pyetje |
Si të Bëj Marrëveshje për një Punësim që i Plotëson Nevojat e Mia? (Veprimtari me Dëshirë)
-
Lexoni:Kur punëdhënësi vendos të na ofrojë një vend pune, mund të diskutojmë për kushtet e punësimit. Këto kushte përfshijnë pagën tonë, kur do të punojmë dhe sa orë, kushtet e punës ose çështje të tjera. Synimi është të jesh i hapur dhe i sinqertë dhe që çdokush të ndihet mirë rreth rezultateve.
-
Diskutoni:Çfarë vështirësie ka marrëveshja? Pse do të bënit marrëveshje?
-
Lexoni:Këtu janë pesë hapa që mund t’i përdorim për këtë lloj diskutimi:
-
T’i përcaktojmë nevojat tona përpara kohe.
-
Të vendosim çfarë është më e rëndësishme dhe çdo kusht minimal të pranueshëm.
-
Ta mësojmë atë që mund të ofrojë punëdhënësi dhe atë që është e rëndësishme për të.
-
Të kërkojmë frymëzim; të mendojmë mënyra se si edhe ne, edhe punëdhënësi mund të dalim të “fituar”.
-
Të ushtrohemi për diskutimin me një pjesëtar të familjes ose mik.
-
-
Ushtrohuni:Përdoreni tabelën e mëposhtme për të menduar rreth nevojave tuaja të lidhura me vendin e punës.
Shembujt janë me ngjyrë gri; thjesht shkruani mbi to.
-
Jepini një numër çdo nevoje sipas rendit të përparësisë për ju. Përdoreni numrin “1” si përparësinë më të lartë.
-
Vendosni atë që mendoni ju se është niveli minimal për çdo nevojë.
-
Diskutoni për këto me bashkëshortin/en ose familjen tuaj. Lërini ata t’jua tregojnë përparësitë e tyre dhe vendosini nivelet minimale së bashku. Nëse ka mospajtime, bëni një marrëveshje.
-
|
NEVOJAT E MIA (Shtoni ndonjë tjetër) |
PËRPARËSITË E MIA (ju i vini një numër secilës, 1 është më e larta) |
PËRPARËSITË E FAMILJES (ata i vënë një numër secilës, 1 është më e larta) |
MINIMUMI I PRANUESHËM (kufiri i poshtëm për çdo nevojë) |
PËRPARËSITË E PUNËDHËSIT (dëshirat/nevojat sipas përparësisë nëse i dini) |
|---|---|---|---|---|
|
Paga: |
1 |
2 |
3000 USD/muaj |
Shtrirja e pagës 2200–3200 |
|
Orët e Punës |
5 |
1 |
Të mos punoj të dielave |
Punë në fundjavë kur nevojitet |
|
Mjedis i Pastër |
6 |
5 |
Të mos ketë lëndë kimike të rrezikshme |
Lëndë kimike që e bëjnë punën më të shpejtë |
|
Bashkëpunëtorët në Punë |
3 |
6 |
I ndershëm |
I përpiktë, shumë punëtor |
|
Mundësia |
2 |
4 |
ngritje në detyrë për 90 ditë |
Të punojë në grup |
|
Kujdesi Shëndetësor |
4 |
3 |
------ |
-
Diskutoni:Çfarë mësuat nga ky ushtrim?
-
Ushtrohuni:Tani mendoni rreth një punëdhënësi për të cilin do të donit të punonit. Cilat janë përparësitë e tij? A mund ta zbuloni çfarë ka më shumë rëndësi për të? Vërini përparësitë e punëdhënësit tuaj në tabelën e mësipërme përpara intervistës suaj.
-
Diskutoni:Nga përvojat tuaja, si mund t’i përputhni nevojat tuaja me dëshirat e punëdhënësit?
Porosi:
Nëse një ofertë është shumë e ulët, provoni të heshtni. Prisni për 10 sekonda përpara se të përgjigjeni. Shpesh, personi me të cilin po bëni marrëveshje do të japë një ofertë më të mirë për ta thyer heshtjen.
-
Ushtrohuni:Me një pjesëtar të familjes ose mik, bëjeni këtë interpretim me role.
-
Lexojeni këtë situatë: Në intervistën e tij të parë, Kofi mësoi se shtrirja e rrogës për këtë pozicion është 95 deri në 105 dollarënë ditë. Tani, ai është në intervistën e tij të dytë. Punëdhënësi i ofron një vend pune me 96 dollarë në ditë. Kofit i duhen së paku 100 dollarë në ditë. Atij mund t’i duhet ndihmë edhe për transportin dhe ka vendosur se nuk do të punojë të dielën.
-
Njëri nga ju të marrë rolin e punëdhënësit dhe tjetri të marrë rolin e Kofit. Punëdhënësi e nis duke i ofruar Kofit punën me 96 dollarë në ditë. Ai i kërkon atij të punojë dy të diela në muaj. Kofi duhet të përpiqet të arrijë një marrëveshje për zgjidhje që është e pranueshme për të dy.
-
Më pas ndërrojini rolet dhe bëjeni përsëri.
-
Diskutoni:Si shkoi? A iu përgjigjët pyetjeve me pyetje? A menduat të bëni marrëveshje për përfitime të tjera?
-
Lexoni:Ja tek është një mënyrë se si mund të shkojë marrëveshja e Kofit. Le të lexojmë nëpër këtë tabelë. Kush fiton? A e zgjidhën ata problemin e të punuarit të dielën?
|
OFERTA FILLESTARE |
E RËNDËSISHME PËR KOMPANINË |
E RËNDËSISHME PËR KOFIN |
PËR ÇFARË BËN MARRËVESHJE KOFI |
OFERTA E RISHIKUAR |
|---|---|---|---|---|
|
Rroga 96 dollarë në ditë |
Kompania mund të paguajë deri në 98 dollarë në ditë për dikë me nivelin e përvojës së Kofit. |
Kofit i duhen 100 dollarë në ditë. 3 nga ato 100 duhen për transportin për në punë. |
Kofi i kërkon kompanisë 97 në ditë dhe të paguajë udhëtimin me autobus prej 3 dollarësh në ditë. |
Kompania bie dakord me rrogën prej 97 dollarësh në ditë për Kofin dhe të paguajë udhëtimin e tij me autobus. Kompania ka një ujdi me kompaninë e autobusave. Ajo i paguan asaj vetëm 1 dollar në ditë për udhëtimin e Kofit. |
-
Diskutoni:Po sikur të mos arrini një pajtim? A duhet të ikni nga kjo mundësi nëse nuk i plotëson nevojat tuaja?
-
Lexoni:Duke i ushtruar aftësitë tuaja për marrëveshje, ju shpesh mund të arrini marrëveshje që janë të mira për cilindo që është i përfshirë. Çfarëdo marrëveshje të bëni, kërkoni një pohim me shkrim deri në një datë të caktuar. Ajo i mbron të gjithë!
Shembull Kërkese
Kërkesa për Vend Pune
Emri: MbiemriPullagari EmriAmit
Data:6 dhjetor 2013
Adresa:Një Rrugë Çfarëdo 1234, Hiderabad
Telefoni:1234567890
Adresa e Postës Elektronike: Amit1234@emailcompany.com
Pozicioni:Trajner procesi
Paga e Dëshiruar:70000 dollarë
Data kur jeni në dispozicion:janar 2014
A keni punuar ndonjëherë për këtë kompani?
-
Po
-
Jo X
Nëse po, kur?
A jeni dënuar ndonjëherë për një krim?
-
Po
-
Jo X
Nëse po, shpjegojeni:
Arsimimi
Shkolla e Mesme:Një Shkollë Publike Çfarëdo
Adresa:Një Rrugë Tjetër 1234, Hiderabad
Nga:2002
Deri:2007
A u diplomuat?
-
Po X
-
Jo
Diplomë:Certifikatë
Kolegji/Universiteti:Një Kolegj Teknik Çfarëdo
Adresa:Një Rrugë Çfarëdo 4321, Gangtok
Nga:2011
Deri:2013
A u diplomuat?
-
Po X
-
Jo
Titulli akademik:Certifikatë
Referenca
Emri i Plotë:Vivek Sing
Lidhja:Mësues
Telefoni:1234567891
Emri i Plotë:Shrati Patel
Lidhja:Shef
Telefoni:1234567892
Emri i Plotë:Kavita Ram
Lidhja:Koleg
Telefoni:1234567893
Vendet e Mëparshme të Punës:
Titulli i Vendit të Punës:Mbikëqyrësi/ja
Paga Fillestare:40000
Paga Përfundimtare:45000
Përgjegjësitë:Mbikëqyrja e punëtorëve të linjës
Nga:2010
Deri:2011
Shkaku i Largimit:Kthimi në Shkollë
Kompania:Një Kompani Çfarëdo
Telefoni:1234567894
Titulli i Punës:Trajner për Vende Pune
Paga Fillestare:30000
Paga Përfundimtare:32000
Përgjegjësitë:Trajnimi i punëtorëve të linjës
Nga:2008
Deri:2010
Shkaku i Largimit:Vendi i ri i punës
Kompania:Një Kompani Tjetër
Telefoni:1234567895
Unë vërtetoj se përgjigjet e mia janë të vërteta dhe të plota me aq njohuri sa kam.
Nëse kjo kërkesë çon në punësim, unë e kuptoj se informacioni i rremë apo çorientues në kërkesën apo intervistën time mund të çojnë në pushimin tim nga puna.
Nënshkrimi:Amit Pullagari
Data:6 dhjetor 2013
Shembull Jetëshkrimi
|
Uilliam Ousu Adresa: Një Rrugë Çfarëdo 1234, Akra, Ganë Tel: 1234567896 Adresa e postës elektronike: owusu1234@emailcompany.com |
|
Të Dhënat Vetjake | |
|---|---|
|
Emri i Plotë |
Uilliam Ousu |
|
Gjinia |
Mashkull |
|
Data e Lindjes |
16 prill 1980 |
|
Vendlindja |
Kumasi, Ganë |
|
Gjendja civile |
Beqar |
|
Formimi Arsimor | |
|---|---|
|
2007–2011 |
Certifikatë nga Një Shkollë Teknike Çfarëdo |
|
2000 |
U diplomova në Një Shkollë të Mesme Çfarëdo |
|
Përvojat e Punës | |
|---|---|
|
2004–2006 |
punova si misionar me kohë të plotë |
|
2007–2011 |
punova si udhëheqës grupi në Një Restorant Çfarëdo |
|
2011– |
duke punuar për Limuzinën Çfarëdo si një agjent prenotimesh |
|
Kurset Përgatitore | |
|---|---|
|
2009 |
Përfundova kursin përgatitor për hartim tabelash elektronike |
|
2013 |
Përfundova kursin përgatitor për shërbimin ndaj klientit |
|
2012 |
Përfundova kursin përgatitor për biznesin e vogël |
|
Aftësi Kompjuterike | |
|---|---|
|
2003 |
Tabela elektronike, baza e të dhënave, interneti / posta elektronike |
|
Gjuhët | |
|---|---|
|
Ashanti Tui |
Gjuha mëmë |
|
Anglisht |
Mirë |
|
Interesat dhe Veprimtaritë e Parapëlqyera | |
|---|---|
|
Leximi i librave, bërja e sporteve, interneti | |
|
Referenca | |
|---|---|
|
1. Sandra Osei |
Tel: 1234567897 |
|
2. Erik Katoka |
Tel: 1234567898 |